Relationships

11 mënyra si çiftet e lumtura e mbajnë gjallë marrëdhënien edhe kur gjërat bëhen të vështira

11 mënyra si çiftet e lumtura e mbajnë gjallë
Çifte me lidhjet më të shëndetshme në TV

Marrëdhëniet e gjata nuk janë perfekte, por çiftet e lumtura kanë disa zakone të përbashkëta që i ndihmojnë të përballojnë momentet e tensionit. Ja çfarë bëjnë ata ndryshe:

1. Reflektojnë: “A ka lidhje kjo me të kaluarën time?”

Shumë konflikte nuk kanë lidhje vetëm me partnerin, por me plagët që mbartim nga fëmijëria. Kur je i vetëdijshëm për këtë, ke më shumë kontroll mbi reagimet e tua.

2. Heqin “syzet e dashurisë” dhe shohin realitetin

Krijojnë një listë: pritshmëritë vs. realiteti i marrëdhënies. I ndihmon të balancojnë idealizmin me atë çfarë është në të vërtetë.

3. Vizualizojnë versionin më të mirë të vetes dhe të lidhjes së tyre

Imagjinojnë si do të silleshin në një marrëdhënie të shëndetshme dhe pastaj punojnë për t’u sjellë ashtu në realitet.

4. Mbështeten te miqtë e duhur

Nuk vënë gjithçka mbi shpatullat e partnerit. Bisedat me miq që janë në një fazë të ngjashme i ndihmojnë të shkarkohen emocionalisht.

5. Mësojnë gjëra të reja, vetëm ose bashkë

Hapja ndaj eksperiencave të reja freskon dinamikën e lidhjes. Mësoni një aftësi të re, shkoni në një kurs, provoni diçka ndryshe së bashku.

6. Emërtojnë zakonet e tyre më të këqija

Nëse nuk e pranon se ke një sjellje të dëmshme, nuk mund ta ndryshosh. Këta njerëz marrin përgjegjësi për pjesën e tyre në konflikt.

7. Bëhen të vetëdijshëm kur po përsërisin zakonet e këqija

Pasi i kanë identifikuar, fillojnë të vërejnë kur po aktivizohen zakonet e këqija - dhe përpiqen të ndërhyjnë sa më herët që të munden.

8. Fokusohen te ajo që munden të kontrollojnë

Nuk fajësojnë vetëm tjetrin. Marrin përgjegjësi për sjelljen e tyre dhe zgjedhin një mënyrë më të butë për të komunikuar.

9. Kujtojnë veten të jenë të pranishëm

Shumë konflikte ndodhin në "autopilot". Partenerët e lumtur praktikojnë vetëdije (mindfulness) që të kapin veten para se të reagojnë.

10. Vëzhgojnë gjuhën e trupit të partnerit

Fjalët mund të gënjejnë, por trupi jo. Një frazë si “nuk më intereson” me lot në sy tregon më shumë se një deklaratë e thatë.

11. Përdorin dëgjimin reflektiv

Për të shmangur keqkuptimet, ata kthejnë mbrapsht atë që kanë dëgjuar: “Po më duket sikur po thua këtë… a e kam kuptuar saktë?” Kjo ndihmon të qartësohet qëllimi përpara se të reagojnë.

Morali? Marrëdhëniet e shëndetshme nuk janë pa probleme, por janë plot përpjekje të vogla, të përditshme. Dhe çiftet që zgjedhin ta kuptojnë njëri-tjetrin më shumë se të fitojnë debatin… janë ata që zgjasin më shumë.

Burimi: Your Tango

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

11 ways happy couples keep their relationship alive even when things get tough

11 mënyra si çiftet e lumtura e mbajnë gjallë
Couples with the healthiest relationships on TV

Long-term relationships aren't perfect, but happy couples have some common habits that help them cope with moments of tension. Here's what they do differently:

1. Reflect: “Does this have anything to do with my past?”

Many conflicts are not just about our partner, but about the wounds we carry from childhood. When you are aware of this, you have more control over your reactions.

2. They take off their "love glasses" and see reality.

They create a list: expectations vs. reality of the relationship. It helps them balance idealism with what is actually there.

3. Visualize the best version of themselves and their relationship

They imagine how they would behave in a healthy relationship and then work to behave that way in reality.

4. They rely on the right friends

They don't put everything on their partner's shoulders. Talking to friends who are in a similar phase helps them to unload emotionally.

5. They learn new things, alone or together

Being open to new experiences refreshes the dynamics of your relationship. Learn a new skill, take a class, try something different together.

6. They name their worst habits.

If you don't admit that you have harmful behavior, you can't change it. These people take responsibility for their part in the conflict.

7. They become aware when they are repeating bad habits.

Once they've identified them, they begin to notice when bad habits are being activated - and try to intervene as early as they can.

8. They focus on what they can control.

They don't just blame the other person. They take responsibility for their behavior and choose a gentler way to communicate.

9. Remind yourself to be present.

Many conflicts happen on "autopilot." Happy partners practice mindfulness to catch themselves before they react.

10. They observe their partner's body language

Words can lie, but the body can't. A phrase like "I don't care" with tears in your eyes says more than a dry statement.

11. Use reflective listening

To avoid misunderstandings, they rephrase what they heard: “It sounds to me like you're saying this… did I understand correctly?” This helps clarify the intent before they react.

The moral? Healthy relationships aren't without problems, but they are full of small, everyday efforts. And couples who choose to understand each other more than win the argument... are the ones that last the longest.

Source: Your Tango