
Ndërsa pranvera ka mbërritur dhe temperaturat fillojnë të rriten, edhe tendencat e bukurisë bëhen më të lehta, më të freskëta dhe më pak “të ngarkuara”. Këtë sezon, një trend që po rikthehet fuqishëm është ai i thonjve “jelly”, një stil që sjell menjëherë në mendje ndjesinë verore, teksturat xhelatinoze dhe materialet transparente që reflektojnë dritën.

Ajo që i bën këta thonj kaq të veçantë është përfundimi i tyre gjysmë-transparent. Ndryshe nga manikyret klasikë që mbulojnë plotësisht sipërfaqen e thoit, ky stil lejon që drita të depërtojë përmes ngjyrës. Rezultati është një shkëlqim intensiv, që duket natyral dhe modern njëkohësisht.

Paleta e ngjyrave është po aq joshëse sa vetë trendi. Nuancat frymëzohen nga frutat dhe ëmbëlsirat verore: e kuqe luleshtrydheje, koral, qershi, portokalli, por edhe tone më të buta si jargavan apo blu e hapur.

Për ato që preferojnë një stil më ndryshe, versionet nude apo e badha janë zgjedhja ideale, duke ruajtur efektin transparent pa qenë shumë të theksuara.

Thonjtë “jelly” duken po aq bukur në gjatësi të shkurtër për një pamje të pastër dhe elegante, sa edhe në thonj më të gjatë, ku transparenca bëhet edhe më e dukshme dhe lozonjare.

Ato kombinohen lehtësisht si me veshje minimaliste të përditshme, ashtu edhe me veshje më të guximshme verore, duke shtuar një detaj të vogël në look-un tuaj.
