Relationships

Na fal për sinqeritetin, por nëse përballesh me këto 3 situata, s’ke shumë standarde në lidhje

Na fal për sinqeritetin, por nëse përballesh me këto 3

Standardet e marrëdhënieve përfaqësojnë pritshmëritë, vlerat dhe kriteret që një person ka për atë që është e pranueshme, e dëshirueshme ose e nevojshme në një marrëdhënie romantike. Këto standarde përfshijnë aspekte emocionale, fizike dhe psikologjike dhe udhëzojnë se si partnerët duhet të trajtojnë njëri-tjetrin, çfarë sjelljesh janë të pranueshme dhe çfarë secili pret nga marrëdhënia.

Kur standardet e një personi ulen, kjo mund të çojë në pakënaqësi, ndjenja zhgënjimi dhe dinamikë të pashëndetshme në marrëdhënie. Këtu janë tre shenja që po e justifikon më shumë sesa duhet në marrëdhënien tënde romantike.

1. Justifikimi i sjelljes së tyre toksike

Ndërsa standardet e marrëdhënieve janë subjektive dhe ndryshojnë nga personi në person, një arsye e zakonshme për t’i ulur ato është për të menaxhuar pritshmëritë. Fillimisht, mund të kesh pritshmëri të larta, por me kalimin e kohës, kupton se perfeksioni është i paarritshëm dhe kompromiset janë të nevojshme.

Gjithsesi, është thelbësore të mos bësh kompromis me vlerat themelore. Pasiguria personale, si mungesa e vetëvlerësimit, shpesh i shtyn njerëzit të ulin standardet e tyre nga frika se duke i mbajtur shumë lart, mund të mbeten vetëm ose të pa dashur. Ata mund të justifikojnë sjelljet e partnerit përmes:

Justifikimit: Kjo përfshin uljen e rëndësisë së sjelljeve negative të partnerit, duke e bindur veten se nuk janë një çështje e madhe ose se çdo person ka të metat e tij. Për shembull, mund të injorojnë grindjet e shpeshta ose komentet e pasjellshme, duke i quajtur si "probleme normale" në marrëdhënie, duke mos vënë re ndikimin që këto sjellje kanë në lumturinë dhe vetëvlerësimin e tyre.

Falja e tepruar: Ndërsa falja është një pjesë e shëndetshme e çdo marrëdhënieje, bëhet problem kur përdoret për të arsyetuar vazhdimisht çështje serioze pa i adresuar ato. Njerëzit mund të falin partnerin për sjellje si pandershmëria ose neglizhenca emocionale, duke shpresuar se gjërat do të përmirësohen, por pa vendosur kufij, këto probleme do të vazhdojnë.

Arsyetimi: Kjo përfshin justifikimin e sjelljes së keqe të partnerit duke gjetur arsye për ta bërë të pranueshme. Për shembull, dikush mund të justifikojë nervozizmin e partnerit duke ia “veshur” stresit të punës ose traumave të së kaluarës, në vend që të kuptojë se sjellja e tillë është e papranueshme dhe duhet të trajtohet. Ky arsyetim krijon një model të pranimit të sjelljeve që minojnë bazën e marrëdhënies.

2. Shpresa për ndryshim

Një keqkuptim i zakonshëm që çon njerëzit të ulin standardet e tyre në marrëdhënie është besimi se ata mund të ndryshojnë partnerin. Mund të injorojnë sjellje negative si mosangazhimi emocional, mungesa e respektit, mungesa e ambicieve apo edhe pandershmëria, duke bindur veten se me mjaft dashuri dhe mbështetje, partneri i tyre do të "ndryshojë."

3. Ti je i/e vetmi/ja që bën sakrifica

Një shenjë e qartë që ke ulur standardet e tua është kur je gjithmonë ti ai/ajo që ofron dhe bën të gjitha përpjekjet, ndërkohë që partneri yt nuk të plotëson asnjëherë gjysmën e rrugës. Kjo ndodh shpesh kur njerëzit sakrifikojnë shumë, duke lënë pas dore nevojat e tyre me shpresën se dashuria e tyre një ditë do të shpërblehet dhe do të rikthehet në të njëjtën masë.

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅