Mbrëmë në llogarinë e Anabel në Instagram, pyetëm ndjekësit për histori që lidhen me bullizmin, në të dyja aspektet, atij të bullizuesit dhe të të bullizuarit.
Emri
Orientimi seksual
Bullizëm për shkak të prejardhjes/ emigracion
Pesha
Për shkak të notave
Për shkak të ngjyrës së lëkurës
Pamundësi ekonomike
Në punë
Nga familja
Për shkak të karakterit dhe fizikut
Bullizëm edhe nga ana e mësuesve
Vështirësi në të folur
Për shkak të prindërve
Histori personale
Nga ana e njerëzve që bullizojnë
Në DM na erdhi edhe një rrëfim shumë i bukur, të cilin po e ndajmë me ju:
Si ta kuptoni nëse fëmijët bullizohen?
Nuk dëshiron më gjërat që më parë i kishte të preferuara
Kur fëmija humbet interesin ndaj lodrave, ushqimeve, aktiviteteve, pa të cilat më parë nuk ia bënte dot, tregohuni të vëmendshëm. Ky rast mund të mos jetë 100% shenjë e bullizmit, por duhet marrë në konsideratë.
Mbyll llogaritë e tij në rrjetet sociale
Drejtori i Cyberbullying Research Center, Justin Patchin, thotë se kur fëmijët nuk e përdorin më teknologjinë si më parë ose rrjetet sociale, atëherë mund të kemi një shenjë se ai është i prekur nga bullizmi virtual. Dikush që qëndron në Snapchat për orë të tëra, s’mund ta injorojë telefonin gjatë gjithë ditës.
Zihet dhe nuk flet më me miqtë
Zënkat janë normale, fëmijët ndërrojnë shpesh miqësi. Por lind pyetja: Cilat janë shkaqet? Prandaj duhet biseduar me ta në mënyrë që të kuptoni shkakun e vërtetë.
Ka “dhimbje” koke, barku, dhëmbi etj
Zakonisht ndodh që fëmijët të përjetojnë dhimbje fizike, kryesisht të kokës, kur përballen me stresin e bullizmit. Mirëpo ndonjëherë ato janë të shtirura. Pra, kur nxjerrin justifikimin se nuk duan të shkojnë në shkollë, sepse iu dhemb koka, sigurohuni që të mos jenë duke e përdorur si justifikim.
Shprehet se nuk i pëlqen aspak vetja
Viktimat e bullizmit kanë një mungesë të theksuar vetëvlerësimi; shkojnë deri aty sa besojnë se problemi qëndron tek ata.
Nga viktimë kthehet në “agresor”
Edhe pse s'duket logjike, ekspertët thonë se vikimat përfundojnë ndonjëherë duke u sjellë keq me fëmijët e tjerë. Nëse vini re se fëmija është agresiv, mundohuni të kuptoni nëse sulmohet apo është sulmuar më parë nga të tjerët.