
Nuancat e jargavanit dhe livandos po rikthehen fuqishëm në botën e grimit, duke u kthyer në zgjedhjen perfekte për një pamje të freskët dhe moderne. Këto tone të buta vjollcë i japin fytyrës dritë dhe gjallëri, pa e mbingarkuar look-un. Ato kombinohen lehtësisht me çdo stil, nga grimi minimal i përditshëm, deri te një make-up më i theksuar për mbrëmje.

Një nga arsyet pse ky trend po pëlqehet kaq shumë është thjeshtësia. Nuk kërkon shumë përpjekje për të arritur një rezultat të bukur: një prekje e lehtë mjafton për t’ju dhënë një pamje më të kuruar dhe pranverore. Ndërsa për ato që duan të eksperimentojnë, nuancat vjollcë ofrojnë shumë hapësirë për krijimtari, sidomos kur kombinohen me tekstura me shkëlqim apo tone të ndryshme.

Ky trend është përqafuar edhe nga shumë emra të njohur, të cilët po e sjellin në mënyra të ndryshme, duke na frymëzuar që ta provojmë.
Hailey Bieber zgjedh një version minimalist, me tekstura të lehta në sy dhe buzë, duke krijuar një rezultat të pastër dhe modern.
View this post on Instagram
Sabrina Carpenter e çon trendin në një tjetër nivel, duke kombinuar vjollcën me nuanca të gjelbra për një look të freskët dhe ndryshe.
View this post on Instagram
Në pasarelën e Valentino, Tyla u shfaq me një grim vjollcë “të mjegullt”, me një ndjesi tejet elegante.
View this post on Instagram
Ndërkohë, Zara Larsson nuk ka frikë të luajë me ngjyrat, duke kombinuar nuancën vjollcë me një penel të theksuar për një pamje më dinamike.
View this post on Instagram
Në Grammy Awards 2026, Laufey zgjodhi nuancën vjollcë me shkëlqim, që përputheshin në mënyrë perfekte me fustanin e saj nga Miu Miu.
View this post on Instagram
Ndërsa H.E.R. solli një version më të guximshëm, me tone jargavani metalike, duke sjellë në mënyrë perfekte balancën mes lozonjares dhe sensualitetit.
View this post on Instagram


