Relationships

Ky veprim i zakonshëm në mbrëmje mund të tregojë shumë për marrëdhënien tuaj

Ky veprim i zakonshëm në mbrëmje mund të tregojë

Në pamje të parë mund të duket si normale, ju jeni të shtrirë në divan duke luajtur në telefon, ndërsa partneri juaj pranë jush po sheh video në TikTok. Nuk flisni me njëri-tjetrin, madje as nuk e shikoni njëri-tjetrin. Dhe megjithatë, sipas ekspertëve, kjo sjellje mund të jetë një nga shenjat më të shëndetshme në një marrëdhënie.

Ky fenomen quhet “parallel play” ose “lojë paralele”, një koncept që vjen nga psikologjia e zhvillimit të fëmijëve. Fillimisht përdorej për të përshkruar mënyrën se si fëmijët e vegjël luajnë pranë njëri-tjetrit me lodra të ndryshme, pa ndërvepruar drejtpërdrejt. Edhe pse secili është i përqendruar te aktiviteti i vet, prania e tjetrit krijon ndjenjë sigurie dhe afërsie.

Ky veprim i zakonshëm në mbrëmje mund të tregojë

Sot, kjo sjellje po shihet gjithnjë e më shpesh edhe tek çiftet. Kur njëri sheh televizor dhe tjetri lexon apo lundron në rrjete sociale, ata janë bashkë, edhe pse jo domosdoshmërisht duke bërë të njëjtën gjë.

Sipas specialistëve të shëndetit mendor, kjo formë e qetë bashkëjetese mund të tregojë besim, rehati dhe siguri emocionale në çift. Në thelb, ajo tregon se partnerët ndihen mirë edhe pa pasur nevojë për vëmendje të vazhdueshme apo konfirmime konstante nga njëri-tjetri.

Ky veprim i zakonshëm në mbrëmje mund të tregojë

Një marrëdhënie e shëndetshme nuk ka nevojë që çdo moment të mbushet me biseda apo aktivitete të përbashkëta. Të jesh i qetë pranë dikujt, pa presionin për të “performuar” vazhdimisht si çift, është një formë intimiteti më vete.

Kjo sjellje ndihmon gjithashtu që secili partner të ruajë individualitetin. Ju mund të shijoni aktivitetet që ju pëlqejnë pa u ndjerë në faj që partneri nuk është pjesë e tyre. Në të njëjtën kohë, krijohet një ndjenjë stabiliteti, pasi e dini që personi tjetër është aty, edhe kur nuk jeni duke komunikuar vazhdimisht.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se gjithçka varet nga balanca. Nëse një çift kalon kohën vetëm në këtë mënyrë dhe nuk krijon më momente reale lidhjeje, si dalje, biseda apo kohë cilësore së bashku, atëherë “parallel play” mund të kthehet në distancë emocionale.

Ky veprim i zakonshëm në mbrëmje mund të tregojë

Teknologjia e bën këtë edhe më të lehtë. Është shumë e thjeshtë të humbasësh me orë të tëra në TikTok, Instagram apo telefon, duke harruar kontaktin real me partnerin. Dhe kur koha së bashku reduktohet vetëm në heshtje dhe ekrane, marrëdhënia mund të fillojë të ftohet gradualisht.

Por, sekreti duket se është ekuilibri, të ndiheni rehat duke bërë gjërat tuaja pranë njëri-tjetrit, por pa harruar të riktheheni sërish te lidhja, komunikimi dhe momentet e përbashkëta. 

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

This common evening habit can reveal a lot about your relationship

Ky veprim i zakonshëm në mbrëmje mund të tregojë

At first glance, it may seem like a normal thing, you're lying on the couch playing on your phone while your partner is watching TikTok videos next to you. You don't talk to each other, you don't even look at each other. And yet, according to experts, this behavior can be one of the healthiest signs in a relationship.

This phenomenon is called “ parallel play,” a concept that comes from child development psychology. It was originally used to describe the way young children play next to each other with different toys, without directly interacting. Even though each is focused on their own activity, the presence of the other creates a sense of security and closeness.

Ky veprim i zakonshëm në mbrëmje mund të tregojë

Today, this behavior is increasingly seen among couples. When one person watches TV and the other reads or surfs social media, they are together, although not necessarily doing the same thing.

According to mental health specialists, this relaxed form of cohabitation can indicate trust, comfort, and emotional security in a couple. Essentially, it shows that partners feel good even without the need for constant attention or affirmation from each other.

Ky veprim i zakonshëm në mbrëmje mund të tregojë

A healthy relationship doesn't need every moment to be filled with conversation or shared activities. Being comfortable around someone, without the pressure to constantly "perform" as a couple, is a form of intimacy in itself.

This behavior also helps each partner maintain their individuality. You can enjoy the activities you enjoy without feeling guilty that your partner isn't a part of them. At the same time, it creates a sense of stability, knowing that the other person is there, even when you're not communicating constantly.

However, experts warn that it's all about balance. If a couple spends their time exclusively in this way and no longer creates real moments of connection, such as going out, talking, or spending quality time together, then " parallel play " can turn into emotional distance.

Ky veprim i zakonshëm në mbrëmje mund të tregojë

Technology makes this even easier. It's all too easy to get lost in TikTok, Instagram, or your phone for hours, forgetting about real-life contact with your partner. And when time together is reduced to silence and screens, the relationship can gradually start to cool off.

But the secret seems to be balance, feeling comfortable doing your own things next to each other, but without forgetting to return to connection, communication, and shared moments.