Lifestyle

Me këto përgjigje, askush më nuk do të ketë guximin të të thotë “je shëndoshur”

Me këto përgjigje, askush më nuk do të ketë guximin

Gjatë gjithë jetës, njeriu merr dhe lë kilogramë për arsye të ndryshme, të cilat mund të jenë shëndetësore, apo pasojë e medikamenteve të ndryshme, apoo thjesht dikush ndihet rehat në lëkurën e tij/ saj dhe me peshën aktuale.

Gjithsesi, sërish kjo nuk i ndalon komentet “je shëndoshur”, “uaaa, e paske lëshu’ veten”, “sa i/ e mirë ke qenë”, etj. Të gjithë i kemi dëshmuar e do vijojmë t’i dëshmojmë. Ne s’i ndalim dot njerëzit pa takt, ama kemi disa përgjigje që do t’i bëjnë të mendohen dy herë para se të flasin.

1. Po, e di, kam pasqyrë

Nëse unë shëndoshem e di më mirë se të gjithë. Fundja është trupi im, pasqyrë kam, e shoh gjithçka, edhe më mirë se ti.

2. Më hahet një trileçe

Kjo po ndodh tani, ndërkohë që ti po më flet.

3. Buzëqesh dhe shikoje drejt e në sy

Ky është një trik psikologjik që e bën personin përballë të heshtë dhe të mendojë se ka diçka që nuk shkon me të.

4. Uaa, edhe ti, por ndryshe nga ti, unë s'jam aq njeri pa takt!

Po po, nëse ata tregohen të pasjellshëm, kthejua me të njëjtën monedhë.

5. Po të ha gjë vaktet?

Nëse je shëndoshur, është trupi dhe përgjegjësia jote dhe personi përballë duhet ta marrë vesh njëherë e mirë.

6. Je mirë?

Kështu do ta kuptojnë që po e teprojnë.

7. Ëhë, edhe?

Çfarë ka anormale?

Gjithashtu, mbushu me vetëbesim dhe kujto që kilogramët nuk janë aspak një njësi matëse e vlerave, inteligjencës dhe bukurisë tënde.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

----news/82719/me-keto-pergjigje-askush-me-nuk-do-te-kete-guximin-te-te-thote-je-shendoshur