Anabelizim

Taksa Rozë: Kur seksizmi hyn edhe në karrocën e blerjeve

Taksa Rozë: Kur seksizmi hyn edhe në karrocën e blerjeve

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë një realitet të trishtë: burrat paguhen më shumë se gratë, edhe pse këto të fundit janë më të arsimuara. Vetëm në 5 nga 36 grupet e profesioneve, gratë marrin paga më të larta. Por pabarazia nuk ndalet vetëm në paga. Ajo shtrihet edhe tek produktet që krijohen dhe ofrohen për gra e vajza, të cilat shpesh kushtojnë më shumë vetëm sepse janë rozë. Ky fenomen njihet si “taksa rozë”.

Çfarë është taksa rozë?

Edhe pse quhet taksë, nuk është një tarifë e vërtetë e vendosur nga qeveria. Përkundrazi, është një praktikë e heshtur që përdoret nga kompanitë për të përfituar nga blerëset femra. Produktet për gra - edhe kur janë identike me ato për burra - shpesh kanë çmime më të larta vetëm për shkak të paketimit, ngjyrës, ose mënyrës se si reklamohen.

Si funksionon?

Diferencat në çmime nisin që tek produktet për fëmijë. Një biçikletë rozë kushton deri në 1000 lekë më shumë se një e zezë, edhe pse kanë të njëjtin funksion. E njëjta logjikë aplikohet edhe për produktet e përditshmërisë: shampot, brisqet, peshqirët, madje edhe veshjet për gratë janë shpesh më të shtrenjta se ato për burrat.

Dhe mos harroni reklamat që na bindin: “Kjo është shampo speciale për flokë të dëmtuar”. Në fakt, po e lexon përbërjen, është e njëjta gjë si ajo që përdor kushëriri yt, por ai e merr me gjysmën e çmimit.

Taksa Rozë: Kur seksizmi hyn edhe në karrocën e blerjeve

Por problemi nuk ndalet këtu. Nëse një produkt reklamohet për gra, shanset janë që të ketë një çmim më të lartë. Me pak fjalë, gratë, të cilat paguhen më pak, përfundojnë duke shpenzuar më shumë për produkte të zakonshme, shpesh pa e kuptuar.

Sepse marketingu ka zbuluar një të vërtetë të hidhur për ne: gratë janë konsumatorë të zgjuara, por gjithashtu emocionale. “Merr këtë, se është për ty!” - dhe ja ku e blejmë, pa e menduar dy herë. Për kompanitë, është si të luajnë një lojë ku rregullat i shkruajnë vetë.

Taksa Rozë: Kur seksizmi hyn edhe në karrocën e blerjeve

Çfarë mund të bëhet?

Në Shqipëri, mjafton një vizitë në një qendër tregtare për të vënë re se taksa rozë është e pranishme. Ndërgjegjësimi për këtë fenomen është hapi i parë për ta luftuar. Gratë duhet të kërkojnë transparencë nga kompanitë dhe të bëjnë zgjedhje të zgjuara kur bëjnë blerje.

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

The Pink Tax: When sexism also enters the shopping cart

Taksa Rozë: Kur seksizmi hyn edhe në karrocën e blerjeve

The latest INSTAT data show a sad reality: men are paid more than women, even though the latter are more educated. Only in 5 out of 36 occupational groups do women receive higher wages. But inequality doesn't just stop at wages. It also extends to products that are created and offered for women and girls, which often cost more just because they are pink. This phenomenon is known as "pink tax".

What is the pink tax?

Although it is called a tax, it is not a true fee imposed by the government. Rather, it is a silent practice used by companies to take advantage of female shoppers. Women's products—even when identical to men's—often command higher prices simply because of packaging, color, or the way they're advertised.

How does it work?

The price differences start with children's products. A pink bicycle costs up to 1000 Lek more than a black one, even though they have the same function. The same logic applies to everyday products: shampoos, razors, towels, even clothes for women are often more expensive than those for men.

And don't forget the ads that convince us: "This is a special shampoo for damaged hair." Actually, if you're reading the composition, it's the same as what your cousin uses, but he gets it for half the price.

Taksa Rozë: Kur seksizmi hyn edhe në karrocën e blerjeve

But the problem does not stop there. If a product is advertised to women, chances are it will be priced higher. In short, women, who are paid less, end up spending more on ordinary products, often without realizing it.

Because marketing has revealed a bitter truth to us: women are smart but also emotional consumers. "Take this, it's for you!" - and here we buy it, without thinking twice. For companies, it's like playing a game where the rules write themselves.

Taksa Rozë: Kur seksizmi hyn edhe në karrocën e blerjeve

What can be done?

In Albania, one visit to a shopping center is enough to notice that the pink tax is present. Awareness of this phenomenon is the first step to combat it. Women should demand transparency from companies and make smart choices when shopping.

----news/79334/taksa-roze-kur-izmi-hyn-edhe-ne-karrocen-e-blerjeve