Relationships

A mund të jeni vërtet miq me ish-të dashurin? Zbulojeni përmes këtij testi

A mund të jeni vërtet miq me ish-të dashurin? Zbulojeni

Dy të tretat e të rriturve zgjedhin të mbajnë miqësi me ish-partnerët e tyre, sipas një ankete të realizuar në vitin 2023. Në pamje të parë, kjo duket krejt normale, sidomos kur një marrëdhënie ka pasur dashuri të sinqertë dhe shumë gjëra të përbashkëta.

Por tabloja ndërlikohet nga një tjetër fakt: më shumë se gjysma e atyre që thonë se janë “thjesht miq” vazhdojnë të kenë marrëdhënie intime me ish-in. Dhe këtu lind pyetja: sa miq janë në të vërtetë?

Specialistja e certifikuar e marrëdhënieve, Anja Vojta, shprehet se ka dëgjuar shumë justifikime nga njerëz që zgjedhin të mbeten miq me ish-partnerët. Sipas saj, një miqësi me një dashuri të vjetër është e vështirë të funksionojë, veçanërisht nëse marrëdhënia ka qenë toksike.

“Ju hyni në të njëjtën dinamikë me të njëjtat plagë dhe të njëjtët shkaktarë emocionalë. Fakti që keni qenë çift e bën gjithçka edhe më të ndërlikuar,” thekson ajo.

Para se të mbeteni “miq”, bëjini vetes këto pyetje:

1. Pse do të doja të isha mik me dikë që më ka tradhtuar ose gënjyer?

2. Pse do të doja të mbaja pranë dikë që nuk më ka respektuar?

3. Pse do të doja të isha mik me dikë me të cilin nuk arrija të komunikoja apo të plotësoja nevojat reciproke?

Sipas ekspertes, ajo që ndan një marrëdhënie të shëndetshme nga një e pashëndetshme janë qëllimet dhe motivimet e secilës palë. 

“Një marrëdhënie e ndërtuar mbi frikën nuk mund të jetë e shëndetshme,” shprehet ajo.

Çfarë forme merr frika në këto raste?

1. Frika se mos e humb përgjithmonë tjetrin nga jeta.

2. Frika nga braktisja.

3. Mendimi se do të mbetesh vetëm.

4. Shpresa se ish-i do të ndryshojë.

5. Xhelozia nga ideja se ai/ajo mund të gjejë dikë tjetër.

Në shumë raste, një marrëdhënie dashurie toksike thjesht transformohet në një miqësi toksike.

Shenjat që tregojnë se “miqësia” nuk është e shëndetshme:

1. Vazhdoni të bëni seks shpesh.

2. I dërgoni njëri-tjetrit mesazhe si “më mungon”.

3. Ndjeni se është detyra juaj ta mbështesni emocionalisht pas ndarjes.

4. Nuk e përballoni dot kur flet për partnerë të rinj.

5. Kjo e fundit, sipas ekspertes, është vendimtare. 

“Si mund të jeni miq nëse nuk duroni dot të flisni për jetën romantike të njëri-tjetrit?”

Kur mund të funksionojë një miqësi me ish-in?

1. Kur të dy e keni mbyllur kapitullin romantik dhe jeta juaj ka marrë një drejtim tjetër.

2. Kur marrëdhënia ka qenë e shëndetshme dhe e respektueshme.

3. Kur ndani të njëjtin rreth shoqëror ose keni fëmijë dhe dëshironi të ruani një raport civil e të qetë.

Test i thjeshtë: A mund të jesh mik me ish-in?

A pajtohen miqtë dhe familja juaj që marrëdhënia ka qenë e shëndetshme?

Pse dëshironi ta mbani këtë person në jetën tuaj?

Ekspertja këshillon të analizoni emocionet që lindin nga përgjigjet tuaja. A ndjeni frikë dhe trishtim? Apo dashuri të qetë, mirënjohje dhe gëzim të sinqertë?

Sepse, fundja, një marrëdhënie dashurie toksike rrallëherë shndërrohet në një miqësi të shëndetshme.

Poll

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

A mund të jeni vërtet miq me ish-të dashurin? Ky test t’ua tregon