Horoscope

Nisur nga Luana: Pse ndodh që Virgjëresha të rikthehet me ish-in?

Nisur nga Luana: Pse ndodh që Virgjëresha të rikthehet me ish-in?
Luana & Krenar Çoçaj

Nëse ende s’e di, vërdallë po qarkullojnë thashethemet se Luana është rikthyer me Krenar Çocajn, me të cilin ka qenë e lidhur prej vitesh. (Për më tepër, lexo këtu). Duke qenë se më parë folëm për kiminë e Virgjëreshës dhe Gaforres (shenja e Luanës & Krenarit), tani, do t’i japim vëmendjen e duhur temës së rikthimit tek ish-i. A është e zakonshme për një Virgjëreshë që të rikthehet te dashuria e vjetër?
 
Në fakt, kur një Virgjëreshë ndjen se koha është e duhur, nuk ka problem të ecë përpara. Duket sikur e ka të vështirë të lërë pas diçka vetëm sepse nuk merr vendime të nxituara, sidomos kur bëhet fjalë për të hyrë apo për të dalë nga një marrëdhënie romantike.

Virgjëresha nuk të braktis

Virgjëreshat zakonisht janë praktike, ndaj kur një marrëdhënie duket se nuk po funksionon, në vend që të ikin menjëherë, mendojnë për të gjithë kohën që kanë investuar dhe përpiqen fort ta ringjallin raportin. Virgjëreshat janë gjithashtu perfeksioniste dhe shqetësohen shumë, gjë që e bën të vështirë ta bindin veten se kanë bërë një gabim dhe frikësohen se përfundimi i raportit mund të jetë një gabim tjetër.

Sakrifikojnë për marrëdhënien

Virgjëreshat mund të durojnë edhe lëndime apo fyerje, nëse besojnë se marrëdhënia është e duhura. Para se të heqin dorë, japin gjithçka nga vetja dhe i japin një lidhjeje, veçanërisht martesës, disa shanse. Duan të sigurohen se po bëjnë gjithçka për ta bërë të funksionojë. Virgjëreshat ndiejnë nevojën për të bërë një vlerësim të kujdesshëm dhe të vërtetë të asaj që shkoi keq, në mënyrë që të mos përsërisin të njëjtat gabime. I gjithë ky analizim dhe përpunim mendor kërkon kohë.
 
Sigurisht, ka edhe Virgjëresha që ikin larg teje sapo shohin problemin e parë, por zakonisht, është një shenjë e qëndrueshme që të jep shansin t’i rregullosh gabimet.

Megjithatë, kujdes! Kur një Virgjëreshë heq dorë nga ti, është vendim i pakthyeshëm!

REELS

S’mendoj se e keni harruar 🤓

👏

Ky post nuk eshte financuar nga qeveria e Iranit. Po jane ca lojtare aty te Kombetarja Iraniane qe mund te na i prishnin mendjen;)

Si jeni me shëndet?

💞

Ekskluzive: Ja si u perzgjodhen poezite e Mozes ne finalen e Fermes

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.