Celebrity Style

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje të veçantë

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje

Princesha e Uellsit mori pjesë në Shërbesën Eukaristike në Westminster Abbey, duke shoqëruar Princin William në eventet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores së Europës ndaj Nazizmit. Për këtë rast, princesha zgjodhi një nga markat e saj të preferuara të modës, Alessandra Rich.

Fustani i bardhë me pika të vogla të zeza binte në sy për elementët e tij retro. Fustani vinte me një jakë të rrumbullakët, supe të theksuara të frymëzuara nga vitet '80, mëngë të fryra dhe disa rudha në bel që theksonin siluetën. Middleton e kompletoi pamjen me një kapele të zezë mjaft elegante, çantë dhe taka në nuancë bezhë/nude.

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje

Dashuria e Kate Middleton për polka dot/pikat tanimë dihet, por shpesh ky element lidhet edhe me Princeshë Dianën, e cila gjithashtu i adhuronte ato. Diana zgjidhte shpesh këtë element në paraqitjet e saj në fund të viteve '80 dhe '90 dhe e vishte në shumë versione të ndryshme, në përditshmëri, si dhe në raste formale.

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

E dini vet kujt duhet t’i bëni tag 🤓