Mama

Pse nuk këshillohet të humbisni peshë gjatë shtatzënisë

Pse nuk këshillohet të humbisni peshë gjatë
FOTO: DOBRILA VIGNJEVIC VIA GETTY IMAGES

Shtimi në peshë gjatë muajve të pritjes së ëmbël mund të jetë diçka e vështirë për t’u pranuar për shumë gra, pavarësisht se është diçka normale. Mesatarisht, shumica e tyre shtojnë nga 10 deri në 13 kilogramë gjatë shtatzënisë, sipas NHS (National Health Service).

Por, në mesin e nënave të ardhshme ka dhe nga ato që tentojnë të humbasin peshë gjatë kësaj periudhe, diçka që nuk këshillohet. Në fakt, humbja e qëllimshme e peshës duke mbajtur dietë ose duke u ushtruar në palestër mund të jetë e rrezikshme, si për nënën, ashtu edhe për foshnjën.

Kate Hilton, një dietologe klinike thotë se:

“Për shumicën e shtatzënive, fokusi duhet të jetë në mbajtjen e një diete të shëndetshme të ekuilibruar për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e foshnjës. Ka shumë rreziqe nëse ju përpiqeni të humbni peshë gjatë shtatzënisë, pasi kështu rriten shanset për të lindur një fëmijë me peshë të ulët. Kufizimi i marrjes së kalorive, gjithashtu, mund të çojë në pamjaftueshmërinë e lëndëve ushqyese si acidi folik, hekuri, kalciumi dhe proteinat, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e fetusit,”.

Mund të jetë sfiduese mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht të pranosh trupin tënd të ri, por ekspertët thonë se nuk duhet tentuar humbja e peshës gjatë kësaj periudhe.

Hilton shtoi: “Përpjekja për të humbur peshë gjatë shtatzënisë nuk këshillohet sepse mund të mos e lejoni fëmijën tuaj të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten për t'u rritur dhe zhvilluar. Të jesh shtatzënë nuk është koha për të mbajtur dietë, për të kufizuar kaloritë apo për të arritur qëllime personale. Kjo është një kohë për të ushqyer trupin tuaj dhe atë të foshnjës në rritje".

Gjatë shtatzënisë këshillohet të përqendroheni në ushqime më të shëndetshme, si perimet, proteinat, karbohidratet e plota dhe sa më pak ushqime të përpunuara. Është mirë të monitoroni peshën tuaj dhe të rregulloni zakonet e të ngrënit gjatë nëntë muajve.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: HuffPost

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Why it is not advisable to lose weight during pregnancy

Pse nuk këshillohet të humbisni peshë gjatë
PHOTO: DOBRILA VIGNJEVIC VIA GETTY IMAGES

Weight gain during the sweet waiting months can be something difficult to accept for many women, despite the fact that it is something normal. On average, most of them gain between 10 and 13 kilograms during pregnancy, according to the NHS (National Health Service).

But among expectant mothers there are those who try to lose weight during this period, something that is never advised. In fact, deliberately losing weight by dieting or working out at the gym can be dangerous for both mother and baby.

Kate Hilton, a clinical dietitian says: “For most pregnancies, the focus should be on eating a healthy balanced diet to support the baby's growth and development. There are many risks if you try to lose weight during pregnancy, as this increases the chances of giving birth to a low birth weight baby. Restricting calorie intake can also lead to insufficient nutrients needed for fetal development, such as folic acid, iron, calcium and protein, etc."

It can be mentally, emotionally and physically challenging to accept your new body, but experts say you shouldn't try to lose weight during this period.

She said: “Trying to lose weight during pregnancy is not advised because you can deprive your baby of the nutrients it needs to grow and develop. Being pregnant is not the time to diet, restrict calories or achieve personal goals. This is a time to nourish your body and that of your growing baby,” Hilton continues.

During pregnancy it is advisable to focus on healthier foods, such as vegetables, proteins, whole carbohydrates and as little processed foods as possible. It is good to monitor your weight and adjust your eating habits during the nine months

Suggested Articles:

 

Source: HuffPost