
TikTok vazhdon të na dhurojë sfida që herë duken argëtuese, herë të çuditshme dhe herë na bëjnë të ndalemi për të reflektuar. Një nga sfidat më të fundit që po bën namin është ajo që quhet “no-spend challenge” (sfida pa shpenzime). Me mijëra video nën hashtagun #nospendchallenge, përdoruesit dhe ekspertët financiarë ndajnë eksperiencat e tyre për kursimin që mund të arrihet duke kufizuar shpenzimet për 30 ditë.
Por, a funksionon vërtet kjo sfidë? Dhe, më e rëndësishmja, a është e shëndetshme për marrëdhënien tuaj me paranë?
Çfarë është sfida pa shpenzime?
E thjeshtë në teori, por e ndërlikuar në praktikë! Për 30 ditë, ju ndaloni çdo shpenzim që nuk është i domosdoshëm. Kjo do të thotë: jo blerje online, jo blerje tek parfumeria dhe jo darka me miqtë. Përjashtim bëjnë vetëm gjërat bazike, si faturat, ushqimet dhe shpenzimet e domosdoshme.
A funksionon vërtet?
Ekspertët financiarë kanë mendime të ndryshme. Sipas Kendall Meade, një planifikues financiar, kjo sfidë mund të ndihmojë në arritjen e qëllimeve afatshkurtra, por ka edhe rreziqe. “Njerëzit që kufizojnë shpenzimet në mënyrë drastike mund të përfundojnë duke shpenzuar më shumë pas sfidës, si një lloj hakmarrjeje,” thotë ajo.
Të njëjtin mendim ndan edhe Tara Minetos, një eksperte tjetër financiare. Ajo e krahason këtë sfidë me dietat ekstreme: “Nëse nuk ndryshoni mendësinë dhe stilin e jetesës, një metodë kaq e rreptë nuk mund të japë rezultate afatgjata.”
Ndërkohë, Lawrence Sprung, një planifikues financiar dhe autor, paralajmëron për një tjetër rrezik. Sipas tij, njerëzit që nuk e përdorin këtë sfidë si një mësim për të ndryshuar zakonet, mund të përfundojnë duke shpenzuar më shumë pas përfundimit të saj.
Kujt i përshtatet kjo sfidë?
Edhe pse nuk është ideale për të gjithë, sfida mund të jetë e dobishme për ata që duan të rimarrin kontrollin mbi shpenzimet ose të provojnë një “detoks” financiar. Kjo metodë mund t’ju ndihmojë të kuptoni cilat shpenzime janë të panevojshme dhe cilat janë ato që nuk mund të hiqni nga jeta juaj.
Një rezultat ideal, sipas saj, është krijimi i një buxheti të balancuar që përfshin disa luks, ndërsa ju ndihmon të arrini qëllimet financiare afatgjata.
Avantazhet dhe disavantazhet
Si çdo metodë tjetër, edhe sfida pa shpenzime ka të mirat dhe të këqijat e saj:
Avantazhet:
Ndihmon për të rivendosur zakonet e shpenzimeve
Krijon një fond kursimi për emergjenca Ndihmon në arritjen e qëllimeve të kursimit afatshkurtër
Ul shpenzimet e panevojshme
Disavantazhet:
Nuk është një plan afatgjatë financiar
Mund të shkaktojë “hakmarrje financiare” pas muajit të sfidës
Kërkon shumë disiplinë
Kursimet ekstreme mund të dëmtojnë marrëdhënien me paranë
A është për ju?
Nëse e shihni këtë sfidë si një mënyrë për të rifilluar zakonet tuaja financiare, atëherë mund ta provoni. Por mos harroni: ekuilibri është çelësi. Në vend që të ndaloni çdo shpenzim, mendoni për një qasje më të moderuar. Për shembull, ulni blerjet impulsive ose kufizoni darkat jashtë në një apo dy herë në javë.
@shake.your.assets The first two years of saving we barely bought anything from our “want” category. That may seem like no fun but watching our savings grow so we could buy a home was hosestly the best feeling. #savemoneytips #moneytalk #underconsumption #nospendchallenge ♬ original sound - Shake Your Assets ?
@beccanomics101 What we did instead of spending money this weekend #whatispend #budget #getoutofdebt #payoffmortgage #nospendchallenge #debtpayoff #whatispendinaday ♬ original sound - Becca Bergmann
Artikuj të sugjeruar: