Fashion & Beauty

Mjekja estetiste: Çfarë s'duhet të bëni në fytyrë pas ndarjes

Mjekja estetiste: Çfarë s'duhet të bëni në
Foto: Suarela Jakupaj, Dalina Buzi në "The Dalina Show"/ Andale.al

Në episodin e fundit të The Dalina Show, në Andale Media, Dalina Buzi zhvilloi një bisedë me doktoreshë Suarela Jakupaj, mjeke estetiste, ku u diskutua një nga temat më të përfolura të kohëve të fundit: estetika pas ndarjes.

Sipas doktoreshës, periudha pas divorcit apo ndarjeve të forta është një ndër arsyet më të shpeshta pse gratë zgjedhin të shkojnë për ndërhyrje estetike.

“Pas divorcit, janë numri 1 [rastet më të shpeshta kur njerëzit vijnë për ndërhyrje]. Pas divorceve apo pas ndarjeve në përgjithësi. Sepse [gratë] duan të ndihen të rilindura, për mua është e rëndësishme të ndihesh mirë me veten.”

Por ajo kishte një këshillë shumë të qartë për vajzat dhe gratë që shkojnë në klinikën e saj menjëherë pas ndarjes:

“Unë mundohem të harmonizoj gjërat, jo të bëhemi perfekte. Një buzë e bukur e showbiz-it është e bukur për atë [person që e ka]. U them vajzave që 'kini kujdes, ato e kanë bukë, ato duhet të duken të tilla sepse me këtë ushqehen. Ju s’e keni bukë, thjesht duhet të ndiheni mirë. Kështu që mos u fiksoni me personazhe'.”

Në vend që të ndiqni një imazh të ndërtuar në Instagram, doktoreshë Suarela sugjeron qasje më të balancuar, realiste dhe fatmirësisht, siç thotë ajo, trendi i natyrales ka filluar të kthehet fuqishëm.

“Para 5-6 viteve, ishin buzët ato që vinin për të bërë më shumë, kurse tani duan harmonizimin e fytyrës, total face reshaping, këto prekjet e vogla.”

Trupi dhe fytyra nuk janë terren për hakmarrje ndaj ish-it apo të dashurës së tij të re, por një mënyrë për të reflektuar dashuri ndaj vetes.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Aesthetician: What you shouldn't do to your face after a breakup

Mjekja estetiste: Çfarë s'duhet të bëni në
Photo: Suarela Jakupaj, Dalina Buzi at "The Dalina Show"/ Andale.al

In the latest episode of The Dalina Show, on Andale Media , Dalina Buzi held a conversation with Dr. Suarela Jakupaj, an esthetician, where one of the most talked about topics of recent times was discussed: aesthetics after a breakup.

According to the doctor, the period after divorce or severe separation is one of the most common reasons why women choose to undergo cosmetic surgery.

“After divorce, they are the number 1 [most common cases when people come for intervention]. After divorces or after separations in general. Because [women] want to feel reborn, for me it is important to feel good about yourself.”

But she had one very clear piece of advice for girls and women who go to her clinic immediately after a breakup:

"I try to harmonize things, not to be perfect. A beautiful showbiz lip is beautiful for the [person who has it]. I tell girls, 'be careful, they have it, they have to look like that because that's what they eat. You don't have it, you just have to feel good. So don't get obsessed with characters.'"

Instead of following a constructed image on Instagram, Dr. Suarela suggests a more balanced, realistic approach, and fortunately, as she says, the natural trend is starting to make a strong comeback.

"5-6 years ago, it was the lips that came to do the most, but now they want facial harmonization, total face reshaping , these small touches."

The body and face are not a ground for revenge against an ex or his new girlfriend, but a way to reflect love towards yourself.

You can watch the full interview in the video below:

----mjekja-estetiste-fare-sduhet-te-beni-ne-fytyre-pas-ndarjes-i83514