Anabelizim

A “vrau” media online yjet e televizionit?

Ja çfarë thanë për Anabel: Blendi Fevziu, Arbana Osmani, Alketa Vejsiu, Dalina Buzi dhe Rudina Xhunga

A “vrau” media online yjet e televizionit?

“Video killed the radio star” (“Videoja vrau yllin e radios”), këndonin The Buggles në vitin 1979, duke paralajmëruar një të vërtetë të ashpër për kohën: televizioni po e zëvendësonte radion, duke sjellë një epokë të re ku ngjyrat dhe shkëlqimi dominonin mbi zërin e pastër dhe spontanitetin. Por siç ndodh shpesh, ajo që largohet, kthehet përsëri - këtë herë në një formë më moderne dhe ndoshta më të fuqishme. Kënga tingëllonte si një epitaf për një epokë që po zbehej.

Ja që koha ka një mënyrë të çuditshme për të na rikthyer tek origjina. Sot, duket sikur kërkojmë atë që një herë e lamë pas: spontanitetin, intimitetin dhe ndjesinë autentike që radioja ofronte. Këtë “rikthim” po e sjell media online, veçanërisht podcast-et, që shumë i shohin si evolucionin natyror të radios.

Dhe ndoshta ne mbetëm në kërkim të asaj magjie që e shuam vetë. Alketa Vejsiu, e cila ka vite që mbizotëron në skenat shqiptare me spektaklet e njohura si “X Factor Albania” dhe “Dance with me” paralelisht ka krijuar dhe podcastin e saj. Ky kalim është pikërisht një kthim tek origjinaliteti që ofron radio, të cilin dikur menduam se humbëm. “Podcast-i më rikthen te magjia e radios, aty ku ka më shumë përmbajtje sesa shkëlqim,” thotë Alketa. Në këtë hapësirë të re, ajo thotë për Anabel se është më e lirë për të treguar histori frymëzuese - qofshin ato nga të famshmit apo njerëz të zakonshëm. “Nuk ka kufizime, nuk ka skenar të ngurtë dhe as presione editoriale. Është një hapësirë ku mund të jem vetvetja.”

Ashtu siç The Buggles paralajmëronin për “vrasjen” e radios nga televizioni, tani po zbulojmë se ndoshta kalimi nga radio në televizion ishte një lloj ndryshimi i përkohshëm, për të kuptuar rëndësinë e thjeshtësisë që përmbajtja e humbi. Podcast-i na ofron atë që televizioni nuk e bëri dot: Një zë të vërtetë dhe lidhjen më të thellë që është parë deri tani me publikun. Në botën e podcast-it, nuk ka nevojë për drita të ndritshme apo kostume të shndritshëm si në skenë - vetëm një mikrofon dhe historitë që frymëzojnë.

“They took the credit for your second symphony”

“Rewritten by machine on new technology”

“And now I understand the problems you could see”

(“Ata morën meritat për simfoninë tënde të dytë”

“Të rishkruar nga teknologjia e re”

“Dhe tani kuptoj problemet që ti shihje”)

Televizioni tradicional shpesh ka qenë një hapësirë ku drejtuesit ose prezantuesit ndjekin një skenar të përgatitur nga të tjerë. Sado të përpiqen që të transmetojnë veten në fjalët që thonë, yjet e televizionit nuk do të jenë kurrë plotësisht të lirë për të qenë vetvetja. Sado stil origjinal të ketë një prezantues, ai përsëri do mbetet “rob” i skaletës.

Arbana Osmani, moderatorja dhe autorja që ka thyer rekorde shikueshmërie me “Big Brother Albania”, tani po ndërton shtëpinë e saj personale që ka barazuar, madje edhe kaluar shikueshmërinë e “shtëpisë së famshme” nga ku doli. Në një episod të “Mirëmbrëma Yje” me kolegun e saj, Arian Çani, ajo i tha: “Mund të bësh çfarë të duash.” E imagjinoni dot çfarë mund të ndodhte nëse e njëjta gjë bëhej në televizion? Aty çdo vendim është i saj, pa pasur pasoja. Ajo tregon për Anabel se e mori këtë iniciativë pa u nisur nga përfitimet, vetëm nga pasioni për atë që bën. Po sa punë duhet për të kaluar një program online?

“Si çdo sipërmarrje tjetër, jam angazhuar maksimalisht, pa bërë kompromis me cilësinë,” thotë Arbana. Me një ekip prej më shumë se 30 vetësh në produksion dhe postproduksion, ajo ka ndërtuar “Mirëmbrëma Yje”, por me lirinë për të qenë vetvetja në çdo hap. “Liria e plotë e shprehjes, që televizioni tradicional nuk ta ofron, është diçka e jashtëzakonshme.”

Por mediat online nuk janë vetëm për emisione dhe podcaste. Janë edhe për histori, kulturë dhe udhëtime - dhe këtë na e demonstron më së miri Blendi Fevziu. Drejtuesi i “Opinion” për 27 vite, ku ka mbajtur politikanët në rresht për dekada. Tani? Një dorë e tij ndodhet në debatet televizive dhe tjetra duke treguar mrekullitë e botës në vlogjet e tij.

Për të, mediat online janë një fushë e re për eksplorim. Fevziu ka gjetur një audiencë të re përmes video-ve të tij të udhëtimeve, ku ndan histori, kultura dhe përvoja nga e gjithë bota.

“Krejt e paplanifikuar,” thotë ai për fillimet e vlogjeve. “Shpesh udhëtimet më çonin në vende interesante dhe disa herë bëja video të shkurtra për të shpjeguar historinë e tyre. Vura re që këto video kishin shumë më tepër kuriozitet se sa fotot e thjeshta dhe një ndjekje më të madhe.”

Me më shumë se 48% të ndjekësve të tij në moshën 24-35 vjeç, Fevziu ka gjetur një mënyrë për të komunikuar me një audiencë që, ndoshta, nuk do ta kishte arritur vetëm me televizionin tradicional. Por disa të tjerë e kanë gjetur këtë mënyre komunikimi pak më herët.

Këtë herë, mamaja nuk do hajë e fundit! Përkundrazi mund t’ju themi që mamaja ka ngrënë pak para jush… Dalina Buzi, krijuesja dhe producentja e njohur për formatet që sollën risi si: “Love Likes Tirana” dhe “Hostel by Anabel”, nuk është thjesht në hap me kohën - ajo e ka bërë kohën të vrapojë pas saj! Që në fillimet e saj, ajo ka ndjekur një qasje që vë përmbajtjen në qendër, duke përdorur teknologji të thjeshtë për të krijuar lidhje me audiencën. 

“Unë nuk jam një figurë televizive që ka varur karrierën te ndonjë çati e përhershme,” thotë ajo. “Kam punuar gjithmonë me gjëra të thjeshta: një kamerë e zakonshme, ndriçim jo perfekt, audio me probleme. Për mua, gjithmonë ka pasur rëndësi fuqia e përmbajtjes.” Me projektin e saj të fundit, “Andale”, një platformë televizive digjitale, Dalina vazhdon të eksplorojë formatet e reja, duke krijuar përmbajtje që është e afërt me audiencën.

Në prodhimet e saj, ajo preferon të punojë me njerëz që nuk janë shumë “të konsumuar” në media, duke sjellë në qendër të vëmendjes personazhe të freskëta dhe me mendësi të ngjashme me të sajën. Dhe ndoshta, ky është sekreti i saj: një mënyrë origjinale për të komunikuar me një audiencë që e ndjek sepse ndihet pjesë e saj.

Por kur flasim për përmbajtje dhe ndikim online, Rudina Xhunga është padyshim një emër që nuk mund të mungojë. Ajo nuk është thjesht gazetare, por një kapitull i historisë së mediave shqiptare që po shkruhet tani në digjital. Dikur, nga studioja e famshme e emisionit politik, ajo përballej me politikanët. Sot? E njëjta energji, por me një audiencë më të madhe dhe një skenë të re: YouTube. Fillimet nuk ishin të qarta - as për të. “Nuk e di çfarë më pret përpara, por e di që rruga pas është mbyllur,” thotë ajo me bindje. Nga emisionet e para në RTSH e deri te krijimi i Dritare-s si webfaqe dhe televizion online, Rudina e ka bërë të qartë një gjë: ka lënë pas median tradicionale, por shpirtin e gazetarisë e ka marrë me vete. Në vitin 2021, ajo ngriti një studio, ndërtoi një hapësirë të re. “E quajta emisioni ‘Shqip’ i gjithë karrierës sime,” tregon ajo. 

Por tregon dhe një anë tjetër të botës online. “Kur bëmë 50 mijë ndjekës dhe na hakeruan, mendova se bëra gabim që besova në një rrugë të panjohur,” kujton Rudina. Por nuk u ndal. Sot, me 200 mijë ndjekës dhe 200 milionë shikime, ajo është më e sigurt se kurrë. “Nuk na gjen më asnjë hajdut digjital të papërgatitur,” thotë ajo me humor, duke e bërë të qartë që gjithçka është menduar deri në detaj.

“Ndjekësit nuk janë thjesht shikues, por pjesë e historisë sonë: dërgojnë lajme, bëhen të ftuar, krijojnë një marrëdhënie të vërtetë.” Ajo ka kuptuar se e ardhmja është në përshtatje dhe bashkëpunim. “Media online është e tashmja. E ardhmja… do ta shohim se ku do të jemi,” përfundon ajo me optimizëm.

“We can’t rewind, we’ve gone too far”

(“Nuk mund të kthehemi pas, kemi shkuar shumë larg”)

Ndonëse nuk mund të “kthejmë pas kohën,” evolucioni i medias na ka treguar se fuqia e tregimit mbetet e përjetshme, e ndoshta në të ardhmen e medias mund të gjejmë një copëz të së shkuarës. Dhe ndërsa teknologjia ecën përpara, këta emra të njohur po na tregojnë se gjithçka ka të bëjë me të qenit vetvetja, pavarësisht nëse je në një studio televizive apo në një dhomë të zakonshme me mikrofon. Revolucioni nuk është në ekrane, por në historitë që ato tregojnë. Dalina thotë se: “Edhe nëse tre podcaste kanë të njëjtin të ftuar, drejtuesi i jep identitetin dhe karakterin e tij emisionit.”

Të pestë këta emra të njohur kanë stile dhe qasje të ndryshme në krijimet e tyre, por i bashkon një qëllim i përbashkët: dëshira për të sjellë diçka të re. Po, mund të themi se televizioni ka pësuar një ndryshim të madh, por a i vrau ai yjet? Jo! Ata po shkëlqejnë më fuqishëm se kurrë! Tani, ata nuk janë të ngujuar vetëm në studiot e televizionit, ata janë kudo.

Ky artikull është shkruar nga Juliana Zguro, redaktore kontribuese në Anabel Media.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Did online media "kill" television stars?

A “vrau” media online yjet e televizionit?

Here's what they said about Anabel: Blendi Fevziu, Arbana Osmani, Alketa Vejsiu, Dalina Buzi and Rudina Xhunga

"Video killed the radio star," sang The Buggles in 1979, warning of a harsh truth about the times: television was replacing radio, ushering in a new era where color and glitz dominated over pure voice and spontaneity. But as often happens, what goes away comes back - this time in a more modern and perhaps more powerful form. The song sounded like an epitaph for a fading era.

Time has a strange way of bringing us back to our origins. Today, we seem to be looking for what we once left behind: the spontaneity, intimacy and authentic feeling that radio offered. This "return" is being brought about by online media, especially podcasts, which many see as the natural evolution of radio.

And maybe we were left looking for that magic that we extinguished ourselves. Alketa Vejsiu, who has been dominating the Albanian scene for years with the shows known as "X Factor Albania" and "Dance with me" has also created her own podcast. This transition is exactly a return to the originality that radio offers, which we once thought we lost. "Podcasting brings me back to the magic of radio, where there's more content than glitz," says Alketa. In this new space, she says of Anabel, she is freer to tell inspiring stories - whether they are from celebrities or ordinary people. "There are no restrictions, no rigid script and no editorial pressures. It's a space where I can be myself."

Just as The Buggles warned of the "killing" of radio by television, we are now discovering that perhaps the transition from radio to television was a kind of temporary change, to understand the importance of simplicity that content lost. The podcast offers us what television could not: A real voice and the deepest connection yet seen with the public. In the world of podcasting, there's no need for bright lights or flashy stage costumes—just a microphone and inspiring stories.

"They took the credit for your second symphony"

"Rewritten by machine on new technology"

"And now I understand the problems you could see"

("They took credit for your second symphony"

"Rewritten by new technology"

"And now I understand the problems you saw")

Traditional television has often been a space where leaders or presenters follow a script prepared by others. No matter how hard they try to convey themselves in the words they speak, television stars will never be completely free to be themselves. No matter how original a presenter's style is, he will still remain a "slave" of the stage.

Arbana Osmani, moderatorja dhe autorja që ka thyer rekorde shikueshmërie me “Big Brother Albania”, tani po ndërton shtëpinë e saj personale që ka barazuar, madje edhe kaluar shikueshmërinë e “shtëpisë së famshme” nga ku doli. Në një episod të “Mirëmbrëma Yje” me kolegun e saj, Arian Çani, ajo i tha: “Mund të bësh çfarë të duash.” E imagjinoni dot çfarë mund të ndodhte nëse e njëjta gjë bëhej në televizion? Aty çdo vendim është i saj, pa pasur pasoja. Ajo tregon për Anabel se e mori këtë iniciativë pa u nisur nga përfitimet, vetëm nga pasioni për atë që bën. Po sa punë duhet për të kaluar një program online?

“Si çdo sipërmarrje tjetër, jam angazhuar maksimalisht, pa bërë kompromis me cilësinë,” thotë Arbana. Me një ekip prej më shumë se 30 vetësh në produksion dhe postproduksion, ajo ka ndërtuar “Mirëmbrëma Yje”, por me lirinë për të qenë vetvetja në çdo hap. “Liria e plotë e shprehjes, që televizioni tradicional nuk ta ofron, është diçka e jashtëzakonshme.”

Por mediat online nuk janë vetëm për emisione dhe podcaste. Janë edhe për histori, kulturë dhe udhëtime - dhe këtë na e demonstron më së miri Blendi Fevziu. Drejtuesi i “Opinion” për 27 vite, ku ka mbajtur politikanët në rresht për dekada. Tani? Një dorë e tij ndodhet në debatet televizive dhe tjetra duke treguar mrekullitë e botës në vlogjet e tij.

Për të, mediat online janë një fushë e re për eksplorim. Fevziu ka gjetur një audiencë të re përmes video-ve të tij të udhëtimeve, ku ndan histori, kultura dhe përvoja nga e gjithë bota.

“Krejt e paplanifikuar,” thotë ai për fillimet e vlogjeve. “Shpesh udhëtimet më çonin në vende interesante dhe disa herë bëja video të shkurtra për të shpjeguar historinë e tyre. Vura re që këto video kishin shumë më tepër kuriozitet se sa fotot e thjeshta dhe një ndjekje më të madhe.”

Me më shumë se 48% të ndjekësve të tij në moshën 24-35 vjeç, Fevziu ka gjetur një mënyrë për të komunikuar me një audiencë që, ndoshta, nuk do ta kishte arritur vetëm me televizionin tradicional. Por disa të tjerë e kanë gjetur këtë mënyre komunikimi pak më herët.

Këtë herë, mamaja nuk do hajë e fundit! Përkundrazi mund t’ju themi që mamaja ka ngrënë pak para jush… Dalina Buzi, krijuesja dhe producentja e njohur për formatet që sollën risi si: “Love Likes Tirana” dhe “Hostel by Anabel”, nuk është thjesht në hap me kohën - ajo e ka bërë kohën të vrapojë pas saj! Që në fillimet e saj, ajo ka ndjekur një qasje që vë përmbajtjen në qendër, duke përdorur teknologji të thjeshtë për të krijuar lidhje me audiencën. 

“Unë nuk jam një figurë televizive që ka varur karrierën te ndonjë çati e përhershme,” thotë ajo. “Kam punuar gjithmonë me gjëra të thjeshta: një kamerë e zakonshme, ndriçim jo perfekt, audio me probleme. Për mua, gjithmonë ka pasur rëndësi fuqia e përmbajtjes.” Me projektin e saj të fundit, “Andale”, një platformë televizive digjitale, Dalina vazhdon të eksplorojë formatet e reja, duke krijuar përmbajtje që është e afërt me audiencën.

In her productions, she prefers to work with people who are not too "consumed" in the media, bringing to the center of attention fresh characters with a mindset similar to her own. And perhaps, this is her secret: an original way to communicate with an audience that follows her because she feels part of it.

But when we talk about content and influence online, Rudina Djunga is definitely a name that cannot be missed. She is not just a journalist, but a chapter in the history of Albanian media that is now being written digitally. Once, from the studio of the famous political show, she faced the politicians. Today? The same energy, but with a bigger audience and a new scene: YouTube. The beginnings were not clear - not even for him. "I don't know what lies ahead, but I know the road behind is closed," she says with conviction. From the first shows on RTSH to the creation of Dritare as a website and online television, Rudina has made one thing clear: she has left traditional media behind, but she has taken the spirit of journalism with her. In 2021, she set up a studio, built a new space. "I called the show 'Albania' of my entire career," she says. 

But it also shows another side of the online world. "When we got 50,000 followers and got hacked, I thought I made a mistake by trusting in an unknown path," Rudina recalls. But it didn't stop. Today, with 200k followers and 200 million views, she's more confident than ever. "No unprepared digital thief finds us anymore," she says with humor, making it clear that everything has been thought through.

"Followers are not just viewers, but part of our story: they send news, they become guests, they create a real relationship." She has realized that the future is in adaptation and cooperation. "Online media is the present. The future… we will see where we will be,” she concludes optimistically.

"We can't rewind, we've gone too far"

("We can't turn back, we've gone too far")

Although we cannot "turn back time," the evolution of media has shown us that the power of storytelling remains eternal, and perhaps in the future of media we can find a piece of the past. And as technology moves forward, these household names are showing us that it's all about being yourself, whether you're in a TV studio or a regular room with a microphone. The revolution is not in the screens, but in the stories they tell. Dalina says that: "Even if three podcasts have the same guest, the host gives his identity and character to the show."

All five of these well-known names have different styles and approaches in their creations, but they are united by a common goal: the desire to bring something new. Yes, we can say that television has undergone a big change, but did it kill the stars? No! They are shining brighter than ever! Now, they're not just confined to television studios, they're everywhere.