Health

Kjo veçori na bën shumë më tërheqës, sipas ekspertëve

Kjo veçori na bën shumë më tërheqës, sipas

Sa herë dëgjojmë fjalën "tërheqëse" mendimi ynë i parë lidhet me pamjen fizike, por e vërteta është sa ka shumë më tepër karakteristika që na bëjnë tërheqës për të tjerët, por njëra është më e rëndësishme nga të gjitha, sipas hulumtimeve.

Psikologët dhe ekspertët e shëndetit mendor besojnë se dhembshuria/empatia është karakteristika që i bën të tjerët "të magjepsen" nga ne.

Kur flasim për dhembshuri, nuk nënkuptojmë thjesht të ndihemi të trishtuar për dikë ose një situatë, por të zhvillojmë një lidhje të thellë me të tjerët, pa u fokusuar në atë se si duken, kush janë ose nga vijnë.

Në thelb, ekspertët e kuptojnë dhembshurinë si lidhjen me tjetrin, interesin dhe mirëkuptimin që tregojmë, pa gjykuar.

Dhembshuria: Tipari kryesor që duhet të zhvillojmë

Pikëpamja e mësipërme mbështetet edhe nga shkenca. Sipas një studimi të vitit 2019 nga Universiteti i Karolinës së Veriut, shfaqja e dhembshurisë dhe sjelljes së mirë na rendit lart në listën se sa të dëshirueshëm jemi në sytë e të tjerëve.

"Kjo bën sens," thotë Eva C. Klohnen, profesore psikologjie. "Biologjikisht, ne jemi të tërhequr nga njerëz që tregojnë ndjeshmëri dhe dhembshuri. Të gjithë duam të na duan dhe të na kuptojnë."

Një tjetër ndikim pozitiv i kësaj sjelljeje është se na bën të dukemi më të rinj. Si? Zakonisht, treguesit e plakjes së ADN-së zvogëlohen gjatë jetës. Gjatësia e tyre mund t'u japë shkencëtarëve të dhëna se sa vjeç është dikush, por edhe sa shpejt po plaket.

Në studimin e vitit 2019, shkencëtarët krahasuan gjatësinë e treguesve të ADN-së të njerëzve që meditonin me qëllimin për t’u bërë më të sjellshëm dhe të qetë me ata që nuk e bënin këtë. Siç rezultoi, treguesit e atyre që praktikonin sjellje më të dhembshur nuk u ulën apo u tkurrën aspak, ndryshe nga të tjerët.

Studiuesit arritën gjithashtu në përfundimin se njerëzit që u përqendruan në zhvillimin e ndjeshmërisë ndaj të tjerëve treguan më shumë optimizëm, kishin nivel më të ulët të stresit dhe ishin më pozitivë për jetën në tërësi.

Si mund të tregoni më shumë dhembshuri dhe ndjeshmëri?

Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të treguar më shumë dhembshuri dhe për të ndryshuar mënyrën se si e shihni jetën:

1. Mendoni për një person që e doni shumë.

2. Lëreni dhembshurinë të "përqafojë" trupin tuaj. Ndjeni thellë ndjenjën e ngazëllimit që ju pushton kur arrini të ruani qetësinë dhe harmoninë me të tjerët.

3. Mbushni shtëpinë tuaj me gjëra që ju falin qetësi. Lulet, mobiljet dhe dekorimet mund t'ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

4. Shkruani një letër sikur po flisni me një të afërm, për atë që keni në mendje ose për një bisedë që keni bërë.

5. Përpiquni të vendosni veten në vendin e bashkëbiseduesit ose të një të huaji përpara se të gjykoni vendimet ose reagimet e tyre.

Burimi: Marie Claire

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

This feature makes us much more attractive, according to experts

Kjo veçori na bën shumë më tërheqës, sipas

Whenever we hear the word "attractive" our first thought is related to physical appearance, but the truth is that there are many more characteristics that make us attractive to others, but one is the most important of all, according to research.

Psychologists and mental health experts believe that compassion/empathy is the characteristic that makes others "fascinated" by us.

When we talk about compassion, we don't just mean feeling sad for someone or a situation, but developing a deep connection with others, without focusing on what they look like, who they are, or where they come from.

Essentially, experts understand compassion as the connection with the other, the interest and understanding we show, without judgment.

Compassion: The Key Trait We Need to Develop

The above view is also supported by science. According to a 2019 study from the University of North Carolina, displaying compassion and good behavior ranks us high on the list of how desirable we are in the eyes of others.

"It makes sense," says Eva C. Klohnen, a psychology professor. "Biologically, we are attracted to people who show empathy and compassion. We all want to be loved and understood."

Another positive impact of this behavior is that it makes us look younger.  How? Typically, DNA markers of aging decrease over time. Their length can give scientists clues about how old someone is, but also how quickly they're aging.

In a 2019 study, scientists compared the length of DNA markers in people who meditated with the goal of becoming kinder and calmer with those who didn't. As it turned out, the markers in those who practiced more compassionate behavior didn't decrease or shrink at all, unlike the others.

The researchers also concluded that people who focused on developing empathy for others showed more optimism, had lower levels of stress, and were more positive about life overall.

How can you show more compassion and empathy?

There are several steps you can take to show more compassion and change the way you view life:

1. Think of a person you love very much.

2. Let compassion "embrace" your body. Feel deeply the sense of exhilaration that comes over you when you manage to maintain peace and harmony with others.

3. Fill your home with things that bring you peace. Flowers, furniture, and decorations can help you feel better.

4. Write a letter as if you were talking to a relative, about what's on your mind or about a conversation you've had.

5. Try to put yourself in the shoes of the interlocutor or a stranger before judging their decisions or reactions.

Source: Marie Claire

----news/81673/kjo-vecori-na-ben-shume-me-terheqes-sipas-eksperteve