Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën
sarayut Thaneerat

Yjet po bëhen më misterioze, pasi “veli” midis botëve po hollohet. Më 13 tetor, Afërdita hyn në Peshore, duke na nxitur të gjejmë ekuilibrin në marrëdhënie. Duam që dashuria të jetë e butë dhe flirti të jetë si një lojë. Po atë ditë, Plutoni në Ujor përfundon udhëtimin e tij në prapavijë, që nisi më 4 maj. Tani mund të reflektojmë mbi pjesët e jetës që duam të ndryshojmë.

Afërdita lidhet me Plutonin në Ujor dhe Uranin në prapavijë te Binjakët më 14 tetor, duke krijuar një trinom të rëndësishëm. Ankthi dhe shqetësimet mund të na pushtojnë, pasi kemi tendencën të mendojmë tepër gjatë këtij aspekti astrologjik. Megjithatë, mund të jetë një periudhë emocionuese dhe transformuese që sjell njerëz të mrekullueshëm dhe mundësi të reja.

Dashi

Edhe pse mund të mos biesh dakord herë pas here me familjarët, ju gjithmonë qëndroni pranë njëri-tjetrit kur gjërat bëhen serioze. Vendosja e kufijve është thelbësore që ata të mos fusin hundët kudo, në mënyrë që të mund të shijosh anët e tyre pozitive dhe të jesh më i pranishëm emocionalisht.

Demi

T’i prezantosh partnerit shoqet/shokët e ngushtë mund të mos jetë aq e lehtë sa mendon, për shkak të këndvështrimeve të ndryshme. Është në dorën tënde të gjesh një terren të përbashkët që i lejon ata të krijojnë lidhje. Sapo ta arrish këtë ekuilibër, jeta do të bëhet më e qetë dhe ata do të miqësohen lirisht.

Binjakët

Energjia në punë është kaq e zënë dhe duket sikur të gjithë po të drejtohen ty. Ka disa kolegë që do të mbeten gjithmonë besnikë, ndaj dil për një pije me ta, jo me ata që të shohin shtrembër. Thuaju lamtumirë “miqve” të rremë dhe sabotuesve në profesion.

Gaforrja

Të jesh shpatulla ku të tjerët qajnë dhe zëri i arsyes është diçka që ti e bën me dëshirë. Por kur rolet të ndërrohen, do të jetë interesante që të shohësh kush do të të qëndrojë pranë. Nëse nuk e bëjnë, e di mirë kush janë të miqtë e vërtetë dhe kush nuk e meriton më ndjeshmërinë tënde në të ardhmen.

Luani

Është e lehtë të dëgjosh thashetheme dhe t’u besosh atyre, edhe pse shumica janë të pavërteta. Të gjesh dikë për ta fajësuar për dështimet e tua mund të të bëjë të ndihesh më rehat, por nuk të bën më të përgjegjshëm. Mos projekto, mos shmang, por merr përgjegjësinë dhe ndalo përhapjen e thashethemit. Ti mundesh të bësh më mirë!

Virgjëresha

Njerëzit përreth teje janë të pasigurt dhe të pavendosur, duke të të detyruar të marrësh drejtimin. Nuk të pengon kjo, por do të ishte mirë të udhëheqësh me butësi, jo me forcë. Jep këshilla, por me delikatesë, kështu do të ruash harmoninë.

Peshorja

Do të kesh më shumë mundësi për të marrë rolin e liderit në punë dhe kjo do të të bëjë të ndihesh sikur e zotëron gjithçka përreth. Kërko këto mundësi, sepse je një person mbështetës dhe i këndshëm, që mund të ndihmojë të tjerët të rriten profesionalisht. Ky është momenti ideal për karrierën tënde!

Akrepi

Një mundësi profesionale do të vijë papritur! Megjithatë, konkurrenca është e fortë. Edhe pse je mësuar të luftosh për atë që dëshiron, mungesa e vetëbesimit mund të të mbajë pas. Qëndro para me fuqinë tënde dhe përforco vetëvlerësimin tënd. Ti e ke vetë në dorë!

Shigjetari

Siç i ka hije një Shigjetari lozonjar, java do të të sjellë shumë argëtim. Përqendrohu në kënaqësi të ndryshme: bëj një pedikyr me një gotë në dorë dhe shko në koncertin e grupit që adhuron me shpirtin binjak. E meriton një moment romantik dhe pa stres.

Bricjapi

Do të zbulosh se po ndodhin gjëra pas shpine dhe kjo do të të trazojë. Edhe pse zakonisht zgjedh të jesh person i matur dhe diplomatik, mund të kuptosh se “të tregohesh i rritur” nuk po funksionon. Do të duhet të përballesh hapur për të rregulluar marrëdhëniet.

Ujori

Një ish po përpiqet të të rikthehet në jetë, por nuk ka për të ndodhur. Arsyeja është e thjeshtë: Ti e ke tejkaluar këtë kapitull, edhe pse ata jo. Mbaj kontrollin dhe mos prano ftesa të kota. Jeto lirshëm dhe pa pendesa; vëmendje mund të gjesh edhe diku tjetër.

Peshqit

Menaxhimi i financave mund të jetë më i vështirë se ç’e kishe menduar. Para se të frustrohesh, merr frymë dhe sigurohu që je në gjendjen e duhur mendore për t’u marrë me këtë çështje. Mund t’i organizosh gjërat pak nga pak; nuk ke pse t’i bësh të gjitha menjëherë.

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅