Lifestyle

Sipërmarrësi Samir Mane sjell emrin e madh francez të modës, për të gjithë!

Sipërmarrësi Samir Mane sjell emrin e madh francez të modës,

Grupi BALFIN - një grup i mirënjohur dhe me portofol të diversifikuar investimesh në Ballkanin Perëndimor, i themeluar nga sipërmarrësi Samir Mane - ka hyrë në një partneritet strategjik me markën franceze të modës KIABI, që diferencohet për veshjet e cilësisë së lartë dhe çmimet e saj të arsyeshme. Marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm për Grupin BALFIN, pasi forcon praninë e tij në sektorin e shitjeve, ndërsa prezanton markën e njohur ndërkombëtare KIABI në vende si Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe Kosovë. Përmes kësaj marrëveshjeje, KIABI do të hapë dyqanin e parë në Shqipëri, me plane të mëtejshme zgjerimi në vendet fqinje.

Synimi është që, me çmime konkurruese, të ofrohet një gamë e gjerë produktesh të qëndrueshme e të cilësisë së lartë, për të përmirësuar përvojën e blerjeve për klientët, e për të ofruar për familjet një destinacion të vetëm mode. Kiabi është pjesë e Grupit të madh francez Mulliez, që udhëhiqet nga familja Mulliez dhe zotëron marka të njohura si Decathlon, Auchan, Leroy Merlin, Boulanger, Midas, Jules, Oney, si dhe shumë marka të tjera, po kaq të njohura. KIABI është një markë franceze e shquar dhe koncepti i saj unik, duhet thënë, po pushton tregun ndërkombëtar. Qasja jonë ndaj çmimeve, stilit të pakontestueshëm, qëndrueshmërisë, por edhe përvoja jonë e gjerë në blerjet online, na bën vërtet unikë. Sot, sfidat tona të rritjes na çojnë në çdo vend ku ka familje.

Ne synojmë të zhvillojmë partneritete të të gjitha llojeve dhe në të gjitha kanalet, për të arritur në sa më shumë familje. KIABI është një retail-er lokal që ka si qëllim ‘ta bëjë jetën më të lehtë përfamiljet’, duke u përshtatur me çdo zonë urbane dhe rurale, e duke sjellë koleksione dhe zgjidhje të qëndrueshme”, - thotë Francois Haimez, Drejtuesi Ndërkombëtar i KIABI. Julian Mane, Zëvendëspresident i sektorit të retail-it në Grupin BALFIN, thekson:

"Kjo marrëveshje shënon fillimin e një udhëtimi emocionues, duke filluar me hapjen e dyqanit të parë të KIABI në Shqipëri, e duke vazhduar me zgjerim më të gjerë rajonal. Ndërkohë që e kuptojmë se do të kemi sfida përpara, jemi të bindur se, së bashku me KIABI, do të arrijmë t’i përballojmë ato. Vizioni ynë është të rritemi në mënyrë strategjike në kryeqytete dhe qytete kryesore, duke punuar pa u lodhur për të plotësuar dhe tejkaluar pritshmëritë e klientëve dhe partnerëve tanë."
Fashion Group Albania, një nga kompanitë e Grupit BALFIN, ka luajtur një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e negociatave midis grupit dhe KIABI. Partneriteti ndërmjet KIABI dhe Grupit BALFIN vjen në një kohë kur ka një kërkesë në rritje nga familjet në rajon për modën e përballueshme. Ky bashkëpunim ka për qëllim të përmbushë këtë kërkesë, duke kontribuar gjithashtu në krijimin e mbi 400 vendesh pune, dhe për pasojë, në stimulimin e zhvillimit ekonomik lokal. Për më tepër, angazhimi i KIABI për
qëndrueshmëri, produkte të cilësisë së lartë dhe klientë të kënaqur, i forcon pozitat e saj si markë lider në sektorin e modës së përballueshme.

Rreth KIABI

E themeluar në vitin 1978 në veri të Francës, KIABI është marka kryesore e modës për veshjet standarde, dhe është mjaft e dashur për familjet. Ajo ka një rrjet prej 640 pikash në 33 shtete dhe gjeneron shitje prej 2.5 miliardë eurosh (+5% krahasuar me vitin 2023). KIABI bashkon pothuajse 10,000 punonjës të 83 kombësive. Ndërsa i qëndron besnike ADN-s për modë të përballueshme, marka është duke u transformuar për t’i ofruar të gjithëve një stil më të qëndrueshëm jetese.

Ky angazhim bazohet në përdorimin e materialeve me ndikim më të ulët mjedisor; materialeve të përdorura për jetëgjatësi dhe veshje që i rezistojnë kohës, si dhe në nisma solidariteti të mbështetura nga Fondacioni KIABI. Një angazhim kolektiv që ka bashkuar punonjës, partnerë dhe familje për gati 50 vite. Për më shumë informacion, vizitoni www.kiabi.com

Rreth Grupit BALFIN

Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimit dhe më me ndikim në Ballkanin Perëndimor, me total asetesh prej 2.8 miliardë eurosh për vitin 2024, dhe me fuqi punëtore prej mbi 5,500 punonjësish. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Z.Samir Mane, grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kanada, Maqedoninë e Veriut, Holandë, Mal të Zi, Kroaci, Zvicër dhe SHBA. Me një portofol të diversifikuar në industri si pasuri të paluajtshme, shitje me pakicë dhe shumicë, banka, turizëm, energji dhe logjistikë, Grupi BALFIN është pozicionuar si një
partner i besueshëm për shumë kompani ndërkombëtare dhe institucione financiare.

Dedikimi i grupit ndaj zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe përgjegjësisë sociale e ka konsoliduar rolin e tij si një forcë shtytëse për ndryshime pozitive në rajon. Si pjesë të një angazhimi afatgjatë për përgjegjësinë sociale, që nga viti 2023, iniciativat filantropike të Grupit janë konsoliduar nën themelimin e Fondacionit Mane, një platformw dedikuar fuqizimit të komuniteteve, avancimit të arsimit dhe mbështetjes së zhvillimit gjithëpërfshirës në të gjitha vendet ku operon Grupi BALFIN.

Qëndroni të informuar: Web || Facebook || Linkedin || Instagram

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Entrepreneur Samir Mane brings the big French fashion name to everyone!

Sipërmarrësi Samir Mane sjell emrin e madh francez të modës,

BALFIN Group - a well-known and diversified investment group in the Western Balkans, founded by entrepreneur Samir Mane - has entered into a strategic partnership with the French fashion brand KIABI, which is differentiated by its high-quality clothing and reasonable prices. The agreement marks an important step for BALFIN Group, as it strengthens its presence in the retail sector, while introducing the internationally renowned KIABI brand to countries such as Albania, North Macedonia, Montenegro and Kosovo. Through this agreement, KIABI will open its first store in Albania, with further expansion plans in neighboring countries.

The aim is to offer a wide range of sustainable and high-quality products at competitive prices, to improve the shopping experience for customers, and to offer families a single fashion destination. Kiabi is part of the large French Mulliez Group, which is led by the Mulliez family and owns well-known brands such as Decathlon, Auchan, Leroy Merlin, Boulanger, Midas, Jules, Oney, as well as many other, equally well-known brands. KIABI is a prominent French brand and its unique concept, it must be said, is conquering the international market. Our approach to prices, undisputed style, sustainability, but also our extensive experience in online shopping, makes us truly unique. Today, our growth challenges take us to every country where there are families.

We aim to develop partnerships of all kinds and across all channels, to reach as many families as possible. KIABI is a local retailer that aims to 'make life easier for families', adapting to every urban and rural area, and bringing sustainable collections and solutions”, says Francois Haimez, International Director of KIABI. Julian Mane, Vice President of the retail sector at the BALFIN Group, emphasizes:

"This agreement marks the beginning of an exciting journey, starting with the opening of KIABI's first store in Albania, and continuing with wider regional expansion. While we understand that there will be challenges ahead, we are confident that, together with KIABI, we will be able to meet them. Our vision is to grow strategically in capitals and key cities, working tirelessly to meet and exceed the expectations of our customers and partners."
Fashion Group Albania, one of the BALFIN Group companies, has played an important role in leading the negotiations between the group and KIABI. The partnership between KIABI and BALFIN Group comes at a time when there is a growing demand from families in the region for affordable fashion. This collaboration aims to meet this demand, while also contributing to the creation of over 400 jobs, and consequently, to stimulating local economic development. Furthermore, KIABI's commitment to
sustainability, high-quality products, and satisfied customers strengthens its position as a leading brand in the affordable fashion sector.

About KIABI

Founded in 1978 in the north of France, KIABI is the leading fashion brand for standard clothing, and is well-loved by families. It has a network of 640 points in 33 countries and generates sales of 2.5 billion euros (+5% compared to 2023). KIABI brings together almost 10,000 employees of 83 nationalities. While remaining true to its DNA of affordable fashion, the brand is transforming itself to offer everyone a more sustainable lifestyle.

This commitment is based on the use of materials with the lowest environmental impact; materials used for durability and time-resistant clothing, as well as solidarity initiatives supported by the KIABI Foundation. A collective commitment that has brought together employees, partners and families for almost 50 years. For more information, visit www.kiabi.com

About BALFIN Group

BALFIN Group is one of the most successful and influential investment groups in the Western Balkans, with total assets of EUR 2.8 billion by 2024, and a workforce of over 5,500 employees. Founded in 1993 in Vienna by Mr. Samir Mane, the group operates in Austria, Albania, Kosovo, Bosnia and Herzegovina, Canada, North Macedonia, the Netherlands, Montenegro, Croatia, Switzerland and the USA. With a diversified portfolio in industries such as real estate, retail and wholesale, banking, tourism, energy and logistics, BALFIN Group has positioned itself as a
reliable partner for many international companies and financial institutions.

The group's dedication to economic development, innovation and social responsibility has consolidated its role as a driving force for positive change in the region. As part of a long-term commitment to social responsibility, since 2023, the Group's philanthropic initiatives have been consolidated under the establishment of the Mane Foundation, a platform dedicated to empowering communities, advancing education and supporting inclusive development in all countries where the BALFIN Group operates.

Stay informed: Web || Facebook || Linkedin || Instagram