
Sipas astrologjisë, mënyra si e përjeton mëmësinë dhe si rrit një fëmijë ndikohet nga personaliteti yt. Pa hyrë në detaje të hartës natale, vetëm muaji mund të të japë një ide interesante për stilin tënd si nënë.
Janar: Nëna pragmatike dhe me sy nga e ardhmja
E lindur nën energjinë e Bricjapit ose Ujorit, ti mendon gjithmonë për hapin tjetër. Si nënë, ke tendencë të ndërtosh te fëmija një etikë të fortë pune dhe ta ndihmosh të mendojë për të ardhmen që herët. Di të balancosh mes traditës dhe pavarësisë.
Shkurt: Nëna artistike dhe shumë empatike
Imagjinata është arma jote më e fortë. Nxit kreativitetin e fëmijës, por je edhe një mbështetje emocionale shumë e fortë. Fëmija yt e di që mund të vijë gjithmonë te ti për çdo ndjenjë.
Mars: Nëna kreative dhe energjike
Ti kombinon intuitën me veprimin. Je njëkohësisht frymëzuese dhe praktike, dikush që di të ëndërrojë, por edhe të realizojë. Për fëmijën, je cheerleader-i numër një.
Prill: Nëna e thjeshtë dhe e lidhur me realitetin
Ti i mëson fëmijës të jetojë momentin dhe të vlerësojë gjërat e vogla. Në të njëjtën kohë, e ndihmon të ndjekë qëllimet me ritmin e vet.
Maj: Nëna sociale dhe plot energji
Marrëdhëniet janë gjithçka për ty. Krijon një rreth të gjallë social dhe e ndihmon fëmijën të zhvillojë aftësi sociale që herët. Me ty, gjithmonë ka diçka për të bërë.
Qershor: Nëna optimiste dhe emocionale
Si një njeri që përshtatet shpejt dhe di të komunikojë, ti di të krijosh plane të bukura për familjen, por edhe momente të vogla që mbeten gjatë në kujtesë. Je një përzierje e ëmbël mes organizimit dhe ndjeshmërisë.
Korrik: Nëna e dashur dhe me karakter të fortë
Zemra jote udhëheq gjithçka. Të pëlqen t'i mbrosh fëmijët, je e dashur dhe shumë e përkushtuar ndaj familjes. Edhe kur nuk bini dakord, fëmija yt e ndjen që je gjithmonë në anën e tij.
Gusht: Nëna e ngrohtë dhe e përkushtuar
E përjeton mëmësinë në çdo detaj, nga fotot, te kujtimet, te traditat. Je gjithmonë aty për të ndihmuar dhe për të mësuar, me një energji që e bën fëmijën të ndihet i sigurt dhe i dashur.
Shtator: Nëna e menduar dhe komunikuese
Analitike dhe e balancuar, i mëson fëmijës të shprehë ndjenjat dhe të reflektojë. Për ty, komunikimi dhe harmonia janë thelbësore.
Tetor: Nëna që dashuron thellë dhe transformon
Marrëdhëniet janë në qendër të gjithçkaje. Mëmësia për ty është një eksperiencë që të ndryshon dhe të thellon. Fëmija yt të sheh si të fortë dhe shumë të dashur.
Nëntor: Nëna intensive dhe eksploruese
Ti jeton me intensitet dhe e njejta gjë reflektohet në mënyrën si rrit fëmijën. E nxit të eksplorojë, të mësojë dhe të kuptojë veten më thellë.
Dhjetor: Nëna energjike dhe e orientuar drejt qëllimeve
Ke vizion dhe di si ta kthesh në realitet. I mëson fëmijës të besojë në vetvete dhe të ndjekë ëndrrat, duke i qëndruar gjithmonë pranë si mbështetja më e fortë.
Burimi: Bustle



