Anabelizim

30+ mesazhe klasike që vetëm një mami shqiptare mund t’i dërgojë

30+ mesazhe klasike që vetëm një mami shqiptare mund t’i
Foto: Anabel Media

Ka një gjë që është më e sigurt se dielli që lind çdo mëngjes: mami që të shkruan. S’ka rëndësi nëse je në zyrë, në kafene, apo në mal pa sinjal - kur mami ka diçka për të thënë, ajo do ta thotë. Zakonisht, është ose një pyetje për ushqimin, ose një koment pasiv-agresiv për jetën tënde sociale.

Për të “nderuar” këtë talent të jashtëzakonshëm të nënave shqiptare për të komunikuar me intensitet emocional në maksimum përmes një mesazhi të thjeshtë në WhatsApp, ne mblodhëm disa mesazhe që me siguri do t’ju duken shumë, shumë të njohura.

1. Te frigoriferi anash të kam lënë...

2. Kur do vish?

3. Çfarë hëngre?

4. A ke ngrënë?

5. E ke bërë shtëpinë hotel.

6. Merr një bukë kur të vish.

7. Ku je?

8. Kur ke ndërmend të vish në shtëpi?

9. A e di rrugën për në shtëpi?

10. Sa e ke orën?

11. Do rrish edhe shumë?

12. Shkruaji pak x-it se ka ditëlindjen djali/vajza.

13. Del nga shtëpia dhe s’di më të kthehesh.

14. Do vish për drekë?

15. Të dua shumë.

16. Ku humbe?

17. Je veshur?

18. Merr tët vëlla në telefon të vijë në shtëpi se ty të dëgjon ai.

19. A ke arritur në shtëpi?

20. Ngele rrugëve.

21. Akoma nuk je zgjuar?

22. E paske bërë shtëpinë dritë.

23. Mos harro bëj punët.

24. Ok.

25. A ka bukë?

26. Për pak e mbyllim hotelin.

27. Vajti ora 8, do hash gjobë.

28. Për të larë i ke rrobat mbi krevat?

29. Mos ec shpejt me makinë.

30. Mos fli vonë.

31. Hajde ha bukë.

32. Si e kam kodin e Facebook-ut.

33. A ke nanë/babë?

34. Për darkë do rrish në kafe?

35. Mos u vono se babi është me nerva, do të bërtasë (gjithmonë gënjen).

REELS

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

30+ classic messages that only an Albanian mom can send

30+ mesazhe klasike që vetëm një mami shqiptare mund t’i

There's one thing that's more certain than the sun rising every morning: your mom texting you . It doesn't matter if you're in the office, at a coffee shop, or on a mountain with no signal - when your mom has something to say, she'll say it. Usually, it's either a question about food or a passive-aggressive comment about your social life.

To "honor" this extraordinary talent of Albanian mothers to communicate with maximum emotional intensity through a simple WhatsApp message, we collected some messages that will surely seem very, very familiar to you.

1. I left you in the fridge next door...

2. When will you come?

3. What did you eat?

4. Have you eaten?

5. You have turned your house into a hotel.

6. Get some bread when you come.

7. Where are you?

8. When do you plan to come home?

9. Do you know the way home?

10. What time is it?

11. Will you stay longer?

12. Write to x that it's the boy/girl's birthday.

13. You leave the house and never come back.

14. Will you come for lunch?

15. I love you very much.

16. Where are you lost?

17. Are you dressed?

18. Call your brother to come home because he can hear you.

19. Have you arrived home?

20. Stay on the roads.

21. You're not awake yet?

22. You have made the house light.

23. Don't forget to do your chores.

24. Okay.

25. Is there bread?

26. We almost closed the hotel.

27. If it's 8 o'clock, you'll get a fine.

28. Do you have clothes on the bed to wash?

29. Don't drive fast.

30. Don't sleep late.

31. Come on, eat some bread.

32. How do I get the Facebook code?

33. Do you have a mother/father?

34. Are you going to the cafe for dinner?

35. Don't be late because dad is nervous, he'll scream (he always lies).