Anabelizim

Unpopular Opinion: Nuk e kanë fajin influencer-at për pasiguritë tona

Unpopular Opinion: Nuk e kanë fajin influencer-at për pasiguritë

Ju prezantojmë me rubrikën e re, Unpopular Opinion. Të gjitha kemi disa mendime që, nëse i themi me zë të lartë, na duket sikur do përfundojmë në burg. Jo sepse janë domosdoshmërisht të gabuara, por sepse janë…ndryshe. Nuk janë ato që shoqëria pret të dëgjojë, nuk janë të mbështetura nga masa dhe, mbi të gjitha, nuk janë të përshtatshme për t’u thënë në tavolinën e drekës me familjen. Këto janë ato mendime që i mbajmë për vete, i ndajmë vetëm me miqtë ose thjesht kafshojmë buzët për t’i mbajtur brenda. Unpopular opinions janë pikërisht ato mendime që shumica i konsideron të çuditshme, të guximshme ose thjesht të gabuara. Por jo çdo mendim që del jashtë rregullave është domosdoshmërisht i gabuar. Pra, ka ardhur koha të themi disa të vërteta jo aq të famshme. 

?

"Kam menduar shpesh për këtë gjë, sidomos në ato momente kur më kap pasiguria. Ajo ndjesia kur shfletoj Instagramin dhe papritur më duket sikur jeta ime është e mërzitshme. Shikoj dikë me një trup perfekt në pushime luksoze, dikë tjetër me një gardërobë që duket sikur sapo ka dalë nga një revistë mode, një tjetër me lëkurë të përsosur, sikur nuk e ka njohur stresin kurrë në jetë. Dhe aty për aty, më fillon ai zëri në kokë: “Pse unë s’dukem kështu? Pse nuk e kam këtë jetë? Ku gabova?”

Pastaj, pa e kuptuar, lind prirja për të fajësuar ata që tregojnë këtë realitet. “Influencer-at po e prishin mendjen e njerëzve,” dëgjohet shpesh. “Po e rrisin pasigurinë kolektive.” Po a është vërtet kështu? Apo thjesht është më e lehtë të fajësohet dikush tjetër, sesa të pranohet që ky krahasim është i pakuptimtë?

Kur e mendova më mirë, kuptova që që kur isha  fëmijë, standardet joreale të bukurisë dhe suksesit kanë qenë gjithmonë aty, vetëm se më parë vinin nga revista dhe televizioni. Më kujtohet kur fotot e Britney Spears bënin të besohej se çdo vajzë duhej të kishte një bel po aq të hollë dhe flokë që nuk elektrizoheshin kurrë. Dallimi është se atëherë nuk kishte një hapësirë për të shfryrë pakënaqësinë ndaj këtyre standardeve, ndaj gjithçka pranohej pa e vënë në dyshim.

Tani, me Instagramin dhe TikTok-un, gjithçka është më e prekshme dhe shfajësimi ka marrë një drejtim të ri: influencer-at. Por në thelb, ashtu si unë mendoj që edhe ju duhet të kuptoni që ato nuk kanë shpikur filtrat e bukurisë, as idenë se suksesi matet me luksin. Thjesht, ky realitet tashmë paraqitet më personal, më pranë, duke krijuar përshtypjen se gjithçka është e mundur për të gjithë – derisa vjen zhgënjimi.

Dhe pikërisht këtu qëndron dilema. Nëse një influencer poston një foto perfekte dhe lind një ndjesi pasigurie, problemi nuk është tek ajo. Është tek mënyra se si perceptohet vetja dhe bota përreth. Në fund të ditës, gjithçka varet nga zgjedhjet personale – se kë ndjek, çfarë përmbajtjeje konsumon, nëse krahasimi do të lejohet të ndikojë apo do të zëvendësohet me përqendrimin te vetja. Dhe nëse do të kishte një perfeksion të tillë, dëshira për ta ndarë me botën do të ishte e njëjtë.

Në këtë reflektim, fajësimi i influencer-ave duket si një rrugë e shkurtër për të shmangur një të vërtetë më të thellë: pasiguritë personale nuk burojnë nga një foto e kuruar me filtra, por nga mënyra si ndërtohet vetëbesimi dhe këndvështrimi mbi realitetin."- shkruar për Anabel nga një vajzë e sinqertë.

Shënim: Artikulli është përshtatur nga redaksia për qëllime editoriale dhe qartësie. Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Unpopular Opinion: Influencers are not to blame for our insecurities

Unpopular Opinion: Nuk e kanë fajin influencer-at për pasiguritë

Introducing the new column, Unpopular Opinion. We all have some opinions that, if we said them out loud, we feel like we'd end up in jail. Not because they're necessarily wrong, but because they're... different. They're not what society expects us to hear, they're not supported by the masses, and, above all, they're not appropriate to say at the dinner table with the family. These are the opinions we keep to ourselves, share only with friends, or simply bite our lips to keep them inside. Unpopular opinions are precisely those opinions that most people consider strange, daring, or just plain wrong. But not every opinion that goes outside the rules is necessarily wrong. So, it's time to say some not-so-popular truths. 

"I've thought about this often, especially in those moments when I'm overcome with insecurity. That feeling when I'm scrolling through Instagram and suddenly it seems like my life is boring. I see someone with a perfect body on a luxury vacation, someone else with a wardrobe that looks like they just stepped out of a fashion magazine, another with perfect skin, like they've never known stress in their life. And right there, that voice in my head starts: "Why don't I look like this? Why don't I have this life? Where did I go wrong?"

Then, without realizing it, the tendency arises to blame those who point out this reality. “Influencers are corrupting people’s minds,” one often hears. “They are increasing collective insecurity.” But is that really the case? Or is it simply easier to blame someone else than to admit that this comparison is meaningless?

When I thought about it, I realized that since I was a child, unrealistic standards of beauty and success have always been there, it's just that before they came from magazines and television. I remember when pictures of Britney Spears made you believe that every girl should have an equally thin waist and hair that never got electrified. The difference is that back then there was no space to vent dissatisfaction with these standards, so everything was accepted without question.

Now, with Instagram and TikTok, everything is more tangible and the excuse has taken a new direction: influencers. But basically, as I think you should understand, they didn't invent beauty filters, nor the idea that success is measured by luxury. It's just that this reality is now presented more personally, more closely, creating the impression that everything is possible for everyone - until disappointment comes.

And therein lies the dilemma. If an influencer posts a perfect photo and a sense of insecurity arises, the problem is not with it. It is with the way you perceive yourself and the world around you. At the end of the day, it all comes down to personal choices – who you follow, what content you consume, whether you allow comparison to influence you or whether it is replaced by self-focus. And if such perfection existed, the desire to share it with the world would be the same.

In this reflection, blaming influencers seems like a shortcut to avoiding a deeper truth: personal insecurities do not stem from a photo curated with filters, but from the way self-confidence and perspective on reality are built." - written for Anabel by an honest girl.

Note: The article has been adapted by the editorial team for editorial purposes and clarity. Copyright Anabel.al / Reprinting without the permission of the editorial team is prohibited.