
Duke filluar nga 17 korriku, Mërkuri do të jetë në prapavijë deri më 10 Gusht. Gjatë këtyre ditëve, shumë njerëz presin që jeta të dalë jashtë kontrollit — telefonat mund të prishen, kontratat mund të dështojnë dhe mbase do të dërgosh ndonjë email gabim.
Ndërkohë që planetit s’ke ç’i bën, mund të ndërmarrësh ca hapa vetë, për ta kaluar më lehtë prapavijën.
1. Shikoje gjithçka 2 herë
Le të themi që duhet të nënshkruash patjetër një kontratë dhe nuk e shtyn dot; ajo që duhet të bësh është të lexosh me vëmendje, madje edhe dy herë çdo pikë (veçanërisht ato që janë me gërma të vogla, sepse ti e di, djalli fshihet në detaje). E njëjta gjë vlen edhe për e-maile dhe projekte që ke në dorë.
2. Komuniko qartë
Konfuzioni është sinonimi i prapavijës së Mërkurit, ndaj rrallë ndodh që të kesh të njëjtin mendim me të tjerët. Ajo që duhet të bësh është të komunikosh në mënyrë të qartë dhe të jesh shumë i/e saktë në artikulim, në mënyrë që të shmangësh ndonjë keqkuptim të mundshëm.
3. Bëhu “kameleon”
Ji më fleksibël/e dhe mundohu të përshtatesh me situata dhe karaktere të ndryshme. Merr frymë thellë, qetësohu, shko me rrymën, por mos harro të shijosh momentin.
4. Lëre pas dramën
Skandalet, sekretet, ish-at, të gjitha i përkasin të shkuarës.
5. Pranoji sfidat
Pranoji të gjitha ato situata sfiduese që të dalin përpara. Kur gjithçka duket kaotike, bëj një hap pas, mendo ç’mësim do të marrësh nga kjo përvojë dhe nis të bësh pjesën tënde. Pavarësisht prapavijës, universi është me ty në çdo hap.
Të tjera këshilla të domosdoshme për marrëdhëniet:
Qëndro larg nënshkrimit të kontratave, apo kredive.
Mos i shkruaj ish-it, për asnjë arsye!
Mos ‘overthink’ shumë dhe mos vepro sipas mendimeve që s’janë fakte.
Mos e dërgo direkt mesazhin që ke shkruar. Kontrollo se kujt po ia dërgon dhe ç’ke shkruar.
Mos u bëj pre e provokimeve dhe nëse mundesh, shmangi debatet.
Mos u anko pafundësisht te partneri/ja.
Mos u mërzit dhe shkakto debat dhe për gjënë më të vogël.
Mos trego shumë detaje nga jeta jote. Enigmat janë gjithnjë interesante.
Mos merr përsipër projekte që e di që s’i mbyll dot.