Lëkura

“Djegia nga margarita”: Kemi një lajm të keq për ty që pëlqen të pish kokteje me limon :(

“Djegia nga margarita”: Kemi një lajm të keq për ty

Që t’i biem shkurt: Konsumimi i pijes tënde të preferuar, margarita-s, mund të ndikojë në djegien nga dielli.

Që t’i biem gjatë: Po të sqarojmë që të të bindim ta mbash pak dorën (dhe buzët) kur porosit.

Në fakt, mund të mos e kesh dëgjuar kurrë, por konsumimi i margarita-s lidhet me fitofotodermatitin (si kupa me kapak – kupa pa kapak - provo ta thuash 3 herë) dhe është super i zakonshëm.

Çfarë është fitofotodermatiti?

“Njerëzit shpesh mendojnë se është alergji nga dielli, por në fakt është një reagim toksik,” thotë dermatologia Elizabeth Geddes-Bruce. Kimikatet në lëngun e limonit bashkëveprojnë me diellin dhe shkaktojnë një reagim intensiv që lë pas një djegie me flluska ose hiperpigmentim.  Dermatologia/u jote/yt ndoshta do ta kuptojë menjëherë që ke fitofotodermatit.

Si duket djegia nga margarita, ose fitofotodermatiti?

Në rastet më ekstreme, fitofotodermatiti mund të shkaktojë flluska të çrregullta në të gjithë zonën e prekur të lëkurës. Në vitin 2019, Allana Davison, influencuese në YouTube, dogji duart në Tulum, teksa ishte me pushime. Ajo shtrydhi një sasi të madhe limonësh në duar dhe rezultati ishte një djegie e rëndë.

Diçka që duhet ta theksojmë: Djegia mund të jetë e rastësishme, pasi mund të ndodhë në zonën kur lëkura që ka rënë në kontakt me lëngun e limonit, është ekspozuar në diell.

Si ndodh?

Një mësim i shpejtë kimie: Lëngu i limonit përmban një kimikat të quajtur ‘furokoumarin’, që reagon keq me ekspozimin ndaj dritës UV, shpjegon dermatologia Rachel Nazarian.

“Kur je në diell dhe ke lëng limoni në lëkurë, zona e prekur mund të inflamatohet dhe të irritohet”, thotë Dr. Nazarian.

“Mund të shfaqet ndryshe në lëkura të ndryshme, në varësi edhe të mënyrës së ekspozimit. Për shembull, nëse po shtrydhje limona në plazh për margarita, mund të shfaqet midis gishtit të madh dhe gishtit tregues. Në rastin kur e pi nga gota, mund të shfaqet rreth buzëve”.

Është pothuajse gjithmonë lëngu i limonit që shkakton fitofotodermatit, por, sipas Dr. Geddes-Bruce, janë raportuar edhe disa raste që vijnë nga konsumimi i selinosë ose panës, të cilat kanë shkaktuar reagim toksik. Parfumet e vjetra të formuluara me përzierje vajrash bimore gjithashtu mund të jenë faktorë, shton Dr. Nazarian.

Çfarë duhet të bësh nëse jam djegur?

Së pari, merr frymë thellë. Nëse ndodh në moment—pra, sapo të ketë rënë lëng limoni mbi lëkurë dhe je në diell—Dr. Geddes-Bruce rekomandon ta lash menjëherë zonën.

“Mund të provosh të aplikosh një krem hidrokortizon mbi zonë, menjëherë pas ekspozimit.”

Fatkeqësisht, reagimi është mjaft traumatizues për vetë lëkurën. “Pasi të ketë ndodhur reagimi, thjesht kërkon kohë për të kaluar,” thotë Dr. Nazarian.

Gjithashtu, mund të flasësh me dermatologun/en për kremra që ndihmojnë në tkurrjen e hiperpigmentimit. “Më pëlqen të përdor produkte që ndihmojnë në këtë proces,” shton Dr. Nazarian.
Duhet të jesh shumë i/e kujdesshëm/me me mbrojtjen nga dielli. “Edhe në fazën inflamatore, lëkura është ende shumë e ndjeshme,” thotë Dr. Nazarian.

“Është thuajse si të kesh një djegie aktive dhe të ekspozohesh prapë në diell—lëkura është më e brishtë ndaj rrezatimit që e godet, kështu që shmangia e diellit dhe përdorimi i kremit kundër tij janë jashtëzakonisht të rëndësishme”.

Ja pra, e more vesh edhe këtë. Kur të jesh në plazh, një gin tonic pa limon të bën punë.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅