Anabelizim

Unpopular Opinion: Jo çdo fëmijë është i bukur (dhe s'ka asgjë të keqe këtu!)

Unpopular Opinion: Jo çdo fëmijë është i bukur (dhe

Ju prezantojmë me rubrikën e re, Unpopular Opinion. Të gjitha kemi disa mendime që, nëse i themi me zë të lartë, na duket sikur do përfundojmë në burg. Jo sepse janë domosdoshmërisht të gabuara, por sepse janë…ndryshe. Nuk janë ato që shoqëria pret të dëgjojë, nuk janë të mbështetura nga masa dhe, mbi të gjitha, nuk janë të përshtatshme për t’u thënë në tavolinën e drekës me familjen. Këto janë ato mendime që i mbajmë për vete, i ndajmë vetëm me miqtë ose thjesht kafshojmë buzët për t’i mbajtur brenda. Unpopular opinions janë pikërisht ato mendime që shumica i konsideron të çuditshme, të guximshme ose thjesht të gabuara. Por jo çdo mendim që del jashtë rregullave është domosdoshmërisht i gabuar. Pra, ka ardhur koha të themi disa të vërteta jo aq të famshme.
Të nesërmen u zgjova e qetësuar si rrallëherë. Për herë të parë kuptova se sa e rëndësishme është hapësira personale edhe brenda një martese. Gjithmonë më është dukur se intimiteti ndërtohet duke ndarë çdo natë me dikë, por ndoshta, ai forcohet edhe duke dhënë hapësirë për veten.

Unpopular Opinion: Jo çdo fëmijë është i bukur (dhe

"Mbaj mend një ditë kur ndodhesha në një festë familjare dhe një tezja ime, gjithë krenari, më prezantoi nipin e saj të porsalindur (të paktën kështu dukej). Një grup njerëzish u mblodhën rreth karrocës dhe filluan refrenin klasik:

"O sa i bukur!"

"I lezetshmi i fisit!"

"Po si mund të jetë kaq perfekt?"

Unë hodha sytë brenda dhe... le të themi se nuk pashë një engjëll. Po, bebja ishte e vogël, e brishtë dhe e pafajshme, por gjithashtu kishte një ballë më të madh se i imi dhe disa rrudha të çuditshme në fytyrë.

Por unë e di rregullin e pashkruar: Nuk lejohet të mos thuash "sa i bukur"! Kështu që, i zënë ngushtë, dola me një nga frazat e mia të preferuara për situata të tilla:

"Sa fëmijë i veçantë!"


Një buzëqeshje e sforcuar, një tundje koke sikur po bëja një vlerësim serioz dhe ja ku shpëtova.

Por ja pyetja e madhe: Pse duhet të gënjejmë?

Seriozisht, pse kemi këtë presion social për të thënë që çdo fëmijë është një kryevepër estetike? Nuk ndodh me të rriturit. Kur takon një shok që nuk ke parë prej kohësh dhe ka bërë një zgjedhje të dyshimtë me modelin e flokëve, nuk je i detyruar ta quash "Brad Pitt-i shqiptar".

Por me bebet, shoqëria ka vendosur një kod të hekurt: "Gënje ose hesht përgjithmonë."

Le të jemi realistë: foshnjat sapo dalin në këtë botë kanë kaluar një proces traumatizues. Kanë qëndruar të palosur për muaj të tërë, pastaj dalin përmes një tuneli të ngushtë, të ngjeshur e të shtypur. A nuk është e logjikshme që shumica e tyre të mos duken tamam si një pikturë e Rilindjes Italiane?

Përveç kësaj, shumë bebe në muajt e parë duken si mini-bosë mafiozë që janë të lodhur nga jeta. Kjo s’do të thotë se nuk janë të mrekullueshëm në mënyrën e tyre! Vetëm se, e thënë thjesht, bukuria nuk është pika e tyre më e fortë në këtë fazë.

Kush vendosi që çdo fëmijë duhet të jetë i bukur?

Mendoj se është një kombinim i pritshmërive sociale dhe nevojës së prindërve për validim. Nëse një prind e ka kaluar 9 muaj duke pritur fëmijën e tij, normalisht që do të dëgjojë diçka pozitive. Dhe ne, si shoqëri e mirëedukuar në artin e shmangies, i japim atë që duan të dëgjojnë.

Por a nuk do ishte më e ndershme të kishim një qasje më realiste? Diçka si:

"Epo, do të bëhet një njeri i fortë!"

"Do të shohim kur t’i hapen më mirë tiparet!"

"Ka një fytyrë shumë... artistike!"

Në fund të fundit, pamja e foshnjës s’ka asnjë ndikim në atë se sa shumë do ta duam. E rëndësishme është që është i shëndetshëm, i lumtur dhe mbi të gjitha, i rrethuar nga njerëz që e duan pa kushte.

Pra, çfarë kemi mësuar?

Jo çdo fëmijë është i bukur dhe kjo është krejtësisht normale. Mund të shmangësh gënjeshtrat e mëdha me komplimente të zgjuara. Fëmijët nuk kanë nevojë të jenë të bukur që të jenë të mrekullueshëm. Dhe mbi të gjitha: le t’i lejojmë bebet të jenë “të shëmtuara” në paqe! Ato do të kenë gjithë jetën për të lulëzuar dhe nëse jo, ndoshta kanë personalitet…" - shkruar për Anabel nga një djalë i sinqertë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Unpopular Opinion: Not every child is beautiful (and there's nothing wrong with that!)

Unpopular Opinion: Jo çdo fëmijë është i bukur (dhe

Introducing the new column, Unpopular Opinion. We all have some opinions that, if we said them out loud, we feel like we'd end up in jail. Not because they're necessarily wrong, but because they're... different. They're not what society expects us to hear, they're not supported by the masses, and, above all, they're not appropriate to say at the dinner table with the family. These are the opinions we keep to ourselves, share only with friends, or simply bite our lips to keep them inside. Unpopular opinions are precisely those opinions that most people consider strange, daring, or just plain wrong. But not every opinion that goes outside the rules is necessarily wrong. So, it's time to say some not-so-popular truths.
The next day I woke up feeling calmer than I've ever felt. For the first time, I realized how important personal space is, even within a marriage. It's always seemed to me that intimacy is built by sharing every night with someone, but perhaps, it's also strengthened by giving yourself space.

Unpopular Opinion: Jo çdo fëmijë është i bukur (dhe

"I remember one day when I was at a family party and an aunt of mine, all proud, introduced me to her newborn grandson (at least that's what it seemed like). A group of people gathered around the cart and began the classic refrain:

"Oh, how beautiful!"

"The cutest of the tribe!"

"But how can it be so perfect?"

I looked inside and... let's just say I didn't see an angel. Yes, the baby was small, fragile, and innocent, but she also had a forehead bigger than mine and some weird wrinkles on her face.

But I know the unwritten rule: You're not allowed to not say "how beautiful"! So, embarrassed, I came up with one of my favorite phrases for such situations:

"What a special child!"


A forced smile, a nod of the head as if making a serious assessment, and that was it.

But here's the big question: Why should we lie?

Seriously, why do we have this social pressure to say that every child is an aesthetic masterpiece? It doesn't happen with adults. When you run into a friend you haven't seen in a while and they've made a questionable choice with their hairstyle, you don't have to call them "the Albanian Brad Pitt."

But with babies, society has established an ironclad code: "Lie or remain silent forever."

Let's be realistic: babies have been through a traumatic process when they first come into this world. They've been curled up for months, then emerge through a narrow, cramped, and crushed tunnel. Doesn't it make sense that most of them wouldn't look exactly like an Italian Renaissance painting?

Besides, many babies in the first few months look like mini-mafia bosses who are tired of life. That doesn't mean they aren't gorgeous in their own way! It's just that, simply put, cuteness isn't their strong point at this stage.

Who decided that every child had to be beautiful?

I think it's a combination of social expectations and parents' need for validation. If a parent has spent 9 months waiting for their child, they're naturally going to hear something positive. And we, as a society well-educated in the art of avoidance, give them what they want to hear.

But wouldn't it be fairer to take a more realistic approach? Something like:

"Well, he'll become a strong man!"

"We'll see when the features open up better!"

"He has a very... artistic face!"

Ultimately, a baby's appearance has no bearing on how much we love them. What matters is that they are healthy, happy, and above all, surrounded by people who love them unconditionally.

So, what have we learned?

Not every child is beautiful and that's perfectly normal. You can avoid big lies with clever compliments. Children don't need to be beautiful to be wonderful. And above all: let's let babies be "ugly" in peace! They will have their whole lives to flourish and if not, maybe they have personality..." - written about Anabel by an honest guy.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.