Lifestyle

Dy murgeshat bëhen virale pas performancës me beatbox

Dy murgeshat bëhen virale pas performancës me beatbox

Nëse mendoni se e keni parë gjithçka në TikTok, prisni derisa të njiheni me murgeshat që bëjnë beatbox dhe kërcejnë në televizion. Dy murgesha braziliane, motrat Marizele Cassiano dhe Marisa de Paula, po bëjnë namin në rrjetet sociale pas një momenti plot energji në një program televiziv katolik.

Shën.red. Beatbox është një formë arti ku njerëzit përdorin zërin dhe gojën për të imituar ritme dhe tinguj muzikorë, zakonisht të instrumenteve si bateria, basi apo efekte të tjera muzikore.

Motrat Marizele Cassiano dhe Marisa de Paula po flisnin për një kamp për thirrjen fetare në kanalin televiziv Pai Eterno kur përmendën një këngë që flet për thirrjen në jetën fetare.

Ato u ngritën dhe nisën të këndonin, të bënin beatbox dhe të vallëzonin. Pastaj prezantuesi, dhjaku Giovani Bastos, iu bashkua, duke përsëritur lëvizjet.

“Momenti ishte krejt spontan,” tha motra Marizele për Associated Press. “Me motrën Marisa, mjafton të fillosh një ritëm dhe ajo do të kërcejë. Ndërsa unë jam mësuar me këndim dhe beatbox. Ishte shumë e natyrshme për ne, por befasuese që u bë virale edhe jashtë Brazilit.”

Motrat janë të angazhuara në punë sociale me të rinj që përballen me varësinë ndaj drogës dhe besojnë se muzika është një mjet i fuqishëm për të prekur zemrat e tyre. “Beatbox-i, kërcimi dhe këngët janë mjete që Zoti përdor për të arritur te njerëzit me të cilët punojmë. Dhe funksionon. Është e bukur për t’u parë,” shton motra Marizele.

Motra Marisa nuk ka një llogari në Instagram, ndërsa motra Marizele ka kaluar mbi 100 mijë ndjekës që prej momentit viral.

Pra, kush tha që rruga drejt thirrjes hyjnore nuk mund të ketë pak ritëm?

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

----news/82559/dy-murgeshat-behet-virale-pas-performances-me-beatbox