All - Scripts - 3
All - General - 11
All - General - 9
Relationships

Jo të gjithë janë emocionalisht të pjekur! Psikologia tregon si ta kuptosh nëse je ti

Jo të gjithë janë emocionalisht të pjekur! Psikologia tregon
Foto: @porazil5 / Pinterest

Të gjithë flasim për “pjekuri emocionale”, por si e kupton nëse e ke vërtet? Një psikologe jep 8 shenja konkrete që tregojnë nëse je në rrugën e duhur me veten.

All - Paragraf - 2
All - Paragraf - 3

Sot flitet shumë për inteligjencën emocionale dhe për mënyrën si komunikojmë apo reagojmë, por më pak për pjekurinë emocionale. Në thelb, ajo është aftësia për të qenë i qetë dhe i vetëdijshëm edhe kur situatat bëhen të vështira.

All - Paragraf - 5

Sipas psikologes Nicole LePera, pjekuria emocionale nuk do të thotë që nuk mërzitesh apo nuk ndihesh keq. Do të thotë që i vëren ndjenjat e tua dhe zgjedh si të reagosh, në vend që të reagosh menjëherë.

Shumë nga reagimet tona të forta lidhen me përvoja të vjetra që i mbajmë në trup dhe në mendje. Kur diçka na kujton të kaluarën, reagojmë pa e menduar. Sipas saj, kjo pjekuri përfshin disa aftësi bazë, të qetësosh veten, të marrësh përgjegjësi për veprimet e tua, të pranosh ndjenjat pa e gjykuar veten dhe të kuptosh që sikleti nuk është gjithmonë i rrezikshëm.

All - Paragraf - 9

Jo të gjithë janë emocionalisht të pjekur! Psikologia tregon

8 shenja që tregojnë se je emocionalisht i pjekur

1. Ndalon para se të reagosh

All - Paragraf - 15

Në vend që të flasësh menjëherë dhe të thuash diçka për të cilën mund të pendohesh, ndalon një moment, merr frymë dhe mendon. Ky ndalim i vogël mund të ndryshojë gjithçka.

2. Merr përgjegjësi pa e sulmuar veten

Mund të kërkosh falje pa e quajtur veten njeri të keq. Mëson nga gabimet.

3. Vendos kufij pa drama

Di të thuash “jo” pa qenë i pasjellshëm dhe pa u ndjerë në siklet. Shpreh qartë çfarë funksionon për ty.

4. Pranon që të tjerët mund të mendojnë ndryshe

Një mendim ndryshe nuk të prish punë. Nuk e merr gjithçka personale.

5. Rregullon marrëdhëniet pas një konflikti

Nuk do të thotë që nuk grindesh kurrë, por di të rikthehesh dhe të thuash “eja ta provojmë sërish”. Marrëdhëniet forcohen kur rregullohen.

6. I përballon ndjenjat, nuk i shmang

Në vend që të shpërqendrohesh vazhdimisht apo t’i shmangesh ndjenjave, qëndron me to derisa t’i kuptosh.

7. Heq dorë nga rolet e vjetra që nuk të shërbejnë më

Nuk ndihesh më i detyruar të jesh gjithmonë i fortë apo ai që zgjidh gjithçka. I lejon vetes të jesh thjesht njeri.

8. Zgjedh atë që është e mirë për ty, jo thjesht atë që të duket e njohur

Shpesh zgjedhim atë që na duket e njohur, edhe kur nuk na bën mirë. Pjekuria emocionale është të zgjedhësh atë që të ndihmon, jo vetëm atë që të duket familjare.

Si arrihet kjo pjekuri?

Sipas LePera-s, nuk ndodh me një moment të madh ndryshimi, por me hapa të vegjël të përditshëm. Të vëresh trupin, të marrësh frymë thellë, të flasësh me veten dhe të rregullosh marrëdhëniet kur diçka shkon keq. Gjërat e vogla, të përsëritura, i tregojnë trupit dhe mendjes që je i sigurt.

Dhe ndoshta më e rëndësishmja, nuk ke nevojë të rikthehesh te çdo kujtim i dhimbshëm për t’u shëruar. Shërimi ndodh në mënyrën si sillesh me veten sot. Qëllimi nuk është të jesh i përsosur.

All - ArticleEnd - 1
All - General - 4
All - General - 3
All - General - 2

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

Not everyone is emotionally mature! Psychology shows how to understand if you are

Jo të gjithë janë emocionalisht të pjekur! Psikologia tregon
Photo: @porazil5 / Pinterest

We all talk about "emotional maturity," but how do you know if you really have it? A psychologist gives 8 concrete signs that show if you're on the right track with yourself.

Today there is a lot of talk about emotional intelligence and how we communicate or react, but less about emotional maturity. Essentially, it is the ability to be calm and self-aware even when situations become difficult.

According to psychologist Nicole LePera, emotional maturity doesn't mean you don't get upset or feel bad. It means you notice your feelings and choose how to respond, rather than reacting immediately.

Many of our strong reactions are related to old experiences that we carry in our bodies and minds. When something reminds us of the past, we react without thinking. According to her, this maturity includes some basic skills, such as calming yourself down, taking responsibility for your actions, accepting feelings without judging yourself, and understanding that embarrassment is not always dangerous.

Jo të gjithë janë emocionalisht të pjekur! Psikologia tregon

8 signs that show you are emotionally mature

1. Stop before you react.

Instead of speaking up and saying something you might regret, stop for a moment, take a breath, and think. That little pause can change everything.

2. Take responsibility without attacking yourself

You can apologize without calling yourself a bad person. You learn from mistakes.

3. Set boundaries without drama

Know how to say “no” without being rude or feeling embarrassed. Clearly express what works for you.

4. Accepts that others may think differently

A different opinion doesn't ruin your work. You don't take everything personally.

5. Regulates relationships after a conflict

It doesn't mean you never argue, but you know how to come back and say, "let's try again." Relationships are strengthened when they are mended.

6. You cope with your feelings, you don't avoid them.

Instead of constantly being distracted or avoiding your feelings, stay with them until you understand them.

7. Let go of old roles that no longer serve you.

You no longer feel obligated to always be strong or the one who solves everything. You allow yourself to simply be human.

8. Choose what is good for you, not just what seems familiar.

We often choose what feels familiar, even when it's not good for us. Emotional maturity is choosing what helps you, not just what feels familiar.

How is this maturity achieved?

According to LePera, it doesn't happen with one big moment of change, but with small, daily steps. Noticing your body, taking deep breaths, talking to yourself, and fixing relationships when something goes wrong. Small, repetitive things tell your body and mind that you're safe.

And perhaps most importantly, you don't need to revisit every painful memory to heal. Healing happens in how you treat yourself today. The goal is not to be perfect.