Showbiz

Pas publikimit të mesazheve me Arbenitën, reagon Fero

Pas publikimit të mesazheve me Arbenitën, reagon Fero
Foto: Fero/ Instagram

Një ditë pasi u publikuan pjesë nga një dosje gjyqësore mes Feros dhe ish-partneres së tij Arbenita Ismajli, ku përfshiheshin edhe mesazhe kërcënuese që këngëtari dyshohet se i kishte dërguar modeles, ka ardhur reagimi i Feros.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fero ndau një prononcim zyrtar nga avokatja e tij, e cila, mes të tjerash, u shpreh se pavarësisht gjithçkaje që po ndodh në publik dhe në sallën e gjyqit, Fero nuk do të ndalet së kërkuari vajzën e tij.

“Asnjë publikim i tillë, sado i keqorientuar apo i motivuar, nuk do të thyejë vullnetin e një babai që lufton për fëmijën e tij. Klienti im nuk ka kërkuar kurrë mëshirë, ai ka kërkuar vetëm drejtësi”, thuhet në deklaratën e avokates.

Ajo shtoi se për Feron, kjo nuk është thjesht një çështje gjyqësore, por një “betejë për një lidhje të shenjtë mes prindit dhe fëmijës”. Sipas saj, reperi do të vazhdojë përpjekjet për të takuar të bijën dhe nuk ka ndërmend të ndalet, pavarësisht zhvillimeve të fundit apo diskutimeve në publik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bedrie Berisha Rexhepi (@bedriebrexhepi)

Në deklaratë përmendet edhe fakti që seanca e fundit gjyqësore, ku janë referuar materialet e publikuara, ka qenë e mbyllur për publikun, dhe publikimi i të dhënave të saj cilësohet si shkelje e procedurës. Avokatja Bedrie Rexhepi gjithashtu aludon se pala tjetër mund të jetë pas përpjekjeve për të zhvendosur vëmendjen ose për të manipuluar opinionin publik.

“Duket qartë se kjo situatë e ka shqetësuar dhe ka nxitur këtë reagim të dëmshëm publikisht, me qëllim zhvendosjen e vëmendjes dhe devijimin e të vërtetës”.

Më tej, ajo shtoi:

“Këto përpjekje të koordinuara për të diskredituar klientin tim nuk do ta ndalin asnjëherë dëshirën e tij të drejtë për të kërkuar vajzën e tij.”

Pavarësisht së gjithash, duket se për Feron ajo që ka rëndësi tani është një, vajza e tij dhe e drejta për ta parë atë.

REELS

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

After the publication of messages with Arbenita, Fero reacts

Pas publikimit të mesazheve me Arbenitën, reagon Fero
Photo: Fero/ Instagram

A day after parts of a court file between Fero and his former partner Arbenita Ismajli were published, which included threatening messages that the singer allegedly sent to the model, Fero's reaction has come.

Through a post on social media, Fero shared an official statement from his lawyer, who, among other things, stated that despite everything that is happening in public and in the courtroom, he will not stop looking for his daughter.

"No such publication, no matter how misguided or motivated, will break the will of a father fighting for his child. My client has never asked for mercy, he has only asked for justice," the lawyer's statement said.

She added that for Fero, this is not just a court case, but a “battle for a sacred bond between parent and child.” According to her, he will continue his efforts to meet his daughter and has no intention of stopping, despite recent developments or public discussions.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bedrie Berisha Rexhepi (@bedriebrexhepi)

The statement also mentions the fact that the last court session, where the published materials were referred to, was closed to the public, and the publication of its data is considered a violation of procedure, while it seems that for Fero, what matters now is one thing, his daughter and the right to see her.

----pas-publikimit-te-mesazheve-me-arbeniten-reagon-fero-i83125