Health

5 mënyra se si mund t’i qëndrosh pranë shoqes që po kalon një moment të vështirë

5 mënyra se si mund t’i qëndrosh pranë shoqes që po

Është e vërtetë që nuk mund të dimë gjithmonë çfarë të themi ose si të sillemi me një mikeshë që po kalon një kohë të vështirë, ndaj ndonjëherë duket më e lehtë të injorosh situatën, nga frika se mos i përkeqëson gjërat. Megjithatë, ashtu siç duam që miqtë tanë të na qëndrojnë pranë, edhe ne duhet t’u qëndrojmë pranë kur kanë nevojë për ne, qoftë edhe vetëm duke i dëgjuar.

Lexoni më poshtë pesë mënyra se si mund të ndihmoni shëndetin mendor të një mikeshe, sipas faqes PsychologyNow.gr.

1. Jepni hapësirë

Dëgjojeni me kujdes. Kjo do të thotë të heshtësh, të mos flasësh dhe të dëgjosh me kujdes. Nëse ajo është emocionale, e trishtuar ose e zemëruar dhe e ndan këtë me ty, kjo është një shenjë besimi. Pra, jepini hapësirë të shprehet plotësisht.

2. Lërini këshillat mënjanë

Këshillat joprofesionale nuk janë të dobishme, përkundrazi përforcojnë ndjenjën e frustrimit. Mund ta dish këtë nga përvoja personale: ne rrallë ndjekim këshilla që nuk i kemi kërkuar. Gjëja e mirë është se ajo e di që ti do të jesh aty për të kur të ketë nevojë.

3. Mbajini larg përvojat personale

Kur përballemi me vështirësi, bëhemi të ndjeshëm. Kur na tregohet një përvojë personale dhe ne ndajmë historinë tonë, mund ta bëjmë personin tjetër të ndihet sikur nuk është vetëm, por mos prisni plotësisht që miku juaj të ketë një reagim pozitiv ndaj kësaj.

Gjithashtu, kur përballemi me një situatë, nuk duam të dëgjojmë se dikush tjetër e menaxhoi më mirë situatën. Fakti që një veprim i caktuar funksionoi në mënyrë efektive për ty nuk do të thotë se do të funksionojë edhe për mikeshën tuaj.

4. Shmangni kritikat

Bëni shumë pyetje, por mos gjykoni. Mund të të duket banale, por shoku/shoqja jote mund të mos e kuptojë se ka vepruar gabim. Ose ndoshta nuk e kupton sa e dukshme është kjo për të tjerët. Trajtimi i problemit në mënyrën e gabuar mund të çojë në distancimin e personit që është në vështirësi.

5. Ji specifike

Nëse miku/shoqja kërkon me insistim një rrugëzgjidhje apo këshillë, por nuk e ke idenë se si ta ndihmosh, atëherë mund të bëni një sugjerim specifik. Për shembull, mund të thuash: “Ndoshta këshilla e një eksperti do të të ndihmonte më shumë.”

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

5 ways you can stand by your friend who is going through a difficult time

5 mënyra se si mund t’i qëndrosh pranë shoqes që po

It's true that we may not always know what to say or how to behave with a friend who is going through a difficult time, so sometimes it seems easier to ignore the situation, for fear of making things worse. However, just as we want our friends to be there for us, we should also be there for them when they need us, even if it's just by listening.

Read below five ways you can help a friend's mental health, according to the PsychologyNow.gr website.

1. Give space

Listen carefully. This means being quiet, not talking, and listening carefully. If she is emotional, sad, or angry and shares this with you, it is a sign of trust. So give her space to express herself fully.

2. Leave the advice aside.

Unprofessional advice is not helpful, on the contrary, it reinforces the feeling of frustration. You may know this from personal experience: we rarely follow advice that we did not ask for. The good thing is that she knows that you will be there for her when she needs it.

3. Keep personal experiences at bay

When we face difficulties, we become empathetic. When we are told a personal experience and we share our story, it can make the other person feel like they are not alone, but don't fully expect your friend to have a positive reaction to it.

Also, when we are faced with a situation, we don't want to hear that someone else handled the situation better. The fact that a certain action worked effectively for you doesn't mean that it will work for your friend.

4. Avoid criticism

Ask lots of questions, but don't judge. It may seem trivial to you, but your friend may not realize that they have done something wrong. Or maybe they don't realize how obvious it is to others. Handling the problem the wrong way can lead to distancing the person who is struggling.

5. Be specific.

If your friend is persistently asking for a solution or advice, but you have no idea how to help, you can make a specific suggestion. For example, you could say, “Maybe an expert’s advice would help you more.”

Source: Marie Claire

Suggested articles:

 

----news/82359/5-menyra-se-si-mund-t-i-qendrosh-prane-shoqes-qe-po-kalon-nje-moment-te-veshtire