Showbiz

Ah, ironia! Një listë me banorët që dikur betoheshin që s’do futeshin në “Big Brother”

Ah, ironia! Një listë me banorët që dikur betoheshin që

Duket se fjala “kurrë” ka një jetëgjatësi shumë të shkurtër, sidomos kur bëhet fjalë për formatin më të ndjekur televiziv në vend. Po ju prezantojmë një listë personazhesh publikë që u betuan se nuk do të shkelin kurrë në shtëpinë e famshme të “Big Brother”.  Spoiler: të gjithë hynë aty brenda.


Xuxi 

“Asnjëherë nuk do të jem pjesë e një formati të tillë!” - tha Xuxi dikur plot vetëbesim. Shumë mirë, Xux, sepse as ne nuk e prisnim, derisa… surprizë! Ti je aty, duke bërë monologje për lojën dhe strategjitë.

Ah, ironia! Një listë me banorët që dikur betoheshin që

Stresi

Arkimed Lushaj, ose Stresi, u betua se nuk do ta shihnim kurrë në Big Brother. “Është e vetmja gjë që Arkimed Lushaj nuk e bën dot!” - deklaronte me bindje. Jo vetëm që hyri, po mbushi me lot gjysmën e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Kiara Tito

“Unë në Big Brother? Jo, sepse nuk më pëlqen të jetoj brenda katër mureve pa dalë fare nga shtëpia,” tha dikur Kiara me bindje të plotë. Jo vetëm që e bëri këtë, por u martua edhe brenda attyre katër mureve. Dashuria ka fuqinë të rrëzojë çdo barrierë, përfshirë edhe muret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ah, ironia! Një listë me banorët që dikur betoheshin që

Romeo Veshaj 

Romeo i dha audiencës një batutë të paharrueshme kur u fut në shtëpi:

“Ashtu si Ledioni tha që s’do e prezantonte kurrë Big Brother, si Arbri që tha s’do ishte opinionist dhe Ori që çdo vit thotë që do largohet nga televizioni, edhe unë thashë njëherë që s’do futesha.”

Ironia? 100%. Vendosmëria? E debatueshme.

Ah, ironia! Një listë me banorët që dikur betoheshin që

Xumi 

Kur Olti Curri publikoi mesazhet e Xumit, të gjithë qeshëm. “Është një format i pisët,” kishte thënë Xumi dikur. “S’jam unë për lojëra.” Ndoshta ka hyrë për të pastruar formatin?

Ah, ironia! Një listë me banorët që dikur betoheshin që

Julian Deda

Në vitin 2015, Juli deklaronte se “Big Brother” ishte një tmerr televiziv, i dëmshëm për shoqërinë. “Jo vetëm që nuk mëson asgjë të mirë, por të shkatërron parimet që prindërit përpiqen të t’i ngulisin në zemër.” Juli i përfundoi brenda shtëpisë kontribuoi me sukses në “tmerrin” që dikur e kritikonte, shkoi edhe në finale. 

Ah, ironia! Një listë me banorët që dikur betoheshin që

Valbona Mhilli 

E pyetur dikur nëse e shihte veten si banore e “Big Brother”, Valbona tha:

“Jo, nuk e bëj dot, sepse jam shumë e lidhur me familjen.”

Duket se edhe lidhjet më të forta mund të sfidohen përballë një audience të madhe dhe disa kamerave 24/7.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bordo Stream (@bordo_stream)

Këtu qëndron edhe bukuria e Big Brother: njerëzit futen, betohen, “tradhtojnë” veten dhe, në fund të fundit, të gjithë argëtohen! Pra, miq, kjo listë na mëson një gjë të rëndësishme: në Big Brother hyn vetëm kur e thua me zë të lartë që s’do futesh kurrë. Ndaj, po bëj dhe unë betimin tim solemn: “Unë kurrë, po kurrë nuk do të jem pjesë e Big Brother-it!”

…Tani, më falni, se duhet të shkoj të përgatis valixhen, thjesht ta kem gati për çdo rast!

REELS

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Ah, the irony! A list of residents who once swore they would not enter "Big Brother"

Ah, ironia! Një listë me banorët që dikur betoheshin që

It seems that the word "never" has a very short lifespan, especially when it comes to the most watched television format in the country. We present to you a list of public figures who swore that they would never set foot in the famous "Big Brother" house.  Spoiler: they all went in there.


Xuxin 

"I will never be part of such a format!" Xuxi once said confidently. Very good, Xux, because we didn't expect it either, until… surprise! There you are, monologuing about gameplay and strategies.

Stress

Archimedes Lushaj, or Stresi, swore that we would never see him in BBV. "It's the only thing I can't do!" - he declared with conviction. Not only did he come in, he filled half the house with tears.

Kiara Tito

“Me on Big Brother? No, because I don't like living inside four walls without leaving the house at all,” Kiara once said with complete conviction. Not only did he do that, but he also got married within these four walls. Love has the power to break down any barrier, including the walls of the most famous house in Albania.

Romeo Veshaj 

Romeo gave the audience a memorable joke when he entered the house:

"Just like Ledioni said he would never present Big Brother, like Arbri who said he would not be an opinion columnist and Ori who says every year that he will leave television, I also said once that I would not join."

The irony? 100% Determination? Debatable.

Xumi 

When Olti Curri published Xumi's messages, we all laughed. "It's a dirty format," Xumi once said. "I'm not one for games." Maybe it went in to clear the format?

Julian Deda

In 2015, Juli declared that "Big Brother" was a television horror, harmful to society. "Not only does it teach you nothing good, it destroys the principles your parents try to instill in your heart." Juli finished inside the house, successfully contributed to the "horror" that used to criticize him, he also went to the finals. 

Valbona Mhilli 

Asked once if she saw herself as a resident of "Big Brother", Valbona said:

"No, I can't, because I'm too attached to my family."

It seems that even the strongest relationships can be challenged in front of a large audience and several cameras 24/7.

This is the beauty of Big Brother: people enter, swear, "betray" themselves and, in the end, everyone has fun! So, friends, this list teaches us one important thing: you only get into Big Brother when you say out loud that you'll never get in. So, I'm making my solemn oath: "I will never, never be a part of Big Brother!"

…Now, excuse me, I have to go pack my suitcase, just in case!

----ah-ironia-nje-liste-me-banoret-qe-dikur-betoheshin-qe-s-do-futeshin-ne-big-brother-i79820