Metropolitan

E pashë Shkodra Elektronike live në Eurovision… dhe kuptova që Shqipëria është gati për më shumë.

E pashë Shkodra Elektronike live në Eurovision… dhe kuptova

Nuk ka kaluar shumë që nga nata kur Shkodra Elektronike ndezi skenën e Eurovisionit në Basel, por mjaftueshëm për të kuptuar se ajo performancë nuk ishte moment kalimtar. Ishte një pikë kthese. Një ato ngjarje të rralla që e shikon dhe, edhe pas javësh, të rri në mendje… jo për spektaklin, por për ndjesinë. Unë isha aty. Dhe ndërsa sot shoh prapa, e kuptoj edhe më qartë pse ajo çfarë ndodhi në atë skenë ishte më shumë se një këngë. Ishte një deklaratë. 

Shkodra Elektronike solli një Shqipëri që jo vetëm që përfaqësohet, por edhe përfaqëson. Një version i vendit tonë ku rrënjët e folklorit nuk janë pengesë për të ardhmen, por bazë për diçka të re. Si dikush që punon çdo ditë në ndërtimin e një kompanie që flet gjuhën e teknologjisë, por dëgjon zërin e njerëzve, e pashë veten në atë performancë. 

E pashë Shkodra Elektronike live në Eurovision… dhe kuptova

Në Iute, e dimë që inovacioni nuk është vetëm teknologjik. Është emocional. Është kulturor. Është aftësia për ta thënë të njëjtën histori me një zë krejtësisht tjetër. Dhe kjo është ajo që bëri Shkodra Elektronike: tregoi që edhe ne, shqiptarët, mund të çojmë në skena ndërkombëtare jo vetëm zëra të bukur, por ide të mëdha. Mbështetja jonë për ta nuk ishte rastësi. Ishte përputhje vlerash. Sepse edhe ne besojmë që Shqipëria ka më shumë për të treguar. Dhe nëse duam një vend që udhëheq, duhet të fillojmë të mbështesim ata që guxojnë të tregojnë historinë ndryshe. 

Eurovisioni përfundoi, por diskutimi që nxiti vazhdon. Dhe ne, si kompani, si profesionistë, si qytetarë, duhet të jemi pjesë e tij. Nuk mbështesim artin për të qenë “cool”. E mbështesim sepse besojmë se është mënyra më e fuqishme për të ndërtuar të ardhmen.

Nga CEO i Iute Albania

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb