
Gigi Hadid po e mirëpret pranverën me një look të ri flokësh, i cili është më i lehtë për t’u realizuar nga sa mund të mendoni. Supermodelja ka prezantuar një stil të freskët me nuancën e saj bionde, një prerje të re dhe volum, falë stilistit të njohur Dimitris Giannetos.
Ai krijoi për Hadid një model në formë “C”, të frymëzuara nga stili francez, që i japin lëvizje dhe elegancë flokëve me gjatësi mesatare dhe balluke.
View this post on Instagram
“I përshtatet në mënyrë perfekte formës së fytyrës së Gigi-t. Është një look shumë modern dhe i freskët. ‘C-curl’ do të jetë trendi i sezonit,” tha Giannetos.
Edhe pse Gigi ka bërë një prerje të re, ky stil është ideal edhe për ato që duan të rifreskojnë pamjen pa bërë ndryshime drastike.

Çfarë është “C-curl”?

Sipas Giannetos, bëhet fjalë për një version modern të “French blowout”, ku majat e flokëve kthehen lehtë nga brenda duke krijuar një formë si shkronja “C”. Ndryshe nga flokët plotësisht të drejtë me piaster, ky stil sjell volum dhe një hark elegant në funde, duke i dhënë flokëve një pamje më të këndshme dhe natyrale.

Ky model është një variant i “bouncy blowout”, por me maja më të lëmuara dhe më të kthyera nga brenda. Ai thekson shkallëzimin e flokëve, por mund të duket po aq bukur edhe në prerje më të drejta apo me balluke të stilit “curtain”.


