Horoscope

Dashuria është në ajër! Për këto shenja, tetori do të jetë muaji më romantik ❤️

Dashuria është në ajër! Për këto shenja, tetori do
Parade

Dashuria gjatë muajit tetor është e pafundme dhe e vështirë t’i rezistosh! Astrologjia e këtij muaji ngjall dëshira që nuk mund t’i injorosh, qoftë në një lidhje që po përjeton, apo ndaj dikujt për të cilin ndjen emocione të forta.
 
Ajri është përvëlues dhe i mbushur me energji, gjë që mund të të bëjë të dërgosh një mesazh natën vonë, apo të pranosh një aventurë për të cilën ke thënë se nuk do e bëje kurrë. Tundimi është kudo, sepse ndjenjat janë kaq të forta!
 
Më 6 tetor, Mërkuri hyri në Akrepin zjarrtë, duke shtuar thellësi dhe mister në jetën tënde!  Po atë mbrëmje, Hëna arriti kulmin në Dashin e zjarrtë, duke të të motivuar që t’i shpresh ndjesitë e tua më të fshehta menjëherë!
 
Ndërsa Afërdita do të formojë një aspekt të bukur me Jupiterin, duke krijuar ndjenja optimizmi dhe bujarie në marrëdhënie. Pavarësisht intensitetit në prapaskenë, kjo energji romantike mund të ndihet si një skenë e huazuar nga një film dashurie. Megjithatë, asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe kundërshtimi i Afërditës me Saturnin në prapavijë, më 11 tetor do ta vërtetojë këtë. I ngarkuar dhe pa filtra, ky tranzit teston kufijtë tanë, duke na detyruar të përballemi me atë që është e qëndrueshme, përballë asaj që është vetëm kalimtare.
 
Fatmirësisht, me hyrjen e Afërditës në Peshore, më 13 tetor, ajri mbushet me harmoni, hijeshi dhe romancë, ndërsa Plutoni që kthehet në pozicionin direkt, na kujton të rimarrim fuqinë tonë personale. Më 21 tetor, një Hënë e re romantike në Peshore hap derën për një fillim të ri në marrëdhënie, duke nxitur barazi dhe ekuilibër. Kjo ngjarje është momenti ideal për të vendosur qëllime për dashurinë dhe romancën.
 
Pastaj, më 22 tetor, intesiteti shumëfishohet, pasi Dielli hyn në Akrep dhe Neptuni tashmë në prapavijë, kthehet te Peshqit, duke zgjuar një ndjenjë të thellë mallëngjimi dhe iluzioni, ndërsa kalimi i Diellit në Akrep ndez edhe më shumë pasionin. Muaji mbyllet më 29 tetor, me Mërkurin që hyn në Shigjetar, duke i dhënë dashurisë dhe romancës një hapësirë më të madhe për të lulëzuar.
 
Në këtë fazë, bisedat janë të mbushura me energji, përqendrohen te planet e së ardhmes, aventurat në çift dhe rreziqet emocionuese që janë po aq transformuese sa edhe magjepsëse.
 
Dashi
 
Flakët po shpërthejnë në tetor dhe nuk mund ta mohosh gjithë fuqinë e universit, i dashur Dash. Muaji nis me një Hënë të plotë në shenjën tënde, duke vënë nën dritë çdo gjë; që nga dëshirat e zemrës deri te marrëdhëniet me njerëz të ndryshëm. Lajmi i mirë është se ke vetëbesim dhe pasion për të thënë të vërtetën tënde dhe për t’u afirmuar.
 
Megjithatë, dinamika e marrëdhënieve do të shtohet ndërsa koha kalon, por me hyrjen e Afërditës në Peshore, je gjithashtu më i gatshëm për kompromis dhe për të gjetur gjysmën e rrugës me partnerin tënd. Më 21 tetor vjen një kapitull i ri romantik, qoftë duke filluar një lidhje të re apo duke u rikthyer te dikush për të cilin ndjen diçka. Në fund të muajit, do të angazhohesh në biseda mbi të ardhmen dhe ndoshta edhe do të nisësh ndonjë aventurë.
 
Shigjetari
 
Dashuria është sa lozonjare, aq edhe misterioze në tetor, Shigjetar. Gjithçka fillon me Hënën e plotë në Dash më 6 tetor, e cila do të ndezë shtëpinë tënde të pestë të zemrës, dashurisë dhe pasionit, duke ringjallur shkëndija në zemrën tënde. Ka më shumë gjasa të të tërheqë një romancë që ndihet e guximshme dhe emocionuese.

Drejt mesit të muajit, Afërdita do të theksojë miqësitë dhe rrethin shoqëror, duke shuar kufirin midis platonikes dhe romantikes. Një person që e ke thjesht qejf, mund të ndihet papritmas në një njeri shumë të rëndësishëm.
 
Plutoni që kthehet në vijë të drejtë, gjithashtu do të thellojë bisedat, duke sjellë ndershmëri dhe mungesë filtrash, në mënyrën se si lidhesh me të tjerët përreth teje. Në fund të muajit, Mërkuri hyn në shenjën tënde, për të të dhënë vetëbesim për të shprehur të vërtetën tënde dhe për të treguar saktësisht çfarë ndjen.

 

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj