Relationships

Nuk ndjeni më dëshirë seksuale? Me siguri për shkak të këtyre 5 zakoneve

Nuk ndjeni më dëshirë seksuale? Me siguri për shkak të
Pinterest/@jasminejade2

A e mbani mend herën e fundit që keni përjetuar një orgazëm të plotë? Apo ndoshta ju mungojnë ato kohë kur paraloja ishte plot pasion? 

Rreth 30% e çifteve në marrëdhënie afatgjata në moshën e mesme e përshkruajnë jetën e tyre seksuale si "të pakënaqshme", ndërkohë që 65% e çifteve mbi 50 vjeç bëjnë seks një herë në javë, ose më rrallë.

Ajo që ndoshta nuk e kuptojmë është se shumë nga zakonet tona të përditshme, nga ushqimi i përpunuar te përdorimi i tepërt i telefonit para gjumit, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në dëshirën seksuale dhe lidhjen me partnerin.

Ekspertët nga platforma britanike HealthTest, e specializuar në mbështetjen e shëndetit mendor dhe fizik, tregojnë për The Sun se ndryshimet e vogla në stilin e jetesës mund të rikthejnë kënaqësinë dhe intimitetin. Më poshtë, njihuni me zakonet që po zbehin epshin tuaj dhe si t’i përmbysni ato:

Nuk ndjeni më dëshirë seksuale? Me siguri për shkak të

1. Ushqimi që konsumoni

Dieta ndikon jo vetëm në peshën apo lëkurën tuaj, por edhe në balancën hormonale dhe qarkullimin e gjakut, të cilat janë thelbësore për një jetë të shëndetshme seksuale. Ushqimet e përpunuara, me yndyrna trans dhe aditivë kimikë, shkaktojnë inflamacion kronik që çrregullon nivelet e estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit, hormone të lidhura me libidon, lubrifikimin dhe ereksionin.

2. Koha e tepërt para ekraneve

Përdorimi i pafund i telefonit gjatë natës ose puna nga laptopi para gjumit ndikon negativisht në melatoninën, hormonin e gjumit. Kur cikli i gjumit prishet, pasojnë çrregullime hormonale që dobësojnë dëshirën seksuale.

Për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj mediave sociale krijon pritshmëri joreale për trupin dhe seksin, duke shkaktuar ankth dhe pasiguri në intimitet.

3. Konsumi i alkoolit

Edhe pse një gotë verë mund të duket romantike, alkooli zvogëlon ndjeshmërinë, komunikimin emocional dhe dëshirën seksuale. Për burrat, mund të shkaktojë vështirësi me ereksionin, ndërsa për gratë, ul lubrifikimin dhe ndjeshmërinë.

Nuk ndjeni më dëshirë seksuale? Me siguri për shkak të

4. Produktet toksike për trupin

Shampo, deodorantë, kremra, shumë nga produktet që përdorim çdo ditë përmbajnë kimikate si BPA, ftalate, parabene dhe aroma sintetike që prishin balancën hormonale. Këto ndikojnë negativisht në energjinë, dëshirën seksuale dhe fertilitetin.

5. Stresi dhe mungesa e gjumit

Kortizoli, hormoni i stresit, është armiku numër një i libidos. Kur jeni të stresuar apo të lodhur, trupi futet në modalitet mbijetese dhe çaktivizon dëshirën për seks.

Libidoja nuk është një "buton" që ndizet apo fiket, por pasqyra e jetës sonë të përditshme. Me ndryshime të vogla, mund të rikthejmë pasionin, lidhjen dhe kënaqësinë që ndoshta kemi harruar se ekzistonte.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether