
Pranvera 2026 ka ardhur me një “uniformë” të re stili dhe vajzat më me influencë në modë duket se janë dakord për një gjë: minimalizmi i sofistikuar.
Më poshtë, një guidë për trendet që duhet të kesh në radar, nga xhinset që po rikthehen fuqishëm, te aksesorët që bëjnë diferencën pa u dukur too much.
1. Xhinset Bootcut rikthehen në lojë
Harroji për pak kohë modelet e drejta apo të gjera - bootcut janë zyrtarisht rikthimi më i fortë i sezonit. Silueta e tyre që hapet lehtë poshtë krijon një balancë elegante dhe i jep çdo veshjeje një ndjesi më të rafinuar.


2. Këpucët V-cut janë detaji që ndryshon gjithçka
Këpucë të shehta me prerje në formë “V” janë ndër zgjedhjet më chic të momentit. Minimaliste, por me karakter, ato i japin këmbës një linjë më elegante dhe duken bukur si me pantallona, ashtu edhe me funde.


3. Çantat e thurura
Sa më natyrale, aq më mirë. Çantat e thurura po bëhen gjithnjë e më të preferuara. Bonus: ka opsione për çdo stil dhe buxhet.


4. Pulovrat me jakë V janë quiet luxury i pranverës
Një veshje klasike që këtë sezon po rikthehet fuqishëm. Vishen vetëm ose të kombinuara mbi një T-shirt të thjeshtë.



5. Pantallonat saten për çdo moment të ditës
Nga një look më elegant, deri te një outfit komod për udhëtime apo ditë të ngarkuara, pantallonat saten janë surpriza e sezonit. Plus duken luksoze.


6. Loafers “e rrudhura”
Falë brand-eve si Saint Laurent dhe The Row, loafers me detaje të rrudhura janë bërë pjesë e trendeve të momentit. Kombinohen lehtësisht me gjithçka, nga xhinset te pantallonat e shkurtra.


7. Shalli si rrip
I lidhur në bel apo në ije, një shall i përdorur si rrip i jep veshjes një pamje tjetër.


E bukura e këtyre trendeve? Mund t’i kombinosh pa shumë përpjekje dhe të krijosh kombinime që duken sikur janë menduar gjatë, edhe kur nuk janë.