Promo

“Detektori i gënjeshtrave” dhe i të vërtetave që dhembin, mes një çifti “molotov”- këtë të premte në TK

“Detektori i gënjeshtrave” dhe i të vërtetave që

Më 12 qershor ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar premiera e shfaqjes teatrore “Detektori i gënjeshtrave”, një vepër komiko - satirike, që sjell për publikun një reflektim të mprehtë mbi një nga fenomenet më të përhapura të shoqërisë moderne: gënjeshtrën dhe vetëmashtimin, mes një çifti që përballet furishëm mes dashurisë, pasionit, veseve e pamundësive ekonomike dhe konflikteve, që sjellin të gjitha këto sëbashku, në një bashkëjetesë të gjatë.

Regjisori Valdrin Hasani ka zgjedhur të bashkëpunojë për veprën e autorit rus, Vasilij Sigarev, me aktorët tejet të talentuar, Çubi Metka, Kejdi Gishto dhe Erdit Asllanaj, të cilët do të sjellin në jetë personazhe plot dinamizëm, kontradikta dhe situata komike që do e bëjnë publikun të qeshë, të reflektojë por dhe të përlotet ndërkohë, me dramat e fshehta, që mbart çdo personazh i kësaj vepre.

Përmes këtyre personazheve dhe situatave familjare e intime, vepra nxjerr në pah se si gënjeshtrat e vogla, të padukshme, por të vazhdueshme, shndërrohen në mekanizma mbijetese, por njëkohësisht edhe në burim konfliktesh dhe krizash të forta emocionale.

Në qendër të veprës - vënia në skenë e së cilës u mbështet nga Bashkia Tiranë - qëndron figura e “dedektorit”, i cili pretendon të zbulojë të vërtetën absolute. Por, ndërsa ngjarjet zhvillohen, bëhet e qartë se askush nuk është i përjashtuar nga vetëmashtimi. Detektori shërben si metaforë e autoritetit moral dhe e prirjes njerëzore për të gjykuar të tjerët, duke e kthyer shfaqjen në një pasqyrë kritike të shoqërisë sot.

Përmes humorit dhe satirës, shfaqja nxit dialog publik mbi pyetje thelbësore: A është e vërteta gjithmonë zgjidhja më e mirë? Deri ku mund të na mbrojë një gënjeshtër? Dhe kur ajo shndërrohet në pengesë për marrëdhënie të shëndetshme?

Premiera do të mbahet më 12 qershor në Teatrin Kombëtar, ndërsa shfaqja do të vijojë në të njëjtin teatër më 13 dhe 14 qershor. Më pas, “Detektori i gënjeshtrave” do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol në datat 19, 20 dhe 21 qershor, ndërsa më 22 dhe 24 qershor publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë në Teatrin Eksperimental.

Një komedi inteligjente, aktuale dhe thellësisht njerëzore, “Detektori i gënjeshtrave”, premton të jetë më shumë se një shfaqje teatrore: një ftesë për të reflektuar mbi të vërtetat që fshehim nga të tjerët dhe, shpesh, edhe nga vetja.

“Detektori i gënjeshtrave” dhe i të vërtetave që

REELS

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤