
Kjo pranverë duket se ka në qendër të vëmendjes buzët. Por këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për ngjyrat, por për teksturën, teknikën dhe mënyrën si duken në përgjithësi.
Një nga trendet më të dukshme është efekti “blur”. Konturet nuk janë më të forta dhe të theksuara; përkundrazi, duken të shpërndara lehtë, si një hije që bashkohet me buzët.

Në anën tjetër janë nuancat mauve dhe rozë të ftohta, që rikthejnë një ndjesi të viteve ’90, por në një version shumë më modern. Janë ato ngjyra që nuk të bien menjëherë në sy, por e bëjnë gjithë fytyrën të duket më e balancuar dhe më “e pastër”.

Ndërkohë, një tjetër rikthim është ai i buzëve “frosty”. Jo aq i fortë sa dikur, por mjaftueshëm për të dhënë një reflektim të ftohtë dhe pak nostalgjik. Në kombinim me një makeup minimal, duken çuditërisht bukur.

Për ato që preferojnë diçka më të ngrohtë, trendi monokromatik në tonet e bronzit është një nga më praktikët. I njëjti ton në buzë, faqe dhe sy krijon një look të unifikuar, që duket i menduar, edhe kur është bërë shumë shpejt.

Dhe pastaj është “strawberry glaze”, ndoshta më pranverori nga të gjithë, një nuancë e lehtë, pak e ëmbël, me shkëlqim të lehtë.


