Relationships

10+ këshilla të thjeshta që mund të të ndryshojnë mënyrën si mendon

10+ këshilla të thjeshta që mund të të ndryshojnë
Foto: @mychakracenter / Pinterest

Ndonjëherë këshillat më të mira nuk vijnë nga librat motivues, por nga një fjali e thënë në momentin e duhur. Një grup adoleshentësh kanë treguar këshillat më të vlefshme që kanë dëgjuar ndonjëherë dhe, sinqerisht, disa prej tyre vlejnë në çdo moshë.

Çfarë është këshilla më e mirë që ke marrë ndonjëherë? Kjo ishte pyetja që iu bë nxënësve në rubrikën Current Events ConversationThe Learning Network, dhe përgjigjet e tyre i kemi përmbledhur në vijim.

Nga këshillat për të mos u treguar të ashpër me veten, te rëndësia e të ecurit me ritmin tënd, të rinjtë ndanë këshilla të vogla jete, të marra nga prindër, mësues, trajnerë, kushërinj e miq.

Një prej këshillave që spikati ishte, “Nuk e ke ti në dorë rezultatin, por ti ke në dorë përpjekjen që bën.” Për një nxënëse, këtë fjali ia thanë teksa kishte ankth për një provim final dhe e ndihmoi të kuptonte se vlera e saj nuk matet vetëm me notën, por edhe me punën që ka bërë.

Një tjetër këshillë ishte, “Jeta fillon jashtë zonës së rehatisë.” E dhënë nga një mësues muzike, kjo ide nuk vlente vetëm për skenën apo klasën, por për jetën në përgjithësi, për të patur guxim të provosh, të kërkosh, të lëvizësh, edhe kur ke frikë.

Po aq e fortë ishte edhe fraza, “Syno hënën. Në rastin më të keq, do të përfundosh mes yjeve.” Një nxënëse nga Franca tregoi se pikërisht kjo këshillë e shtyu të aplikonte për praktikë te LVMH, edhe pse dukej si diçka jashtë mundësive të saj. E provoi, këmbënguli dhe ia doli.

Mes këshillave më interesante ishte edhe kjo, “Nuk ke faj për mendimin e parë, por ke përgjegjësi për të dytin.” Një fjali që flet shumë për vetëdijen emocionale dhe për mënyrën si reagojmë në situata të vështira.

Shumë prej të rinjve prekën edhe tema që lidhen me pranimin e vetes. “Mos e zvogëlo veten për t’iu përshtatur pritshmërive të të tjerëve,” ishte një tjetër këshillë e vlefshme, sidomos për dikë që e kishte kaluar një pjesë të madhe të kohës duke ndryshuar mënyrën si fliste apo sillej, vetëm për t’u pranuar.

Disa këshilla ishin shumë të thjeshta, por pikërisht për këtë arsye funksiononin. “Fli herët.” “Shkruaji qëllimet e tua.” “Mos u nxito me vendimet që merr vetëm sepse të tjerët po ecin shpejt.” “Bëje dhe kaq.” 

Një tjetër mendim që u përsërit në forma të ndryshme ishte që nuk ke pse të jesh perfekt, mjafton të vazhdosh. Ose që duhet të biesh në dashuri me procesin, jo vetëm me rezultatin. Me pak fjalë, të mos jetosh vetëm për atë që vjen në fund, por të mësosh të vlerësosh edhe rrugën.

Mes gjithë përgjigjeve, kishte edhe këshilla si: “Është në rregull të mos jesh mirë.” “Gjithçka vjen në kohën e vet.” “Çdo e keqe përfundon një ditë.” “Nuk mund të kontrollosh veprimet e të tjerëve, vetëm të tuat.”

Dhe ndoshta këshilla më e bukur nga të gjitha është kjo: ndalo pak, shiko përreth dhe jeto më me vetëdije. Sepse jeta ikën shpejt, dhe shpesh, pikërisht teksa nxitojmë, humbasim gjërat që kanë më shumë rëndësi.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

10+ simple tips that can change the way you think

10+ këshilla të thjeshta që mund të të ndryshojnë
Photo: @mychakracenter / Pinterest

Sometimes the best advice doesn't come from motivational books, but from a sentence spoken at the right moment. A group of teenagers have shared the most valuable advice they've ever heard, and honestly, some of it applies to any age.

What is the best advice you have ever received? This was the question asked to students in The Learning Network 's Current Events Conversation section , and we have summarized their answers below.

From advice on not being hard on yourself to the importance of going at your own pace, young people shared little life tips, picked up from parents, teachers, coaches, cousins, and friends.

One of the pieces of advice that stood out was, "You don't control the outcome, but you control the effort you put in." For one student, this sentence was said to her while she was anxious about a final exam and helped her understand that her worth is not measured only by her grade, but also by the work she has done.

Another piece of advice was, “Life begins outside your comfort zone.” Given by a music teacher, this idea didn’t just apply to the stage or the classroom, but to life in general, to have the courage to try, to seek, to move, even when you’re afraid.

Equally powerful was the phrase, “Aim for the moon. At worst, you’ll end up among the stars.” A student from France shared that it was this very piece of advice that pushed her to apply for an internship at LVMH, even though it seemed like something beyond her reach. She tried, she persisted, and she succeeded.

Among the most interesting pieces of advice was this, "You're not to blame for the first thought, but you're responsible for the second." A sentence that speaks volumes about emotional awareness and how we react in difficult situations.

Many of the young people also touched on topics related to self-acceptance. “Don't reduce yourself to fit the expectations of others,” was another valuable piece of advice, especially for someone who had spent a lot of time changing the way they spoke or behaved, just to be accepted.

Some of the advice was very simple, but that's exactly why it worked.  "Go to bed early."  "Write down your goals." "Don't rush into decisions just because others are moving fast." "Just do it." 

Another thought that was repeated in various forms was that you don't have to be perfect, just keep going . Or that you have to fall in love with the process, not just the result . In short, not to live only for what comes at the end, but to learn to appreciate the journey as well.

Among all the answers, there was also advice like:  “It's okay to not be good.” “Everything comes in its own time.” “Every bad thing ends one day.” “You can't control other people's actions, only your own.”

And perhaps the most beautiful advice of all is this: stop for a moment, look around, and live more consciously. Because life goes by quickly, and often, precisely in our hurry, we miss the things that matter most.