Fashion & Beauty

Nëse keni një event dhe adhuroni të zezën, frymëzohuni nga ky 'look' i Nicole Kidman

Nëse keni një event dhe adhuroni të zezën, frymëzohuni

Nicole Kidman dha edhe një herë një leksion të vërtetë elegance, duke zgjedhur një kostum tërësisht të zi për premierën e serialit të saj të ri televiziv, Scarpetta, në New York.

Aktorja u shfaq në Regal Union Square mbrëmjen e 3 marsit e veshur me një kostum nga Chanel, i përbërë nga një xhaketë oversize me kopsa gold, të cilën e kombinoi me një fund të zi transparent me detaje puplash. Pamjen e plotësoi me unaza argjendi, ndërsa flokët biondë i kishte stiluar me onde të lirshme, duke ruajtur stilin e saj klasik dhe minimalist.

“Mos u përgjigj për fëmijët e tu”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by People Magazine (@people)

Në prag të premierës, fituesja e çmimit Oscar foli edhe për vajzat e saj, Sunday Rose dhe Faith Margaret. Ajo u shpreh se do të ishte shumë e lumtur nëse një ditë ato do të zgjidhnin ta ndiqnin në rrugën e saj profesionale, por vetëm nëse është dëshira e tyre.

“Një gjë që të gjithë dimë për fëmijët, sidomos kur rriten dhe bëhen gra të reja, është se ne nuk flasim në emër të tyre. Nuk u tregojmë të tjerëve kush janë apo çfarë janë. Janë ata që do t’ju tregojnë vetë kush janë. Duhet t’i pyesni ata.”

Megjithatë, ajo pranoi se do të donte “t’i kishte gjithmonë pranë”, duke i quajtur vajzat e saj “dashuritë e jetës”.

Nëse keni një event dhe adhuroni të zezën, frymëzohuni

Në “Scarpetta”, Nicole Kidman interpreton Dr. Kay Scarpetta, një shkencëtare brilante mjeko-ligjore që përdor teknologji të avancuar për të zbardhur krime komplekse. Në serial luajnë gjithashtu Jamie Lee Curtis në rolin e Dorothy Farinelli dhe Ariana DeBose si Lucy Farinelli-Watson.

Në premierë, Kidman u fotografua krah Jamie Lee Curtis, e cila gjithashtu zgjodhi ngjyrën e zezë: një fustan elegant me dekolte dhe prerje të ngushtë që theksonte siluetën, i shoqëruar me një detaj në pjesën e ijeve.

Seriali “Scarpetta” do të ketë premierën në Amazon Prime Video më 11 mars.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

If you have an event and you love black, get inspired by this Nicole Kidman look

Nëse keni një event dhe adhuroni të zezën, frymëzohuni

Nicole Kidman once again gave a true lesson in elegance, choosing an all-black suit for the premiere of her new television series, Scarpetta , in New York.

The actress appeared at Regal Union Square on the evening of March 3 wearing a Chanel suit , consisting of an oversized jacket with gold buttons , which she combined with a sheer black skirt with feather details. She completed the look with silver rings, while her blonde hair was styled in loose waves, maintaining her classic and minimalist style.

"Don't answer for your children"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by People Magazine (@people)

On the eve of the premiere, the Oscar winner also spoke about her daughters, Sunday Rose and Faith Margaret. She said that she would be very happy if one day they would choose to follow her professional path, but only if it is their wish.

“One thing we all know about children, especially as they grow up and become young women, is that we don't speak for them. We don't tell others who they are or what they are. They are the ones who will tell you who they are. You have to ask them.”

However, she admitted that she would like to "always have them by her side", calling her daughters "the loves of my life".

Nëse keni një event dhe adhuroni të zezën, frymëzohuni

In “ Scarpetta ,” Nicole Kidman plays Dr. Kay Scarpetta, a brilliant forensic scientist who uses advanced technology to solve complex crimes. The series also stars Jamie Lee Curtis as Dorothy Farinelli and Ariana DeBose as Lucy Farinelli-Watson.

At the premiere, Kidman was photographed alongside Jamie Lee Curtis, who also chose black: an elegant dress with a plunging neckline and a tight cut that emphasized the silhouette, accompanied by a detail on the hips.

The series " Scarpetta " will premiere on Amazon Prime Video on March 11.