Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) – një organ që ka përgjegjësinë për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit “Për sigurinë kibernetike” – njoftoi qytetarët që të bëjnë kujdes nga disa mesazhe që janë përhapur së fundmi dhe kanë për qëllim vjedhjen e të dhënave.
“KUJDES! Për shkak të disa tentativave për të vjedhur të dhënat personale dhe shpërndarjen e lidhjeve keqdashëse, AKSK fton të gjithë qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve mashtruese."

Kohëve të fundit, njerëzve u dërgohen SMS gjoja nga posta ku pretendohet se “porosia e tyre ka mbërritur, por nuk mund të dorëzohet për shkak të mungesës së adresës”.
AKSK theksoi që të mos klikoni në lidhje të panjohura (links) dhe shqyrtoni me kujdes përmbajtjen e tyre. Nëse ju vjen një SMS e tillë, fshini mesazhin dhe mos klikoni asgjë.
View this post on Instagram