Fashion & Beauty

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë një nga këto 10+

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë
Foto: @kai fragrance/Pinterest

Jemi në muajin prilll dhe 2026-a po rezulton një vit shumë i mirë për parfumet. Nga rikthimi i parfumeve klastike te aromat më të reja me fruta dhe agrume, duket sikur këtë sezon ka diçka për çdo humor, çdo stil dhe çdo “version” tuajin.

Tani që ditët zgjaten dhe moti po ngrohet, është edhe momenti i duhur për të ndryshuar aromën që përdor. Diçka më e freskët, më e lehtë, që shkon me energjinë e pranverës. Edhe pse, nëse je tipi që nuk ndahet nga aromat e ngrohta dhe pak më të rënda, lajmi i mirë është që edhe këtë vit nuk mungojnë.

Ky vit sjell një ndërthurje shumë interesante: aroma të freskëta me agrume, lule të buta, por edhe nota më të thella si tonka, vanilje apo çaj. Për shembull, ka parfume që kombinojnë agrumet me nota të ëmbla, duke krijuar një ndjesi verore, por njëkohësisht elegante. Të tjerat janë më minimaliste, me aroma të buta që përshtaten me aromën e lëkurës.

Një trend është rikthimi i aromave me pjeshkë, që i japin parfumit një ndjesi të ëmbël, por jo të rëndë. Po ashtu, parfumet me çaj (matcha apo hojicha) po bëhen gjithnjë e më të preferuara, sidomos për ju që doni diçka më të sofistikuar.

Nga ana tjetër, nuk mungojnë as versionet e reja të parfumeve klasike, që këtë herë vijnë më moderne, më të lehta dhe më të përshtatshme për përdorim të përditshëm.

Ja disa nga fragrancat e reja të këtij viti:

Parfums de Marly Athenais 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

E sugjerojmë për ju që preferoni aromat me agrume të freskëta të kombinuara me nota të ëmbla si vanilja dhe tonka. Ideal për mbrëmjet e verës, sidomos nëse kërkon një parfum që ndihet gjatë dhe lë gjurmë.

Creed Wild Vetiver 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Për ju që tërhiqeni nga aroma të freskëta me lule të lehta dhe një prekje pikante. Ideal për ditët kur do diçka të lehtë, por me karakter.

Chloe Sous Les Pins 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Një zgjedhje pak më ndryshe për ju që doni aromat natyrale. Të kujton një pemë pishe në bregdet, e freskët dhe qetësuese, me një prekje të lehtë eukalipti që i jep një ndjesi të pastër dhe verore.

Maison Margiela Replica Up At Dawn

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Një aromë me lule të lehta, e frymëzuar nga kopshtet e qeta në fshat. Trëndafilat e butë dhe të freskët i japin një ndjesi romantike, ideale për përdorim të përditshëm kur do diçka elegante, por pa u rënduar.

Acqua di Parma Colonia Il Profumo Millesimato

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Një zgjedhje e mirë nëse tërhiqesh nga aromat me agrume. Paçuli i jep thellësi dhe elegancë, që të mos ndihet shumë i lehtë. Si një verë italiane e mbyllur në një shishe.

Prada Les Infusions de Santal Chai 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Një aromë e ngrohtë dhe e butë, me nota çaji dhe kardamomi që të kujtojnë një pije të ëmbël e qetësuese. Prekja e lehtë e agrumeve e mban të freskët dhe të përshtatshme edhe për pranverë, ideale si për mbrëmje ashtu edhe për ditë në zyrë.

Carolina Herrera Good Girl Jasmine Absolute 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Një aromë që dallohet dhe zakonisht merr komplimente. Lulja e jaseminit kombinohet me nota të ëmbla si karameli dhe bajamet kremoze.

Lancôme’s Idôle Peach ’N Roses 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Një aromë për ju që doni nota me fruta dhe lule. Pjeshka i jep një ëmbëlsi të freskët trëndafilit, duke krijuar një ndjesi pranverore që të shoqëron gjatë gjithë ditës.

Tom Ford Taormina Orange 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Një aromë me agrume e fortë dhe e gjallë, që të kujton portokallet e pjekura dhe gjethet e gjelbra. Ideal për ditët e nxehta kur do diçka të freskët dhe me karakter.

BDK Velvet Tonka Extrait 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Një aromë e pasur dhe e thellë për ju që preferoni nota të ngrohta dhe të buta. Bajamet hapin aromën, ndërsa tonka dhe kremi i fëstëkut krijojnë një ndjesi elegante, që qëndron gjatë dhe përshtatet veçanërisht për mbrëmje.

Hermès Musc Pallida 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

Një aromë e butë dhe e rafinuar, me nota të pastra që ndihen afër lëkurës. Irisi i jep një prekje pudre, ndërsa zambaku i luginës sjell freski dhe elegancë.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

The scent that describes you this year could be one of these 11

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë
Photo: @kai fragrance/Pinterest

It's April and 2026 is shaping up to be a great year for perfume. From the return of classics to the newest fruity and citrus scents, it seems like there's something for every mood, every style, and every "version" of you this season.

Now that the days are getting longer and the weather is getting warmer, it's also the right time to change up the scent you wear. Something fresher, lighter, that goes with the energy of spring. Although, if you're the type who doesn't shy away from warm and slightly heavier scents, the good news is that there's no shortage of them this year either.

This year brings a very interesting combination: fresh citrus scents, soft flowers, but also deeper notes like tonka, vanilla or tea. For example, there are perfumes that combine citrus with sweet notes, creating a summery, yet elegant feel. Others are more minimalist, with soft scents that adapt to the scent of the skin.

One trend is the return of peach scents, which give the perfume a sweet but not heavy feel. Also, tea perfumes (matcha or hojicha) are becoming increasingly popular, especially for those of you who want something more sophisticated.

On the other hand, there is no shortage of new versions of classic perfumes, which this time come more modern, lighter and more suitable for daily use.

Here are some of this year's new fragrances:

Parfums de Marly Athenais 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

We suggest it for those of you who prefer fresh citrus scents combined with sweet notes like vanilla and tonka. Ideal for summer evenings, especially if you're looking for a perfume that lasts and leaves a mark.

Creed Wild Vetiver 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

For those of you who are drawn to fresh scents with light flowers and a touch of spice. Ideal for days when you want something light but with character.

Chloe Sous Les Pins 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

A slightly different choice for those of you who love natural scents. It reminds you of a pine tree on the coast, fresh and calming, with a light touch of eucalyptus that gives it a clean and summery feel.

Maison Margiela Replica Up At Dawn

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

A light floral scent, inspired by peaceful gardens in the countryside. Soft and fresh roses give it a romantic feel, ideal for everyday use when you want something elegant but not heavy.

Acqua di Parma Colonia Il Profumo Millesimato

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

A good choice if you're drawn to citrus scents. The patchouli gives it depth and elegance, so it doesn't feel too light. Like an Italian wine sealed in a bottle.

Prada Les Infusions de Santal Chai 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

A warm and soft scent, with notes of tea and cardamom that remind you of a sweet and soothing drink. A light touch of citrus keeps it fresh and suitable for spring, ideal for both evening and daytime at the office.

Carolina Herrera Good Girl Jasmine Absolute 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

A scent that stands out and usually gets compliments. Jasmine flower is combined with sweet notes like caramel and creamy almonds.

Lancôme's Idôle Peach 'N Roses 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

A fragrance for those who love fruity and floral notes. Peach gives a fresh sweetness to rose, creating a spring feeling that accompanies you all day long.

Tom Ford Taormina Orange 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

A strong and vibrant citrus scent, reminiscent of sun-ripened oranges and green leaves. Ideal for hot days when you want something fresh and with character.

BDK Velvet Tonka Extract 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

A rich and deep fragrance for those who prefer warm and soft notes. Almond opens the fragrance, while tonka bean and pistachio cream create an elegant, long-lasting sensation, especially suitable for evening wear.

Hermès Musc Pallida 

Aroma që të përshkruan këtë vit mund të jetë

A soft and refined fragrance, with clean notes that feel close to the skin. Iris gives it a powdery touch, while lily of the valley brings freshness and elegance.