Shqipëria

Nëna e Martin Canit tregon se si u përball me humbjen e tij: “Lutem te varri”

 

Nëna e Martin Canit tregon se si u përball me humbjen e tij:

Florina Cani, nëna e të ndjerit Martin Cani, ka rrëfyer për “The Dalina Show” përballjen e vështirë dhe sfiduese me humbjen e të birit. Ajo ka folur shpesh për Martinin, por këtë herë zgjodhi të fliste për ndjesitë e saj, përballjen me konceptin e vdekjes dhe “transformimin” që iu desh të kalonte si pasojë e kësaj historie të fortë e të trishtë që i ndryshoi jetën.

Ajo theksoi se përballja me dhimbjen u bë më e vështirë pas ditët e para kaluan dhe iu rikthye rutinës, pa shumë njerëz që vinin e iknin, si zakonisht ndodh në të tilla raste fatkeqësie.

“Ishte edhe më e dhimbshme sepse duhej ta përballoja e vetme, pasi asokohe kisha njerëz afër dhe u bashkua e gjithë Shqipëria, ndaj gjeta forcë. Gjithsesi, unë për një muaj kam qenë në gjendje shoku dhe nuk kam qenë e gatshme të flas.

Ka qenë gati 1 muaj pas asaj që ndodhi dhe deri atë ditë që unë kam dalë në protestë.

Tani, unë kam vendosur të flas dhe të ngre zërin. Kërkoj drejtësi!”, tha ajo.

Nëna e Martin Canit tregon se si u përball me humbjen e tij:

Nga ana tjetër, ajo theksoi se tani “bashkëjeton” me dhimbjen, teksa kujdeset për pjesën tjetër të familjes.

“Bëj punët, kujdesem për veten, për djalin, për bashkëshortin, plus dhimbja që është prezente çdo moment.”

Po ashtu, edhe vëllai i të ndjerit e ka mësuar lajmin e trishtë.

“Tani po, sepse janë bërë 5 muaj dhe Martini nuk kthehet më. Ne e kemi sqaruar Henrin se dikush që ikën në qiell është i Zotit dhe nuk kthehet më këtu.”

I vetmi ngushëllim për të duket se mbeten ëndrrat, ku i biri i shfaqet e i jep forcë. Ndaj, një pret tyre e ndau edhe me “The Dalina Show”.

"Kam pasur ëndrra dhe do tregoj një të shkurtër, je e vetmja që po ta them.

Martinin, e pashë në ëndërr dhe m’u afrua, por shumë i bukur dhe i thashë “o Martin si e lë mamin”. Më pas, nisa të qaja dhe më tha pse po qan, unë jam shumë mirë, kam bërë një tatuazh në krah. I thashë çfarë ke shkruar, më tha “o ba, o ma”

(Ëndrra) më dha ndjesi të mirë dhe forcë”.

Po ashtu, ajo theksoi se ikën në varrin e të birit dhe lutet të paktën njëherë në dy ditë.

Intervista e plotë:

REELS

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

----nena-e-martin-canit-tregon-se-si-u-perball-me-humbjen-e-tij-lutem-te-varri-i-tij