
Thonjtë “whisper” janë tendenca më e fundit minimaliste që po përhapet në rrjetet sociale.
Pas një sezoni mode dhe ceremonish çmimesh të dominuara nga manikyrë të thjeshtë, thonjtë minimalistë kanë dalë në krye, duke treguar se më pak është vërtet më shumë. Ata kanë qenë gjithashtu në rritje si trend gjatë dy viteve të fundit, mjafton të shohësh thonjtë me efekt sapuni, manikyrët me frymë frutash dhe dizajnet me minimale që mbushin rrjetet sociale.
Opsioni më i fundit i thjeshtë që po pushton sallonet? “Thonjtë whisper”. Quhen “whisper” sepse kanë një pamje shumë të lehtë, të tejdukshme dhe delikate, fiks si një “pëshpërimë” vizuale që nuk bie në sy, por duket elegante dhe e butë. Mendoni për një xhel të lehtë, gjysmë transparent me shkëlqim të shëndetshëm: thonjtë tuaj, por të përmirësuar.
Në platformën TikTok, krijuesja @keishanails i përshkruan si “thonj të tejdukshëm, 'qumështorë', me shkëlqim… kanë një ndriçim të bukur dhe të shëndetshëm”. Të thjeshtë, të rregullt dhe me stil pa mundim, janë perfektë për këdo që pëlqen idenë e një manikyri pa shumë komplikime.
Mos u mashtroni nga thjeshtësia e tyre, ka ende shumë hapësirë për të eksperimentuar me tekstura dhe detaje artistike. Për një efekt të lehtë me gradient, mund të zbutni majat. Mund t’i zbukuroni me gurë të vegjël apo bizhuteri për thonj. Ose mund të ndiqni estetikën e “luksit të heshtur” me një ngjyrë që përputhet me shtratin natyral të thoit për një pamje pothuajse të padukshme dhe shumë elegante.
Shikoni më poshtë për 10 ide me thonj “whisper” që të frymëzoheni për manikyrin tuaj të radhës.
1. Shkëlqim i butë

Thonjtë “whisper” mund të jenë minimalistë, por kjo nuk do të thotë se janë të mërzitshëm. Ky set ka një hijeshi të lehtë romantike falë një nuance të butë lejla.
2. Ëndrra shampanje

Zgjidhni një ngjyrë shampanje gjysmë transparente ose një neutral të akullt për t’i dhënë manikyrit një shkëlqim shtesë.
3. Thuajse të padukshëm

Ky set ka një ngjyrë që përputhet me shtratin e thoit, e cila në teori duket e zakonshme, por në praktikë duket jashtëzakonisht elegante.
4. Forma ka rëndësi

Forma është gjithçka. Kur zgjedh një ngjyrë shumë të lehtë, mund të shtosh interes me formë katrore ose të përzier, një detaj që e dallon këtë trend nga një manikyr i zakonshëm rozë.
5. Aura e bukur

Për pak më shumë efekt, mund të shtosh një efekt “aura” në një nuancë pak më të errët. Kontrasti i lehtë në qendër të thoit i jep pamje të përfunduar, por jo të tepruar.
6. Pak shkëlqim

Nëse dëshiron më shumë detaje artistike, shto një element të vogël, si një pikë e vetme, një vijë shkëlqimi, ose si në këtë set, një vijë e artë përgjatë kutikulës.
7. Me pika të vogla

Dëshmi që mund të ruash dashurinë për pikat, duke mbajtur një stil minimalist. Këto pika janë thuajse të padukshme dhe pikërisht kjo i bën kaq të veçanta.
8. Elegancë me shkëlqim perle

Provo një rozë të butë me një shtresë sipër me efekt, është e thjeshtë, e bukur dhe shumë e shkëlqyeshme.
9. Copë limoni

Nuk i reziston dot një ngjyre më të gjallë? Provo një french tip në miniaturë me një nuancë kontrastuese, si ky dizajn me vijë të verdhë.
10. Frymëmarrje e freskët

Një xhel i bardhë "qumështor" me një shtresë sipër me shkëlqim është mënyra perfekte për t’i dhënë thonjve një pamje të thjeshtë, por shumë elegante.




