Pozitive :)

Për ty që nuk je i mirë me fjalët: Urime të këndshme për festën e Fitër Bajramit

Për ty që nuk je i mirë me fjalët: Urime të

Festa e Fitër Bajramit është një nga momentet më të rëndësishme dhe të gëzueshme për besimtarët muslimanë. Pas një muaji agjërimi dhe përkushtimi gjatë Ramazanit, kjo ditë simbolizon falenderimin, mirënjohjen dhe solidaritetin. Një nga mënyrat më të bukura për të shprehur gëzimin e kësaj feste është duke dërguar urime të përzemërta për të dashurit tuaj. Më poshtë, do të gjeni një listë me urime të ndryshme për këtë ditë, të përshtatshme për çdo rast, qofshin ato për familjarët, miqtë apo kolegët tuaj.

Urime të përgjithshme

"Gëzuar, Fitër Bajramin! Qoftë kjo festë një bekim për ty dhe familjen tënde, me shëndet, paqe dhe begati!"

"Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë lumturi dhe harmoni në jetën tënde. Gëzuar, Bajramin!"

"Zoti qoftë i kënaqur me sakrificën dhe lutjet tuaja. Uroj që Bajrami të sjellë më shumë dashuri, mirësi dhe begati!"

Urime për familjarët

"Gëzuar, Fitër Bajramin familja! Lutem që kjo festë të na sjellë edhe më shumë dashuri, mirëkuptim dhe paqe mes nesh!"

"Në këtë ditë të shenjtë, uroj që familja jonë të jetë gjithmonë e bashkuar, e lumtur dhe e mbushur me bekime!"

"Bajrami është më i bukur kur e festojmë së bashku! Ju dua pa fund dhe ju uroj një festë plot bekime!"

Urime për miqtë, kolegët

"[Emri], uroj që kjo festë të sjellë gëzim, sukses dhe shëndet për ty dhe të gjithë të dashurit e tu! Gëzuar Bajramin!"

"Gëzuar Bajramin! Të qoftë kjo festë një moment për t’u ndjerë falenderues dhe i lumtur me çfarë ke në jetë!"

"Në këtë ditë të shenjtë, uroj që çdo përpjekje e jotja të shpërblehet me begati dhe çdo ditë të jetë plot gëzim! Gëzuar Fitër Bajramin!"

"Qoftë kjo festë një moment për të reflektuar, për të falur dhe për të shpërndarë mirësi. Gëzuar Fitër Bajramin për ty dhe familjen tënde!"

Urime islame

"Bajrami është një kujtesë se mëshira dhe dashuria e Allahut janë të pafundme. Lutem që Ai t’ju bekojë me begati!"

"Zoti ua pranoftë agjërimin! Uroj që zemrat tuaja të mbushen me paqe e dashuri!"

"Allahu ju mbuloftë me dritën e Tij dhe ju dhëntë lumturi, shëndet dhe sukses në çdo hap të jetës suaj!"

REELS

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

E dini vet kujt duhet t’i bëni tag 🤓