Metropolitan

Si rrallëherë, mbreti Charles flet për gjendjen shëndetësore pas diagnostikimit me kancer

Si rrallëherë, mbreti Charles flet për gjendjen
AP

Mbreti Charles III ka bërë një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore, duke u shprehur se është përmirësuar ndjeshëm. Ai bisedoi me Lee Harman, i cili kishte kaluar kancerin, gjatë një shëtitjeje ku ishte prezente edhe mbretëreshë Camilla.

"Jam dhe ndihem shumë mirë. (Kanceri) është thjesht një ndër ato gjërat (shtesë)", u shpreh mbreti.

Lee Harman, 54 vjeç, tha se kishte ndarë me Charles betejën e tij me kancerin, pasi mbreti, në shkurt të vitit të kaluar, bëri me dije se ishte diagnostikuar me kancer dhe iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar prostatën e zmadhuar, por beninje.

“Madhëria e Tij zgjodhi të ndajë diagnozën për të shmangur spekulimet dhe me shpresën se mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit publik për të gjithë ata në mbarë botën që preken nga kanceri,” thuhej në deklaratën e pallatit Buckingham.

Në mars, Charles u shtrua në spital për shkak të efekteve anësore nga trajtimi kundër kancerit. Si pasojë, mbreti u tërhoq përkohësisht nga angazhimet e tij mbretërore; megjithatë, muajin pasues ai iu rikthye punës.

Më 1 prill, Charles u shfaq në humor të mirë teksa drejtoi një ceremoni në kalanë Windsor në Angli.

Ndërsa ai ka folur rrallë për shëndetin e tij që nga diagnoza, në maj, një ndihmës i tij tregoi se si Charles po përballonte sëmundjen ndërkohë që vazhdonte të punonte.

“Gjëja që mëson rreth kësaj sëmundjeje është se ti thjesht e menaxhon dhe pikërisht këtë po bën ai,” i tha ndihmësi anonim The Telegraph asokohe.

“Mjekësia ka bërë përparime të jashtëzakonshme dhe unë sinqerisht nuk shoh asnjë ndryshim tek ai. Mjafton të bësh atë që thonë mjekët dhe të jetosh jetën sa më normalisht të jetë e mundur”, shtoi personi anonim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Charles, pasi u diagnostikua me kancer, bëri një deklaratë publike, ku u shpreh:

“Dua të shpreh falenderimet më të përzemërta për kaq shumë mesazhe mbështetjeje dhe urimet e mira që kam marrë gjatë këtyre ditëve. Siç e dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, këto mendime dashamirëse janë mbështetja dhe kurajoja më e madhe”.

Më tej, vijoi:

“Është po aq inkurajuese të dëgjoj se publikimi i diagnozës sime, ka ndihmuar në promovimin e ndërgjegjësimit publik dhe ka ndriçuar punën e organizatave që mbështesin pacientët e sëmurë me kancer dhe familjet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë nëpër botë. Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhur është edhe më i madh, si rezultat i përvojës sime personale”.

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

In a rare move, King Charles speaks about his health after being diagnosed with cancer

Si rrallëherë, mbreti Charles flet për gjendjen
AP

King Charles III has given an update on his health, saying it has improved significantly. He spoke to cancer survivor Lee Harman during a walk with Queen Camilla.

"I am and I feel very well. (Cancer) is just one of those (extra) things," the king said.

Lee Harman, 54, said he had shared his battle with cancer with Charles after the king announced in February last year that he had been diagnosed with cancer and underwent surgery to treat an enlarged but benign prostate.

"His Majesty has chosen to share the diagnosis to avoid speculation and in the hope that it may help raise public awareness for all those around the world affected by cancer," Buckingham Palace said in a statement.

In March, Charles was hospitalized due to side effects from cancer treatment. As a result, the king temporarily withdrew from royal engagements; however, he returned to work the following month.

On April 1, Charles appeared in good spirits as he led a ceremony at Windsor Castle in England.

While he has rarely spoken about his health since his diagnosis, in May, an aide revealed how Charles was coping with the illness while continuing to work.

"The thing you learn about this disease is that you just manage it and that's exactly what he's doing," the anonymous aide told The Telegraph at the time.

"Medicine has made incredible advances and I honestly don't see any change in him. Just do what the doctors say and live life as normally as possible," the anonymous person added.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Charles, after being diagnosed with cancer, made a public statement, saying:

"I want to express my heartfelt thanks for the many messages of support and good wishes I have received over the past few days. As everyone affected by cancer knows, these kind thoughts are the greatest support and encouragement."

Further, he continued:

"It is equally encouraging to hear that the publication of my diagnosis has helped to promote public awareness and shine a light on the work of organisations supporting cancer patients and their families in the UK and around the world. My lifelong admiration for their tireless care and dedication is all the greater as a result of my own personal experience."

----news/68841/si-rrallehere-mbreti-charles-flet-per-gjendjen-shendetesore-pas-diagnostikimit-m-i83486