Promo

30 poltronë & ambiente të zgjeruara në QSUNT, Samir Mane premton rinovime në onkologjitë e gjithë vendit

30 poltronë & ambiente të zgjeruara në QSUNT, Samir Mane
Promo

Në Spitalin Onkologjik të Tiranës, aty ku çdo ditë pacientë nga e gjithë Shqipëria përballen me trajtime të gjata, të lodhshme dhe emocionalisht sfiduese, Fondacioni Mane ka realizuar një ndërhyrje të rëndësishme që prek drejtpërdrejt cilësinë e kujdesit dhe mënyrën se si pacientët e përjetojnë procesin e trajtimit.

Falë dhurimit të 30 poltronëve të rinj, të parametrave modernë,si dhe përmirësimit dhe zgjerimit të hapësirës së trajtimit, tashmë janë rritur ndjeshëm kapacitetet e ofrimit të terapisëditore. Përmes kësaj ndërhyrjeje u krijua gjithashtu edhe një hapësirë e re për marrjen e kemioterapisë dhe salla e pajisur me poltronët e posaçëm është plotësisht në dispozicion të pacientëve. Me sallat tashmë në gjendje dinjitoze, SpitaliOnkologjik ka kapacitetet për të trajtuar të gjithë pacientët ditorë.

30 poltronë & ambiente të zgjeruara në QSUNT, Samir Mane

Themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane vizitoi personalisht hapësirën e rehabilituar, duke parë nga afërndërhyrjen. “Pasi u informua mbi nevojën, Fondacioni Mane iu përgjigj menjëherë situatës, duke marrë masa të menjëhershme që poltronët të vijnë në kohë rekord, gjithashtu edhe të ndihmojë për rinovimin e ambienteve.” u shpreh ai. Samir Mane premtoi se “Këto kushte dinjitoze jemi të gatshëm t’i krijojmë edhe nëspitalet e qyteteve të tjera, në mënyrë që pacientët ta marrin trajtimin e kemioterapisë sa më afër shtëpisë!”

Prof.Dr. Helidon Nina, Drejtor Mjekësor i Spitalit Onkologjik, falenderoi Fondacionin Mane për mbështetjen. Sipas tij, “ndryshimi është mbi të gjitha funksional dhe tani kushtet janëoptimale për të trajtuar afërsisht 100 pacientë në ditë, sipas njëplanifikimi që i ndihmon vetë pacientët në radhë të parë”.

Ky angazhim është pjesë e misionit të Fondacionit Mane për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien në komunitet, duke investuar aty ku ndikimi është i menjëhershëm dhe ku ndryshimi prek drejtpërdrejt jetën e njerëzve.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅