Showbiz

G Bani shpërthen kundër Laertit: “Hipokrit që vë gjoba!”

G Bani shpërthen kundër Laertit: “Hipokrit që vë

Ish-banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” nuk kanë pritur të shtunën për t’u përballur me njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur intervistat dhe rrjetet sociale. Së fundmi, G Bani ka reaguar ndaj deklaratave të Laertit, i cili tha se disa prej ish-banorëve do t’i ndjekë penalisht për sjelljen e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë, duke pretenduar se i kanë prishur imazhin.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, G Bani ka akuzuar Laertin se po përdor të tilla situata për gjobëvënie me qëllim blerjen e një banese.

“Hipokriti i BBVA4 kërcënonka me denoncime dhe ndjekje ligjore. Iu dashkan lekë për të blerë shtëpi. Paska lënë dy projekte për t’u fut në “BBVA 4” me pritshmërti dhe në pamundësi për t’u paguar, dashka me vënë gjoba”, shkruan ai.

Po ashtu, ai nuk ka kursyer as akuzat sa i përket lojës së Laertit në këtë format.

“Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, merru me ato që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”, shkruan ai mes të tjerash.

Nga ana tjetër, G Bani thekson se edhe ndaj vetë Laertit ka mjaftueshëm material për të ngritur padi.

“Paske parë vetëm finalen, të ftoj të shohësh edhe ca më shumë. Do gëzohesh kur të kuptosh se ka material për padi për prishje imazhi edhe karshi teje.”

Sa i përket deklaratës së Laertit lidhur me fitoren e Gjestit, të cilin e konsideroi analfabet funksional, G Bani solli si shembull të atin, i cili ndonëse ka punuar si bojaxhi, sërish shkruan poezi, gjë të cilën, sipas tij, Laerti nuk e bëri kurrë në aq ditë qëndrimi në “BBVA”.

“Një bojaxhi në Greqi vazhdon e shkruan poezi, ndërsa ti, Laert, nuk arrite të shkruaje asnjë, as brenda shtëpisë.”

G Bani shpërthen kundër Laertit: “Hipokrit që vë

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

----g-bani-i-kunderpergjigjet-deklaratave-te-laertit-hipokrit-qe-ve-gjoba-i81937