
Fundet midi është një nga ato pjesë të gardërobës që nuk të zhgënjen kurrë. Elegant, praktik dhe i përshtatshëm për çdo rast, ai meriton një vend të përhershëm në garderobën tuaj, njësoj si këmisha e bardhë klasike. Edhe pse çdo sezon sjell trende të reja, fustani midi mbetet një zgjedhje e sigurt që funksionon gjatë gjithë vitit.
Gjatë muajve të ftohtë e kemi kombinuar me çizme deri në gju, por tani që temperaturat po rriten, është momenti të rimendojmë kombinimet. Dhe përgjigjja është më e thjeshtë nga sa mendoni: këpucët e sheshta janë zgjedhja perfekte për një look modern dhe komod.
Edhe pse teorikisht shumë modele shkojnë me funde midi, ka disa që dallohen si kombinimet më të suksesshme këtë sezon.
Atletet

Një zgjedhje klasike dhe gjithmonë në modë. Atletet i japin një kontrast të bukur siluetës teksa versionet e bardha janë opsioni më i sigurt, pasi e lënë fundin të jetë në qendër të vëmendjes dhe kombinohen lehtësisht me çdo stil.
Sandalet “jelly”

Nostalgjia e fëmijërisë është rikthyer fuqishëm. Sandalet “jelly”, të tejdukshme ose me ngjyra, janë një nga trendet më interesante të sezonit.
Mokasinat/Të sheshta

Eleganca klasike nuk del kurrë nga moda. Të sheshtat janë zgjedhja ideale për një pamje më të sofistikuar. Ato funksionojnë perfekt për ditët në zyrë apo takime më formale, duke i dhënë fundit midi një dimension më serioz dhe chic.
Balerinat

Një tjetër rikthim i fortë në modë. Balerinat janë komode dhe shumë elegante, duke u kombinuar në mënyrë perfekte me fundet midi. Për një pamje më interesante, mund t’i shtoni aksesorë me ngjyra të forta ose tekstura të veçanta.

