Lifestyle

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s'duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s'duhet të vishni

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve, sidomos gjatë verës.

 Çfarë duhet të vishni dhe çfarë duhet të mos vishni në një fluturim 

“Linjat ajrore nuk do t'jua tregojnë gjithmonë këtë, por ekziston një kod veshjeje i fshehur. Nëse e shkelni atë, mund t'ju mohohet hipja në bord, të vonoheni në kontrollet e sigurisë ose, edhe më keq, të rrezikoni një emergjencë.”

Mund të mos e kishit menduar, por bëhet fjalë për këpucët me takë të lartë.

"Taket e larta mund të shpojnë rrëshqitësen e evakuimit të aeroplanit ", theksoi 29-vjeçarja, duke shpjeguar se evakuimi në një rast të tillë do të shndërrohej në një makth.

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s'duhet të vishni

Por ka edhe të tjera veshje, të cilat do të jenë të parehatshme në rast urgjence, siç janë fustanet e shkurtra, fundet dhe pantallonat e shkurtra.

"Po, mund të duken bukur në Instagram, por në rast evakuimi ato çojnë në djegie (nga fërkimi) apo gërvishtje."

Ish-stjuardesa shprehet se duhet të përfytyrojmë veten duke zbritur në rrëshqitësen e fryrë me lëkurën e ekspozuar.

 “Është e dhimbshme dhe e rrezikshme”, shtoi ajo.

Gjithashtu nuk rekomandohet të vishni geta, pasi janë të bëra nga materiale që digjen shumë shpejt. Prandaj, në rast zjarri në aeroplan, "ato mund të shkrihen në lëkurë dhe të shkaktojnë djegie serioze".

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s'duhet të vishni

Pra, çfarë duhet të veshim para se të nisemi për në aeroport? Bacilieri rekomandon atlete të rehatshme, pantallona të gjata dhe një xhaketë/bluzë të lehtë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

----news/82223/kodi-i-fshehur-i-veshjes-cfare-s-duhet-te-vishni-kurre-gjate-nje-udhetimi-me-avion