Metropolitan

U zbulua se kishte thënë një fjalë raciste: Ky përjashtim nga 'Love Island USA' ndezi rrjetin

U zbulua se kishte thënë një fjalë raciste: Ky
Cierra Ortega/ "Love Island USA"

Në ndryshim nga spektaklet shqiptare, në ato të huajat si "Love Island Usa", gjuha e dhunshme dhe raciste është e patolerueshme, edhe nëse zbulohet se e ke përdorur para se të bëheshe pjesë e reality-t. Ja çfarë ndodhi me Cierra Ortega-n, një prej konkurrenteve të sezonit të shtatë.

Në mes të sezonit, një rifreskim i imazheve të së kaluarës së Cierra-s zbuloi një story në Instagram (i vitit 2024) ku ajo përdorte një term racist ndaj komunitetit aziatik, një shprehje që në SHBA konsiderohet tejet ofenduese për këtë komunitet.

U zbulua se kishte thënë një fjalë raciste: Ky

Ky postim u risoll nga fansat, duke ndezur menjëherë reagimin e rrjetit. Në të, Cierra tregonte se pse botox-i për të ishte zgjidhje ideale pasi ka një fytyrë që bën shumë mimika. Më tej, ajo shtoi se kur qesh, fytyra e saj ka tendencën t'i përngjajë asaj të një personi aziatik, moment ku ajo përdori termin "ch*nk", i cili është tallës ndaj komunitetit aziatik për tiparet e tyre të fytyrës, sytë e vegjël dhe fytyrën e gjerë.

Rrjeti vërshoi nga kritikat dhe vendimi nuk vonoi, ajo u përjashtua nga "Love Island USA", për shkak të asaj që u etiketua si një “situatë personale”. Pa dyshim, postimi me termin racist ishte shkaku i vërtetë. Ajo u përjashtua vetëm pak ditë para finales, duke lënë partnerin e saj, Nic, të vetëm në vilë. 

Pse bëri kaq bujë të madhe?

Ky nuk është rasti i parë këtë sezon. Pak javë më parë, një tjetër pjesëmarrëse, Yulissa Escobar, u hoq për fjalë raciste që u zbuluan nga e kaluara e saj. Mediat amerikane po e cilësojnë këtë sezon si atë të "skandaleve raciste” në Love Island. 

Në një kontekst ku Amerika përballet me rritjen e urrejtjes ndaj aziatikëve, reagimi publik ishte i ashpër. Komuniteti i përmendur, fansat e reality-t, e madje edhe pjesëmarrës të tjerë, reaguan me kritika. Përfshirë Belle-A Walker, ish-pjesëmarrëse aziatiko-amerikane, që bëri një koment mbi situatën:

“Shpresoj që ky rast të ndihmojë të gjithë të kuptojnë se sa problem është urrejtja ndaj aziatikëve.” 

Kërkesa e faljes

Cierra u kthye menjëherë në SHBA dhe më 9 korrik publikoi një video afërsisht pesë-minutëshe, që vetë e përshkroi si një video ku mbante përgjegjësi për veprimin e saj. Ajo tha:

“Jam thellësisht, sinqerisht dhe me gjithë zemër shumë e penduar. Nuk kisha asnjë ide që ajo fjalë mbante kaq shumë dhimbje. Qëllimi nuk e justifikon injorancën.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? ???????????????????????? ???????????????????????? ? (@cierra.ortega)

Ajo theksoi më tej se mbështet vendimin e produksionit për largimin e saj dhe i konsideroi lajmet kritikuese si një pasojë e justifikueshme ndaj shembullit të saj të keq. 

Por ndërkohë, situata nuk është qetësuar, familja e saj, sipas Cierra-s, ka marrë kërcënime të njëpasnjëshme, ndaj ajo i kërkoi publikut të mos vazhdojë të përpiqet të ndalojë urrejtjen me urrejtje.

Në fund, situata na bën të reflektojmë për mënyrën se si përballohet në vendin tonë çdo veprim apo përdorim i gjuhës së dhunshme në reality-t dhe ekranet tona televizive në përgjithësi.

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

It was revealed that he had said a racist word: This exclusion from 'Love Island USA' ignited the network

U zbulua se kishte thënë një fjalë raciste: Ky
Cierra Ortega/ "Love Island USA"

Unlike Albanian shows, in foreign ones like "Love Island USA", violent and racist language is intolerable, even if it is discovered that you used it before becoming part of the reality show . Here's what happened to Cierra Ortega, one of the contestants of season seven.

Midway through the season, a refresh of Cierra's past images revealed an Instagram story (from 2024) where she used a racist term towards the Asian community, an expression that in the US is considered extremely offensive to this community.

U zbulua se kishte thënë një fjalë raciste: Ky

This post was retweeted by fans, immediately sparking a reaction on the network. In it, Cierra explained why Botox was the ideal solution for her since she has a face that makes a lot of facial expressions. She further added that when she laughs, her face tends to resemble that of an Asian person, at which point she used the term "ch*nk",  which is a mockery of the Asian community for their facial features, small eyes and wide face.

The network was flooded with criticism and the decision was not long in coming, she was expelled from "Love Island USA", due to what was labeled as a "personal situation". Without a doubt, the post with the racist term was the real reason. She was expelled just a few days before the final, leaving her partner, Nic, alone in the villa. 

Why did it make such a big fuss?

This is not the first time this season has been affected. A few weeks ago, another contestant, Yulissa Escobar, was eliminated for racist remarks that were revealed from her past. The American media is calling this season the "racist scandal" season on Love Island. 

In a context where America is facing a rise in anti-Asian hate, the public reaction was harsh. The aforementioned community, reality fans , and even other contestants reacted with criticism. Including Belle‑A Walker, a former Asian-American contestant, who often made a comment on the situation:

"I hope this case helps everyone understand how much of a problem anti-Asian hate is." 

Request for forgiveness

Cierra immediately returned to the US and on July 9 released a nearly five-minute video, which she described as a video in which she took responsibility for her actions. She said:

"I am deeply, sincerely and wholeheartedly very sorry. I had no idea that word carried so much pain. Intention does not excuse ignorance."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ♡ ??????????????????????????? ???????????????????????? ♡ (@cierra.ortega)

She further emphasized that she supports the production's decision to fire her and considered the critical news a justifiable consequence of her bad example. 

But in the meantime, the situation has not calmed down, her family, according to her, has received successive threats, so Cierra asked the public not to continue trying to stop hate with hate.

In the end, the situation makes us reflect on the way in which any act or use of violent language is faced in our country on reality shows and our television screens in general.

----u-zbulua-se-kishte-thene-nje-fjale-raciste-ky-perjashtim-nga-love-island-usa-nde-i83251