Showbiz

Sarah Jessica Parker zbulon pse nuk e kemi parë kurrë nudo në “Sex and the City”

Sarah Jessica Parker zbulon pse nuk e kemi parë kurrë nudo në
“Sex and the City”

Sarah Jessica Parker është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes falë sezonit të ri të serialit “And Just Like That”, vazhdimit të shumëpërfolur të suksesit televiziv “Sex and the City”. Por këtë herë, vëmendja nuk është përqendruar te veshjet e saj ikonike apo roli i Carrie Bradshaw, por te vendosmëria dhe qëndrueshmëria profesionale që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.

Që në fillimet e saj, Parker ka pasur në kontratë një klauzolë të rreptë kundër skenave nudo. Ndryshe nga koleget e saj në “Sex and the City”, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, të cilat nuk ngurruan të shfaqeshin nudo, si në serial ashtu edhe në “And Just Like That”, Parker nuk pranoi kurrë të ekspozohej në atë mënyrë.

Në një intervistë të mëparshme për “The Hollywood Reporter”, ajo shpjegoi arsyet e këtij vendimi:

“Nuk ka të bëjë me ndonjë sistem vlerash dhe as nuk gjykoj gratë që zgjedhin ndryshe. Thjesht nuk jam ndjerë kurrë rehat duke ekspozuar trupin tim në atë mënyrë,” shpjegoi ajo.

Në një paraqitje të fundit në emisionin SiriusXM të Howard Stern, Parker tregoi për bisedën e parë që pati me krijuesin e serialit, Darren Star, para se të pranonte rolin. 

“I thashë se skenari ishte vërtet interesant dhe ndryshe nga çfarë kisha parë, por kisha një shqetësim: nuk ndihesha mirë me idenë e skenave nudo,” tha ajo. 

Përgjigja e Star, sipas saj, ishte kjo:

“Atëherë mos e bëj. Nuk më intereson. Nëse aktorët e tjerë ndihen rehat, le ta bëjnë, por ti nuk ke pse ta bësh.”

Parker theksoi se qëndrimi i saj nuk kishte lidhje me pasiguri mbi trupin apo frikë nga reagimi i publikut. 

“Thjesht jam natyrë e turpshme,” tha ajo. “I admiroj gratë që kanë guximin ta bëjnë, por për mua personalisht nuk ishte diçka që mund ta pranoja.”

Përveç refuzimit të skenave nudo, Parker ka qenë gjithashtu e kujdesshme edhe me gjuhën që përdor personazhi i saj. Ajo ka shmangur përdorimin e panevojshëm të fjalëve banale.

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

----sarah-jessica-parker-zbulon-pse-nuk-e-kemi-pare-kurre--ne-sex-and-the-city-i83430